Ilir Meta thirrje për zgjedhje më 13 tetor, pasi bindi të shoqen: Më 19 tetor do jetë shumë vonë

17 Korrik 2019, 11:18Politika TEMA

Ilir Meta vazhdon të bëjë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve më 13 tetor, pavarësisht se ky diskutim tashmë është mbyllur më 30 qershor.

“Të dashur qytetarë,

30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër.

Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor.

KOHA ËSHTË TANI!

Në 19 tetor do të jetë shumë vonë”, shkruan Meta, që duket se ka bindur edhe Bashën të marrë pjesë në zgjedhjet hipotetike të 13 tetorit.

Vetëm se, duket që këtë thirrje të Metës për zgjedhje, e ka marrë seriozisht vetëm e shoqja, e cila lajmëroi një ditë më parë se LSI nuk do të pushojë këtë verë, pasi po përgatitet për zgjedhje.(TemA)

4 komente në “Ilir Meta thirrje për zgjedhje më 13 tetor, pasi bindi të shoqen: Më 19 tetor do jetë shumë vonë”

  1. Taraboshi says:

    KOHA ESHTE TANI qe pakica te shkoje mbas shumices e cilae kreu detyren e saj me 30 qershor 2019.Cdo gje ne te kunderten e saj eshte humbje kohe per vendin tone dhe perfitim te Presidentit opozitare me shumicen e popullit shqiptare.

  2. jurgeni says:

    Dakord mo dakord ne do vijme ne zgjedhje po sikir ta kishe njoftuar dhe Ramen per kete gje. Jo se une nuk e di se su mund te quhen zgjedhjet pa mazhorancen se pa opoziten e morrem vesh qe quhen zgjedhje moniste. Apo kur ne gare eshte vetem opozita zgjedhjet quhen demokratike.

  3. Arifi says:

    Deri ne 19 tetor kane mbaruar pune me ty! Po shiko gjej avokat te mire te shpetosh c’te mundesh.

  4. Rrumpalla says:

    Këta janë për estradë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje