Reforma në drejtësi, Gjonaj përgënjeshtron Metën: Nuk ka kryer detyrën, ja kronologjia se si e ka vonuar procesin

17 Korrik 2019, 09:09Politika TEMA
Reforma në drejtësi, Gjonaj përgënjeshtron Metën: Nuk

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka përgënjeshtruar presidentin Ilir Meta lidhur me akuzat e tij për kapjen e reformës në drejtësi nga qeveria “Rama”.

E ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, Gjonaj bëri një kronologji të implementimit të reformës ku tregoi se kreu i shtetit nuk ka kryer detyrat kushtetuese për ta çuar përpara.

Gjonaj u shpreh se mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit në kohën kur duhet të shpallte vakancën, duke kujtuar edhe mungesën e vullnetit nga ish kreu i shtetit Bujar Nishani.

Gjithashtu, e pyetur nga moderatorja Sonila Meço, ministrja solli në vëmendje edhe vonesat e shkaktuara nga Partia Demokratike.

“Nëse Presidenti do të ishte vërtetë i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, do të duhej të kishte hedhur shortin e KED-së, si në vitin 2017, ashtu edhe në vitin 2018. Nuk e bëri.

Nëse Presidenti do ishte vërtet i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, do të duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016 (Nishani), për dorëheqjen e një anëtari të saj. Nuk e bëri.
Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin e plotë kushtetues dhe ligjor.

Qeveria dhe mazhoranca nuk kanë të bëjë fare me emërmin apo funksionimin e sistemit të drejtësisë, pasi tashmë që të dy institucionet qeverisëse të sistemit janë ngritur dhe po funksionojnë më së miri.

“Aspekti i dytë në të cilën doja të ndalesha te deklarata e presidentit, është fakti që ai artikulon se kryeministri, qeveria dhe mazhoranca janë përgjegjëse për mosngritjen e Gjykatës Kushtetuese duke sjellë çështjen e intimidimit të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në fakt nuk është absolutisht e vërtet.

E para nëse i kthehemi pas kohës që nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese më 22 korrik 2016, vonesat e para vinë nga dakordësia që opozita duhet të jepte për miratimin e shtatë ligjeve të tjera të reformës të cilat ishin plotësuese dhe në zbatim të ndryshimeve kushtetuese.

Nëse marrim ligjin e fundit të paketës së 7 ligjeve që kanë të bëjnë me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ai ka hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2016, që do të thotë se vonesa e parë prej 6 muajsh është krijuar pikërisht për mungesën e dakortësisë së Partisë Demokratike.

Presidenti Nishani, në tetor 2016 sipas parashikimeve kushtetuese duhet të ngrinte procesin për ndërtimin e procesit të vettingut, presidenti Nishani nuk e ushtroi funksionin dhe përgjegjësinë e tij që e kishte detyrim për t’i ngritur dhe për të ndihmuar ngritjen e komisioneve.

Më pas, nëse kthehemi në kohë, presidenti Nishani duhet të hidhte shorin për ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, gjithashtu për herë të dytë ai nuk e kreu detyrën e tij”, u shpreh Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë sjell në vëmendje edhe shortin e hedhur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta në Janar të vitit 2017 për ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili nuk funksionoi duke mos pasur asnjë pengesë ligjore.

“Shume ceshtje shume pyetje, I pranoj te gjitha do doja te kishim kohe dhe ti shtjellonim. 

Nuk pranoj epitetin genjen pasi secili ka argumentat e tij dhe une do doja qe ne gjithe kete genjeshter qe burimi nga Presidenca thote per fatin te keq mbase te mire timin e vleresojme bashkarisht, une kam pikerisht ketu edhe procesverbalin e KLD ku une per here te pare ne pozicionin e Ministres ne daten 15/09/2017 kam marre pjese per here te pare ne kete mbledhje, dhe nje ceshtje e future ne rend dite ishin raportet ku KLD dhe Inspektori i KLD  diskutonte ende per  problematikat qe lidhen me zbatimin e rivlersimit kalimtar te Gjyqtareve dhe Prokuroreve. 

Nese do te keni kuriozitet per ta lexuar une kam nenvizuar ceshtjet qe une kam ngritur dhe pyetjet qe une si Minister I Drejtesise I kam ngritur inspektoratit  dhe gjithe anetareve te KLD  ne ate kohe, qe cfare ka bere inspektorati deri ne kete moment kur ligji ka hyre ne fuqi ne daten 18/01/2017, ne ate kohe kur Gjykata Kushtetuese ka dhene vendimin ne lidhje me kerkesen e Partise Demokratike per rrezimin e ligjit te vettingut qe do te thote qe nje nder ceshtjet qe burimi nga Presidenca ngre dhe thote qe ministrja genjen se inspektorati ka kryer detyren, por inspektorati eshte vene ne levizje padyshim dhe pas kerkeses se Presidentit por pas ceshtjeve te ngritura nga une si Ministre ne daten 15/09, 22/09 dhe gjithe Kohen ne vijim. 

Nga ana tjeter procesi I vettingut ose procesi paraprak I kryer nga KLD  ka filluar ne tetor 2017 pasi u kryen disa mbledhje te KLD per te miratuar rregullat se si do te hidhej shorti dhe si inspektorati do te kryente procesin e vleresimit paraprak.

 Pas kesaj date po inspektorati I ka kryer detyrat dhe pergjegjesite e tij, por deri ne kete date nuk kishte kryer asnje veprimtari lidhur me detyrimet ligjore per procesin paraprak…”, u shpreh Gjonaj.

1 komente në “Reforma në drejtësi, Gjonaj përgënjeshtron Metën: Nuk ka kryer detyrën, ja kronologjia se si e ka vonuar procesin”

  1. Oparaku says:

    Nuk e mora vesht se cfare kuptimi kishte.nga ana e Presidentit preukupimi perngritjene KED Po me siguri kishte njehalle te madhe dhe me shume per vete.Mos vadhe kishte si synim te kapte KED per qellime te tij personale dhe per prishjen e reformes ne drejtesi.Shume here permendi fjalen Ramaforma. Mos kerkonte Metaforma Me qe asistonte te pengimin e krijimit te KED Kjo strukture nuk mundette behej pa kaluar.protogoni
    stet vetingun.Ky kerkonte emerimin e tyre pa veting.Jo president ti johim bemat tuaja.te gjitha i ke bere ne kundershtim me ligjet.Keshtu vonove edhe dekretimin e MB se nuk do te shkonte mbas avazit tend..Po keshtu ke lene pa dekretuar edhe shume institucione te tjera. Erdhi SPAKU dhe do te kryej pastrimin e politikes dhe ngritjen e strukturave te drejtesise. Bashke me to edhe KED.keshtu qe te mos mbetet gje ne merak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje