Myslim Murrizi: “Peshqit” e mëdhenj goditen brenda vitit, Meta e ka votuar “Ramaformën”

16 Korrik 2019, 16:58Politika TEMA

Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi, i ftuar në studionin e emisionit ’45 Minuta’ në Report TV, u shpreh se me ngritjen e SPAK-ut brenda këtij viti pritet goditja e parë e ‘peshqve’ të mëdhenj.

Do të ishte mirë të vinin amerikanë apo anglezë për një periudhë kohe, por këta kemi tani. 

Ishallah uroj që të gjithë këta me kurajo dhe integritet të kalojnë edhe vettingun dhe të fillojë kjo strukturë dhe të merren me ata që janë bërë si baballarët e kombit. 

Do të merren ustallarët e baballarëve të kombit. Ata që ua kanë futur dy këmbët në një këpucë do i detyrojnë.

Peshqit e mëdhenj do ti kemi shpejt? Goditjet e para besoj që do të jenë brenda këtij viti. Hajduti nuk ka ngjyrë, këta janë në një vend. 

Nuk janë vec e vec për të vjedhur, po të hapësh tefterët e biznese do të shikosh gallatë. 

Kjo është arsyeja që prej 20 e ca vitesh punojnë 2-3 biznesmenë që kur ka qenë Nano, qeveria ime, por edhe kjo punonin bashkë, që Basha u thotë tani oligarkë.

E kanë mbyllur rrethin. Kur ndajnë me ata i quajnë biznesmenë, kur nuk ndajnë i quajnë oligarkë” tha ai.

Por cfarë mendon ai për deklaratat e Metës që e cilëson drejtësinë e re si ‘Ramaformë’?

Meta ka votuar për këtë që sot kritikon” tha ai.

1 komente në “Myslim Murrizi: “Peshqit” e mëdhenj goditen brenda vitit, Meta e ka votuar “Ramaformën””

  1. Komentuesi says:

    Zoti Murrizi! Po na bene te ndryshojme opinion per ty.Jemi me bindje te kunderta,por kur flete drejte te japim hakun.Fjala jote ne veshin e perendise kur thua se, brenda vitit kemi goditjen e pare per “peshqit e medhenj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje