Ilir Meta vijon “luftën” ndaj qeverisë dhe reformës në drejtësi: BE dhe EURALIUS nuk më dëgjuan mua, por më sabotuan. Donald Lu gaboi, pas keqinformimeve

16 Korrik 2019, 15:31Politika TEMA

Ilir Meta ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe reformës në drejtësi, pas disa ditëve “pushim”.

Mes të tjerave, ai ka sulmuar edhe BE-në dhe EURALIUS, por edhe ish-ambasadorin Donald Lu, për të cilin thotë se e keqinformuan.

Reagimi i sotëm:

Ja si Ramaforma e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese

Ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi u miratuan në 21-22 Korrik 2016, me 140 vota unanime të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë që përzgjidhen nga kandidatët e verifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe të renditur në tri vendet e para të listës nga ky organ sipas ligjit.

Pasi Këshilli Emërimeve në Drejtësi (KED), bën vlerësimin, renditjen dhe listimin e kandidatëve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, zgjidhen apo emërohen nga lista e hartuar nga KED, ku :

– tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës;

– tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, dhe

– tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

Pra, nëse Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), bllokohet dhe nuk funksionon, atëherë dhe vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të plotësohen, pasi nuk ka se kush t’i plotësojë.

Si zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe përsa kohë funksionon ai?

Sipas Kushtetutës (neni 149/d), KED përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore.

Ata ushtrojnë detyrën si anëtar të KED-së me mandat 1 (një) vjeçar.

Anëtarët e KED, përzgjidhen me short të organizuar ose nga Presidenti i Republikës ose nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pas miratimit të ndryshimeve Kushtetutese, Kuvendi ka zgjedhur me short vit pas viti 3 (tre) Këshilla të Emërimeve në Drejtësi, për të funksionuar përgjatë viteve 2017, 2018, 2019.

Fakt është që dy Këshillat e zgjedhur për të punuar përgjatë viteve 2017 dhe 2018, nuk kanë funksionuar, pasi janë bllokuar qëllimisht.

Lind pyetja përse nuk kanë funksionuar dy Këshillat (KED), përgjatë viteve 2017-2018 ?

Kush e bllokoi funksionimin e KED?

Kujt i interesonte që KED të mos funksionojë dhe rrjedhimisht të mos plotësohej edhe numri i nevojshëm i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese?

Kuvendi në datë 27 janar 2017, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, organizoi shortin në mënyrën më transparente dhe përzgjodhi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Procesi i organizimit dhe zhvillimit të shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të KED-së u drejtua në mënyrën më profesionale dhe në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit nga zj.Albana Shtylla, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, e cila përgjatë gjithë procesit ka bashkëpunuar me institucionet respektive që përcollën kandidaturat dhe është konsultuar në mënyrë të vazhdueshme me partnerët ndërkombëtare përfaqësues të EURALIUS dhe OPDAT.

Ky ishte momenti i parë kyç për ngritjen e institucioneve të reja, pas ndryshimeve kushtetuese.

Asnjë gjyqtar dhe asnjë prokuror nuk kontestoi përmbajtjen e listave të kandidatëve të përfshirë në short, lista këto të dërguara nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe të shpallura prej tyre. Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk kundërshtoi rezultatet e shortit të hedhur për zgjedhjen e KED.

Fakt është se ky Këshill, nuk u mblodh asnjëherë dhe mandati i tij përfundoi më datë 31.12.2017, pa kryer asnjë mbledhje të vetme.

Nëse dikush nuk e di pse-në e kësaj gjendje, po e sqarojmë.

Kryeministri Rama 4 (katër) ditë pas hedhjes së shortit doli hapur dhe publikisht për t’u shprehur se nuk i pëlqenin emrat e anëtarëve të KED-së.

Në datë 31 janar 2017, Kryeministri Rama shpërthen duke i kërcënuar drejtpërdrejt të gjithë anëtarët e KED-së, duke i shantazhuar se do t’i shkarkonte me vetting.

Kryeministri shfaqi hapur se kishte në dorë, jo vetëm të bllokonte Këshillin, por edhe t’i shkarkonte më shumë se gjysmën e tyre.

Ja çka thënë KM Rama: Burimi: Top Channel datë 31 Janar 2017.

http://top-channel.tv/…/rama-kunder-ked-gjysma-ikin-nga-ve…/

Për herë të parë Kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilët u zgjodhën vetëm pak ditë më parë përmes një shorti të hedhur në Kryesinë e Kuvendit. Deklarata e Kryeministrit Rama:

“Kjo drejtësi e korruptuar që të kujton atë shprehjen e vjetër që jep shpirt por nuk heq dorë, siç u pa edhe nga ai shorti që u hodh aty, ku gjysma e atyre janë për të shkuar në shtëpi sapo të fillojë ligji i vettingut , nuk i jep mundësi ekonomisë të marri frymë lirisht”.

Përse Kryeministri sulmoi institucionin e parë të Reformës në Drejtësi (KED)?!

Përgjigjet janë shumë të thjeshta për t’u kuptuar:

– Sepse anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emrat e të cilëve dolën nga shorti i zhvilluar në mënyrën më transparente në 27 janar 2017 nuk i përgjigjeshin interesave dhe shijeve të Kryeministrit.

– Sepse nëse KED 2017 do të funksiononte, Gjykata Kushtetuese do të ishte plotësuar dhe do të ishte gjithmonë funksionale për të kontrolluar veprimtarinë dhe vendimet e Kryeministrit, Qeverisë, Kuvendit dhe gjithë institucioneve të tjera.

Kryeministri e bllokoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për 1 vit rresht përgjatë gjithë vitit 2017.

Ai me presionin e ushtruar i detyroi të jepnin dorëheqjen, apo shkarkoi shumicën e anëtarëve të KED, siç e kishte premtuar dhe kërcënuar publikisht.

Ndërkohë zbrazja e Gjykatës Kushtetuese ishte projektuar dhe kishte filluar të zbatohej.

Në ndihmë të këtij projekti, ai përdori duke e keqinformuar dhe ambasadorin e nderuar të SHBA në atë kohë.

Në datë 2 shkurt 2017, pra 6-ditë pas hedhjes së shortit ambasadori do të deklaronte publikisht ndër të tjera se:

“Të premten e shkuar, siç kërkohet nga Kushtetuta e re, u hodh shorti për anëtarët e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, njëri prej disa institucioneve të reja që do të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua siç duhet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, por Prokurori i Përgjithshëm dhunoi frymën e Kushtetutës duke dërguar një listë me vetëm tre prokurorë për të plotësuar tre pozicione. Kushtetuta është e qartë që këta anëtarë të Këshillit duhet të përzgjidhen me short.

Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë dorëzuan secili lista më të gjata me persona të kualifikuar për pozicionet në Këshill. Në dallim me to, Prokurori i Përgjithshëm i zgjodhi vetë të tre pozicionet e prokurorisë duke dërguar një listë me vetëm tri emra, përzgjedhur pa transparencë, për të plotësuar tre poste. Fatmirësisht, ata ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë që e hartuan këtë reformë parashikuan që njerëz të fuqishëm do të përpiqeshin t’i manipulonin këshillat.

Në Kushtetutë thuhet qartë se anëtarët e këtij Këshilli të Emërimeve në Drejtësi duhet t’i nënshtrohen menjëherë vetingut. Disa anëtarë të Këshillit kanë dhënë dorëheqjen këtë javë, në vend që të përballeshin të parët me vetingun. Ne do të ndjekim nga afër për të parë nëse Komisionet e Vetingut do t’i përmbahen kësaj kërkese kushtetuese dhe nëse të gjithë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do ta kalojnë procesin e vetingut”.

Burimi, faqja zyrtare e ambasadës së SHBA në Tiranë: https://al.usembassy.gov/…/fjala-e-ambasadorit-lu-ne-konfe…/

Por qëndrimi i ambasadorit ishte tërësisht gabim, pasi siç e pranoi ai vetë më vonë, ishte keqinformuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste.

Të gjitha pretendimet e ambasadorit u verifikuan një për një dhe rezultoi se Prokuroria e Përgjithshme në rastin konkret kishte zbatuar në mënyrën më korrekte kërkesat e Kushtetutës dhe të nenit 221 të ligjit nr.115/2016.

Pasi u njoh me rezultatin e verifikimit, ambasadori i kërkoi ndjesë Kryetarit të Kuvendit duke u justifikuar se e kishin keqinformuar përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Po a mund të mblidhej dhe të funksiononte më kjo KED, pas këtyre deklaratave publike të Kryeministrit Rama dhe Ambasadorit Amerikan?!

Kështu u bllokua 1 (një) vit rresht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në 3 nëntor 2017, si President i Republikës nisur nga kjo situatë e paprecedent dhe historia e hidhur e krijuar nga zgjedhja dhe mosfunksionimi i KED-së një vit më parë, për të mos rrezikuar zgjedhjen dhe funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksiononte në vitin 2018, i kërkova me shkresë nr.2605 prot, datë 03.11.2017, takim Ambasadores së BE-së, znj.Romana Vlahutin për të disktuar mbi këto 3 çështje:

Funksionimin e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe procesin e zgjedhjes së Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2018;

Nisjen e proçedurave me qëllim plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese;

Çështje të tjera të lidhura më to.

Pas realizimit të këtij takimi Presidenti i Republikës mori të gjitha garancitë prej Zj.Vlahutin dhe misionit EURALIUS 4, se ky mision do të asistonte në zhvillimin e një tryeze konsultative në datat 9 – 10 nëntor 2017 me prezencën e gjithë aktorëve të interesuar.

Në këtë tryezë do të diskutohej mbi problematikat e deritanishme dhe rolit të secilit institucion në procesin e paraqitjes së kandidaturave për zgjedhjen me short dhe ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksiononte për vitin 2018.

Në këtë tryezë u parashikua të merrnin pjesë institucionet si, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, drejtues të Misionit EURALIUS, përfaqësues të misioneve OPDAT, USAID, ONM, përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Sekretari Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në punë e sipër për realizimin e kësaj tryeze, në datë 8 nëntor 2017, në mënyrë të papritur EURALIUS njofton në rrugë telefonike për mospjesëmarrjen e drejtueses znj.Agnes Bernhard dhe ekspertëve të EURALIUS në këtë tryezë, pa dhënë asnjë arsye bindëse.

Pra ekspertiza e BE-së (EURALIUS) dhe Delegacioni i BE-së, e “braktisën” këtë iniciativë të Kreut të Shtetit.

Presidenti i gjendur në këto kushte, në një situatë “ekstra ligjore”, që ishte krijuar edhe nga moskrijimi në kohë i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në zbatim të Kushtetutës me shkresë të datës 10.11.2017, iu drejtua mënjeherë Kuvendit të Shqipërisë, duke i bërë të qartë situatën “ekstra ligjore” të këtij procesi dhe duke i kërkuar Kuvendit realizimin e procesit të hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe zgjidhjen e plotë të çështjes sipas frymës së Kushtetutës.

Në datë 7 dhjetor 2017 Kuvendi hodhi përsëri shortin dhe zgjodhi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që do funksiononte përgjatë vitit 2018. Sërish u shfaqën të njëjtat problematika me listat.

Edhe emrat, që dolën nga ky short, sërish nuk i pëlqyen Ramaformës.

Presidenti i Republikës, në shkurt 2018 i kërkoi përsëri zyrtarisht KED-së që të mblidhej dhe të shqyrtonte me precedencë të gjitha kandidaturat e paraqitura për plotësimin e të gjitha vakancave të shfaqura në Gjykatën Kushtetuese.

A u mblodh Këshilli, do të pyesni ju?

Këshilli u mblodh vetëm një herë në 19 mars 2018, ku zhvilloi mbledhjen e tij të parë dhe të vetme, pasi KED nuk është mbledhur më asnjëherë.

A e dini pse?

Ndërkohë që, Presidenti i Republikës në shkurt 2018 i kërkonte KED-së që të mblidhej dhe të funksiononte për të ushtruar funksionet kushtetuese, Kryetari i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë Ulsi Manja në datë 5 Mars 2018 doli në media dhe i bënte thirrje publike anëtarëve të KED-së se duhet të kalojnë vetting-un, përpara se të fillojnë nga puna për të bërë filtrin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

Ky Ulsi, që në dhjetor 2017 zgjodhi në kundërshtim me Kushtetutën dhe pa asnjë lloj vettingu Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, 3-muaj më vonë, në 5 mars 2018, kërcënonte anëtarët e KED-së, me vetting.

Përse Kreu i Komisionit të Ligjeve lejoi këto shkelje të Kushtetutës, që PPP-ja e zgjedhur prej tij me 69-vota, të funksiononte për 8 muaj pa kryer vettingun, ndërkohë që ai me deklarimet e tij po pengonte funksionimin e KED-së, po me të njëjtin shkak vetting-u?!

Ulsiu në datë 19 mars 2018, shkoi dhe u paraqit në mbledhjen e parë dhe të vetme të KED-së dhe i shantazhoi drejtpërdrejtë anëtarët e këtij organi pa ju dridhur qerpiku.

Ai (Ulsiu) debatoi me ta dhe i përsëriti të njëjtin kërcënim se KED mund të mblidhet për veprimtari administrative, por jo për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Ai (Ulsiu) e dinte fare mirë se ajo që po bënte ishte një krim kushtetues.

Për t’i shpëtuar përgjegjësisë ligjore dhe politike me djallëzi, Ulsiu po i kërcënonte anëtarët e KED me një dispozitë tranzitore të Kushtetutës (neni 179, pika 11), që duhej të ishte zbatuar 2-vjet më parë dhe jo në kohën kur Ulsiu po e kërkonte.

Ulsiu e shantazhoi KED dhe ia arriti sepse ky organ pas datës 19 mars 2018, nuk u mblodh më asnjëherë.

Kështu u bllokua edhe me 1 (një) vit tjetër Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Kjo është mënyra se si Ramaforma shantazhoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për 2 vite me radhë, 2017 dhe 2018, dhe bllokoi emërimin e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që, vettingu zbraste totalisht Gjykatën Kushtetuese, Ramaforma bllokoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për të mos lejuar plotësimin e vendeve vakante.

Nëse KED do të kishte funksionuar normalisht për këto dy vjet, 2017 dhe 2018, sot gjykata Kushtetuese do të ishte funksionale dhe vakancat do të ishin plotësuar një e nga një, sipas momentit kur këto vakanca u shfaqën.

Po kujt i interesonte mosfunksionimi i Gjykatës Kushteteuese?

Opozitës?

Presidentit?

Qytetarëve dhe grupeve të interesit që mbrojnë të drejtat e tyre kushtetuese nga një vendim i padrejtë i qeverisë dhe Kuvendit?

Ramaforma nuk e donte Gjykatën Kushtetuese funksionale, sepse vetëm kështu nuk kishte se kush t’i kontrollonte vendimmarrjet antikushtetuese që ai realizoi me:

– Ligjin antikushtetues për “Shembjen e Teatrit Kombëtar”;

– Ligjin antikushtetues nr.94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” (me të cilin iu falën tatimet mbi fitimet me efekt prapaveprues shoqërive të lidhura me qeverinë në kundërshtim të hapur me nenin 155 të Kushtetutës)

– Ligjin antikushtetues nr.111/2018 “Për Kadastrën”;

– Ligjin antikushtetues nr.39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, me të cilin u favorizuan nga ana fiskale bizneset e lojrave të fatit, përpara se ato të mbylleshin.

– Të gjitha Kontratat Koncesionare Antikushtetuese të PPP-ve të miratuara nga Qeveria;

– Të gjitha Vendimet e Këshillit të Ministrave, të marra në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe me interesat e shtetasve shqiptarë;

Pa Gjykatë Kushtetuese, nuk kishte ku të ankohej as Opozita, as Presidenti, as grupet e interesit dhe as qytetarët për çdo shkelje kushtetuese të qeverisë dhe kuvendit;

Pa Gjykatë Kushtetuese dhe me një PPP të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese, mbretëria Ramaformë, do të ishte e pagjykueshme, e pakontrollueshme dhe e pahetueshme nga askush.

Një tjetër guinness i ri shqiptar, 16 muaj (Prill 2018 – Korrik 2019) Republika e Shqipërisë një shtet demokratik i së drejtës është pa Gjykatë Kushtetuese funksionale!!!!!

Ndërkohë që kanë kaluar 3 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, jo vetëm nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, por as Gjykatë të Lartë funksionale dhe as Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Kjo është Ramaforma dhe jo Reforma, që u votua me konsensus historik maksimal tre vite më parë dhe që e mbështesnin mbi 90 % e shqiptarëve.

Kështu Ramaforma “përmbyti” edhe të gjithë atë punë të vyer të Komisionit të Venecias dhe ndihmën që na dha ky institucion prestigjoz gjatë hartimit dhe miratimit të reformës në drejtësi me shqetësim kryesor garantimin e moskapjes politike të institucioneve të Drejtësisë së Re.

Për një sqarim bashkëlidhur gjeni:

Një prej shumë komunikimeve zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës me partnerët ndërkombëtarë, për të kuptuar se kush kishte vullnet për të mos e lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen ku ndodhemi prej 16 muajsh.

Po kështu për ilustrim ndiqni dy videot se si Kryeministri dhe Kryetari i Komisionit të Ligjeve, ushtruan presion dhe bllokuan funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe rrjedhimisht edhe plotësimin e Gjykatës Kushtetuese për dy vite rresht. (TemA)

 

24 komente në “Ilir Meta vijon “luftën” ndaj qeverisë dhe reformës në drejtësi: BE dhe EURALIUS nuk më dëgjuan mua, por më sabotuan. Donald Lu gaboi, pas keqinformimeve”

  1. likefloriri says:

    Eh more like floriri, iku tashme koha jote e bollekut duke grabitur kete popull. Iku koha kur emroje ne drejtesi persona te cilet duhen te mbronin ty dhe familjen e sojin tend vjedhes e grabites. Gjykatat i shktarrove ti more hajdut, ti se bashku me salen emruat ne gjykata vjedhes e grabites te cilet nuk i rezistuan dot drejtesise. Pra vetem soji yt e la vendin pa gjykata, te cilat se shpejti do te ringrihen, sigurisht jo nga ti, e do te funksionojne gje te cilen me sa duket shume shpejt do ta provosh ne prokatike mbi kurriz, per te shlyer bemat tuaja te pafund. Plehrat ne kosh (burg).

    1. Cudia says:

      O flori! Te gjithe gabojne vetem ty te kemi si Enveri qe nuk gabon kurre dhe na rruan edhe kusbfetuten. Bej edhe ca durim dhe mbidh sa me shume sapun se do ge duhet per muajt qe vijne…

    2. Komentuesi says:

      I vetmi njeri qe do reformen ne drejtesi,eshte Edi Rama me partine e tij socialiste..Te vetmit njerez qe nuk e duan dhe pengojne reformen,jane,Sali Berisha,Basha,Meta,Fallxhorja dhe disa lakenj te tjere qe po i behen barrikade reformes ne drejtesi.Pikerisht keta qe e pengojne dhe nuk e duan ate reforme se jane te dhjere deri ne kryqe,akuzojne kryeministrin Rame i cili, qe ne fillim, bashke me nderkombetaret, kane mbeshtetur refomen e pavarur te drejtesise.Prandaj ato qe thote Ilir Meta t’i mbaj per vehte se populli nuk i ha ato kokrra ullinjesh.Le ti haj e shoqja,se ajo vdes per ullinj.

    3. Omer Kajami says:

      Lik floririt President
      burr’ i urt’ e plot me mend
      qe perplitet porsi ngjale
      do ti them dhe un dy fjale…

      Letrat e tua gjith sajdi
      i kam var ne yzyrhane
      dhe sa her qe m’vjen m’u dhi
      m’bjen nder mend per zotnin tane

  2. cubi.matjan says:

    Qenka frimezuar ki, Iliri, na takimi djeshem me Dr. Isuf Kalon!?

  3. lisi says:

    Ke shumete drejte po ben nje vizite nje here andej nga KARA-VASTAJA e ftillkohu me mire……………

  4. the american says:

    prit edhe spak… do dalin te gjitha…
    do te ndahen perrallat me mbret nga realiteti i hajduteve me cizme.
    cheers!

  5. o katnar kaptiin pa lar ,
    ti s’do bohesh kurr qytetare .

    te vesh presidnnet kte debil kte karikature njerezore
    vallahi je tuj injoru njerezimi

  6. Kavajsi says:

    O mere base kam respekt per ty mo mos e qit mo ket foto me ket gru qirin ket fshatar te ndyr mes flamujve dhe me ato gishta …un jam shqiptar e jap jeten per at flamur ..po’ ky kurva ky ndyrsina nuk duhet te jet afer atyre flamirve te kuq qe njerzit kan dhon jeten per nje shqipri te Mir ..dhe Jo per vilat dhe padhatet e kti dhe asaj kurv moster grua qe ka

  7. Luan says:

    O Meta o kungullpa fara.Nuk ka gje Rama ne dore.Mos pellit got si gomar nga presidenca.Rama aq kishte ne dore sa te bente president.Dhe te beri,prandaj thuaji faleminderit.Reformen po e ben Usa dhe ti e di shume mire.Po me Usa nuk ta mban bytha dhe pellet si gomar kundra Rames.Pse behesh kot se koti qesharak o koklopa e Cepanit.

  8. shqip says:

    “Ja te besuam, po duhet te pranoni qe ne çante kishit nje bombe “. Vetem dy fjale per te zhdukur çdo alibi me presidhjere e me lesh e listet. Atehere kur na qenka keshtu pse i hapet lufte iperializmit Amerikan dhe sateliteve te tyre borgjeze ? Pse perfaqsuesja e omn ju pergjigj juve si presidhjer qe, reforma ne drejtesi eshte ne rrugen e duhur? Pse Amerikanet dhe Europa ngulen kembe qe zgjedhjet te mbaheshin ne daten e caktuar me pare ? Pse shume nga ata qe ju i kishit piketuar per te qene pjese e institucioneve te reja te drejtesise, u skarcuan nga vetingu ? Si ka mundesi qe kjo leter ( higjenike ) , pse i behet publike tani opinionit , ne nje kohe qe ti rreshton “parregullsi “qe prej vitit te larget 2017 ? Dhe troç hesapi , pse nuk del ne beteje, te fitosh shumicen, dhe ti besh ligjet si t’ju interesoje ju lesh e li Jalistet ? Kur qenka puna qe ti mbroke kushtetuten , pse deshe t’ja numerosh vetes si Alende, kush ta kerkoi, kush ju shtyu xhanem? Ore flori , ( tunxh e kaluar hekurit te ndryshkur ), e para mos u lodh kot me keto daljet si karagjoz. Edhe sikur e drejta te jete ne anen tuaj, nuk ka popull ne bote tu bjere prape ne pushtet ju leshelisteve. Kot ore kot. Kot them dhe une.

  9. Ida says:

    Mbaroi lejen e lindjes Gjini?

  10. Shqiperia e Shqiptareve says:

    Po normal o like 7% ti doje Ata gjykates qe e nxoren videon tende si telenovele turke ske faj

  11. Erjon says:

    Po normal qe nuk do kalonin antaret qe zgjodhe ti o plehre. Se zgjodhe per ne KLd ndepermjet Llalles tend njerez si Rovena Gashi. Me rovena gashin normal qe pastaj do kishim llallaform ose metaform por e sigurt qe sdo kishim reforme. Prandaj mos na caj derrasat. Mjaft kercenove lart e poshte si trim i madh se nje individ leshi je.

  12. TOMORRI says:

    se mos vret veten mo aman e na behet hataja e qameti ne shqiptarve se ngelem pa president se femijet i ka siguruar me fioririn e kerrabes qe e vodhi fshatari me gomar

  13. Alban Dega says:

    ACHTUNG !

    ILIR META NE REVAN DREJT BURGUT TE PERJETSHEM

    – Ilir Meta vetshpallet monark absolut i Shqiperise ! I shton edhe 7 krime te renda malit me krime te tij!

    – Cfare pret kryeligjzbatuesja e Shqiperise Zj. Arta Marku !? Pse nuk jep urdher arrestin e tij!

    – Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj

    – Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues .

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot Ilir Rexhep Meta u vetshpall monark absolut i Shqiperise ! I shtoi edhe 7 krime te renda malit me krime te tijPresidenti i turpit te Shqiperise Ilir Meta cdekretoi daten e zgjedhjeve per organet drejtuese te pushtetit lokal.
    Akti i sotem i iIlir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!
    Qysh me 8 qershor ai u kthye de jure e de facto ne kryetar i opozites destruktive dhe antishqiptare.
    Qys me 8 qershor Presidenti i Shqperise hoqi edhe masken e fundit dhe u vetdekretue si kryetari e Molotovi dhe Mina e fundit me sahat e Bandes se Gangstereve politike, biologjike e oturako- mediatike te Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putinit, Like Flori Mona Cizmes , Lulush Karabush Mul Stanishiciit, Fatmir Mehdihoxhe Narko e Human Trafikanti i Prostitucionit… e Mafias krejt jashte kontrollit te tyre !
    Eshte mjerim intelektual per nje profesor si Zoti Kume behet papagall dhunuesish te Kushtetutes e kusaresh te vetekapur ne flagrance me € 700 000 Euro faqja ose dora, nga krahu i djathte i tij ne qeveri dhe ne parti Z. Dritan Prifti, drite paste ne Parajse !
    Kushtetuta eshte e qarte si drita e Diellit: Presidenti dekreton daten e zgjedhjeve .
    Nuk ka tager per c’dekretim.
    Nuk ka asnje hapesire per argumentim, per interpretim ne kete rast.
    Kushtetuta nuk eshte as film qe intepretohet, as pacavure qe argumentohet nga gangsteret ligjore te Sali Berishes, ala Enkeled Alibe Gebelsi, Gazmend Babale Bardhi, Clirim VeshGjata e profesore Plepash e akademike Domosdove.
    Kushtetuta e Shqiperise nuk eshte blloku personal i kusarise se tij me ze e me figure € 700 mije euro faqja qe e ktheni nga e si te doje ai dhe Banda e tij.
    Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush as Gjykata Kushtetuese vete nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj eshte zbatimi!
    Gjykata Kushtetuese eshte produkt, sherbetor e jo instructor e aq me pak komandues i Kushtetutes!
    Kushtetuta eshte kryeligji i te te gjitha ligjeve, eshte BIbla dhe Kurani, eshte Carta Magna e cdo shteti.
    Logjika e Ilir Metes dhe keshilltareve te tij produkt Universitetesh Plepash e Akademish Domosdove eshte ligjike kusari e vrasesin serial intelektual si krimi kunder nherezimit i 21 janarit 2011 …
    E vetmja logjike kushtetuese jane dispozitat dhe nenet e saj kurse logjika e secilit, aq me teper te nje Presidenti te inkriminuar me ze e me figure, eshte ceshtje personale e tij jo detyrim kushtetues.
    Me veprimet e tij jologjike e despotike qe ka bere :
    1- me dekretimin e vonuar te ministrit te Brendshem,
    2- me mosdekretimin e ministrit te Jashtem ne keto caste historike per te ardhmen e Shqiperise ne gjirin e familjes natyrore Evropiane,
    3- me parullen e tij leniniste “nje hap mbrapa” per opoziten e cmendur antishtet ligjor dhe “dy hapa mbrapa” per qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike nga populli dhe per kryeministrin, qe rrezikoi tri here permbysjen e saj dhe te tij personalisht per shkak te kembenguljes per jetesimin e Reformes ne Drejtesi dhe Vetingun, si premtimi tij madhor per popullin shqiptar qysh ne fushaten e 23 qershorit 2013, Ilir Meta jo vetem shkeli rende por edhe pshurri mbi Kushtetuten.
    Me aktin e sotem ai e dhunoi dhe mbivendosi veten mbi Kushtetuten dhe u be kryetari de facto me nje opozite te terbuar dhe shkalluar nga tmerri i jetesimit te SPAK- ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, objekt e subjekt madhor i te cilave eshte edhe vete ai dhe bashkeshortja e tij .
    Ky akt antikushtetues i shton efhe 7 akuza e konfliktit te interesit mbi 52 akuzave per krime te renda, dy te tretat e te cilave me zerin e figuren e tij dhe te bashkeshortes se tij.
    Kjo eshte aresyeja kryesore pse Ilir Meta e ka humbur jo vetem logjiken, por de jure e ka shkarkuar vetveten.
    Ky akt antikushtetues bashke me dekretin per cdekretimin e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit 2019, shenon edhe vetvrasjen e tij politike dhe ligjore .
    Ai eshte nje akt jo vetem nul, por edhe aresye madhore e percaktuar qarte e prere ne Kushtetute per shkarkimin e tij nga posti i Presidentit te Shqiperise, qe nuk duhet ti ishte dhuruar kurrsesi nga Edi Rama dhe mazhoranca!
    Kushtetuta e miratuar me shumicen absolute te cilesuar te Kuvendit te Shqiperise vetem zbatohet fjale per fjale e pike per pike, sic eshte, nga cdo qytetar e shtetas, nga cdo qelize e shtetit shqiptar e jo me nga Presidenti si garanti i saj.
    Ne emer te atdhetarise shqiptare, ne emer te qyteterimit mijeravjecar iliro- shqiptar, ne emer te aspiratave per liri e demokraci, ne emer te Kultit properendimor, sidomos proamerikan te 95 per qind te shqiptareve kudo ne Bote, ne emer te Kushtetutes se dhunuar te Republikes se Shqiperise, u bej thirrje Kryetarit, Kryesise dhe cdo deputeti te Kuvendit shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje e anetaresie politike, te votojne qe te shkarkojne me procedure urgjente kryemafiozin e krye- Padrinon, kryekusarin e Shqiperise, Ilir Meta.
    Ky eshte vetem hapi i pare i ligjit dhe drejtesise, i mbrojtjes dhe zbatimit te Kushtetutes se Shqiperise, qe e perdhosi dhe perdhunoi ne menyren me brutale duke e mbivendosur vetveten ndaj saj dhe organit me te larte legjislativ dhe shteteror te Republikes se Shqiperise, Kuvendit te saj!
    Eshte koha qe kryeprokurorja e – Kryeligjzbatuesja e Shqiperise Z. Arta Marku te nenshkruaje urdherin e arrestit ne flagrance te Ilir Metes per shkelje flagrante te te gjithe neneve qe percaktojne shkarkimin e tij, per destabilizim te rendit kushtetues, per nxitje te luftes civile ne Shqiperi!
    Sot… Neser eshte teper vone!

    From: Alban Dega
    Date: June 21, 2019 at 2:33:44 PM EDT

  14. am says:

    Likja zemerohet se si kane lene dore te lire per te nderhyre ne emerime dhe keshtu ka humbir fuqine. Kjo eshte nje nga perfitimet dhe pak nga fuqia e lsi qe po zbehet pak nga pak, prandaj edhe eshte bere si i dyte likja me monen.

  15. Alban says:

    PRESIHORI I SHQIPERISE I SHPALL LUFTE DIPLOMATIKE SHBA-SE DHE ITALISE !

    – Ilir Meta Alende rishpalli vetevrasjen e tij politiko- juridike!

    – Presihori i Recit e Salehu i Dreqit !

    – Shtetet e Bashkuara te Amerikes…
    dhe leshi i Marikes ?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryemafiozi, Kryehajduti, presihori turp i Shqiperise Ilir Bllok Floriri perjashtoI sot nga mbledhja e Partise se tij ne seline e Presidences, nga kuvendi i “Bandes se Gangstereve” dhe “ Mafias krejt jashte kontrollit “ dhe SaLike Ramollah Ajatollah Millosh Putaninit aleatin kryesor strategjik te Shqiperise Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Italine shpetimtare nga uria dhe strehen bujare te dhjetera mijera shqiptareve ne 1990- 1993.
    Pritet te nenshkruaje dekretin e luftes me pordhe Cepani e fende Vicidoli pasi te kthehet vellai i tij Siaméz Saleh Karaxhici nga Viena pas nje krize ankthi skizofrenik dhe stresi paratraumatik shkaktuar nga SPAK- BKH-JA .
    A e dini rezultatin e kesaj lufte !?
    Kush e kruan me Shtetet e Bekueme te Amerikes
    ….E ha leshin e Marikes!
    As ti Dashamir Rakia nuk ben perjashtim nga ky rregull ose me mire te themi ligj i pashkruar !
    Po te keni dyshime pyesnI Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putaninin, qe SHBA e beri edhe President edhe Kryeminister kur duhet te ishte duke vuajtur dy burgime te perjeteshme per Katrahuren kombetare 1997 dhe per grushtin fashist te shtetit te 14 shtatorit 1998 ….. dhe sivjet ia hoqi vizen me kuc e me mac per shkak te krimeve pa fund ndaj Shqiperise dhe shqiptareve dhe per shkak te komploteve antishqiptare e antiamerikane te tij ne bashkepunim e per llogari e ne dobi te armiqeve te tyre te sterbetuar!
    Prisni! Nuk keni pare gje akoma!

  16. albi says:

    Lista e fituesve te shortit Janar 2017, te ciles i referohet Likja:

    Nga Gjykata Kushtetuese:
    1-Besnik Imeraj – Dorehequr pak para se ti binte lapsi per Vetting
    2-Altina Xhoxhaj – shkarkuar nga Vetting, aktualisht ne ankim ne GJNDNJ Strasburg
    3-Vitore Tusha (zëvendësues) – kalon Vettingun, e vetmja nga GJK. Edhe kete Likja donte ta kalonte ne KLSH qe ta calonte edhe me tej KED

    Nga Gjykata e Lartë
    1-Artan Broci – Shkarkuar nga Vettingu
    2-Shkëlzen Selimi (zëvendësues) – Shkarkuar nga Vettingu

    Nga Prokuroria e Përgjithshme
    1-Rovena Gashi – Shkarkuar nga Vettingu – NO COMMENT

    Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
    1-Gentjan Trenova – Shkarkuar nga Vettingu
    2-Fatjona Memçaj – Kalon Vettingun, aktualisht ne detyre

    Nga gjyqtarët e Gjykatave të Apelit
    1-Endon Dhimitri – Kalon Vettingun, aktualisht ne detyre
    2-Fatos Qato – Shkarkuar nga Vettingu

    Nga gjyqtarët e Gjykatave Administrative
    1-Ahmet Jangulli – Shkarkuar nga Vettingu

    Pra 6 nga 9 anetare jane nisur per Tepelene. Thoni tani qe nuk kishte te drejte Rama te ankohej me kete lloj perberje.
    Pra Likja mos beje kot gerr-gerr, me argumente te tipit, une e bera timen, po ngeci te Rama se nuk i ksihte qejf, se nuk ja blen me njeri kto dokrra.

    Aaa, nqse pastaj doni te veme pikepyetje mbi vettingun, eshte teme qe e flasim kur te doni…

    te fala

  17. Nard Ndoka prej Puke says:

    Kush e ka shkruar kete paçavure kaq te gjate? Pyes, sepse Katunari i Çepanit nuk shkruan dot kaq gjate.
    A thua te jete Zagar Qorri mbas ketij shkrimi?

  18. Albsn Degs says:

    GJENDJE KRITIKE E SHENDETIT MENDOR TE PRESIDENTIT ILIR META

    – Shqiperia nuk e ka luksin te paguaje harxhet e skizofrenise te asnje politikani ne ankth

    – Politika e diplomacia nuk Jane ngritje shtange as… por shkence Zoti Meta

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pjesmarrja e Samitin te Evropes Juglindore ne Sarajeve, perjashtues dhe etniko -diskriminues ndaj nje shteti te lire dhe te pavarur si Kosova, sanksionuar edhe nga e drejta dhe Drejtesia Nderkombetare, duke i bere karshillek qeverise dhe diplomacise se Shqiperise, deshmon qarte se ashtu si dora e zeze e Beogradit dhe Moskes ne Tirane Saleh Ramollah Ajatollah Millosh Putanini edhe Ilir Meta po ben argatin e Athines, Beogradit dhe Putinit.
    Vete turravrapi i tij per te uruar fitoren e Micotaqisit ne Greqi eshte nje deshmi tjeter e ketij roli dhe misionit te tij ne sherbim te Trekendeshit antishqptar te Bermudeve Moske- Beograd- Athine.
    Kiriakos Micotaqis nuk u zgodh President por kryeminister e Greqise, pra nuk eshte homoligu i Ilir Metes, por i kryeministrit Rama.
    As Partia Demokracia e Re nuk eshte e spektrit politik te LSI-se se Ilir Metes por i perket se djathtes .
    Eshte po ky presihor, turpi i Shqiperise dhe kombit shqiptar, 95 per qind proamerikan , sulmoi ashper dhe hapur aleatin dhe mikun me te madh te Shqiperise dhe Kosoves, te mbare shqiptareve si komb SHBA-me dhe BE-ne, anetare e se ciles eshte edhe Greqia, eshte nje vetakuze per axhenden thellesisht antishqiptare dhe thelbesisht antiamerikane te Ilir Rexhep Erdoganit shqiptar, Like Flori kryehajduti dhe kryemafiozi i Shqiperise !
    Eshte kjo aresyeja qe akuzave te renda e teper te renda per shkelje te Kushtetutes se Shqiperise I shtohet edhe roli i tij obstruksionist- rrenimtar edhe ne politiken e Jashteme dhe diplomacine shqiptare, per cka ai jo vetem duhet shkarkuar, por edhe ndeshkuar ligjerisht .
    Agjenda, rendí i dites, strategjia e taktikat diplomatike nuk jane domen, perzgjedhje e vendim personal i nje personi qofte edhe President, aq me pak i nje shteti Republike Parlamentare, si Shqiperia.
    Ato jane pjese e pashkeputur dhe jetike e krejt politikes se tij dhe askush nuk mund ta vendose veten e aq me pak ti jape vetevetes kompetenca, qe nuk i ka, cka eshte edhe shperdorim i mirefillte detyre pra jo vetem shkelje kushtetute, por efhe veper penale qe prish imazhin dhe reputacionin e shtetit shqiptar.
    Edhe ky fakt deshmon se Presidenti Ilir Meta ka shenja te dukshme lajthitjeje mendore, qe edhe ne kete rast, por sidomos ne sulmet dhe akuzat skizofrenike ndaj SHBA-se e BE-se, kane kaluar ne shkalle kritike te shendetit mendor te tij, aresye madhore kushtetuese jo vetem per shkarkimin e tij te menjehershem, por edhe per izolimin e tij ne psikiatrine e Tiranes, Elbasanit apo Vlores ose ne klinika te posacme evropiane apo amerikane.
    Shqiperia nuk ka luksin te behet prehe e skizofrenise se asnje politikani si Sali Berisha apo Ilir Meta per shkak te panikut dhe stresit paratraumatik, per shkak te lemerise dhe terbimit deri ne cmenduri te tyre nga Reforma ne Drejtesi e Vetingu, nga SPAK-u dhe BKH-ja .
    Politika dhe diplomacia nuk jane shtangizem Zoti Meta. Aq me oak ndeshje demash!
    Jane shkenca te rendesishme dhe shume me te veshtira se ngritja e shtangave, alpinizmi dhe turizmi politik si vizitat tuaja te fundit ne Gjermani per tu takuar me “strategun ekonomik “ te Lulezim Bashes dhe “ Keshilltarin e Merkelit” Henze… Azerbajxhan, Nonewhereistan….
    Bjeri mbrapa e kujdesu per shendetin tuaj mendor. Qetesohu ! Mos rri shume gjate nen Diell vere sidomos ne det…
    Plotesoja nevojat fiziologjike bashkeshortes qe te qetesoheni te dy….
    Per me shume lexo ne Google.com ose keshillohu me psikiatrin!

  19. Arifi says:

    Je per burg o legen! Kush mendon se lexon kto karllleqet e tua??!! Tyryryyyyy te erdhi ora

  20. Me mire pa Gjykate Kushtetute mafioze ! says:

    Gjykata kushtetute nuk kalonte Vetingun dmth gjitha koha e saj ekzistuese ishte ne konflikt interesi ! Dmth ne krye kishim ca te korruptuar qe u vertetuan nga Vetingu 60 % e tyre kishin genjyer per venien e pasurise ! Nga u dolen gjithe ato para ?!! Prona ?!! Toka ? Bisnese ? Me cfare i krijuan ? Si i krijuan ?!! Nuk mund te jene ne kkrye te gjykatave njeres pa integritet njeres tye lidhur me rrushfete, te lidhur me krimin ! Ata ishn ne krye te krimit Ipari Adriatik Lllala Prokurori me asnji akuze dhe procedure kunder PoLitikaneve qe akuzonin njeri tjeterin !
    Gjykatat Politikanet dhe kriminelet ordiner grupe te fuqishme mafiose kane qene dhe jane te lidhura me njera tjetren !
    Poplitikanet me Presidentin ne krye jane koke e kembe te korruptuar
    1
    Frika nga ndryshimi i sistemit te drejtesise i ka trembeur shume ! Ne te semes do te shkojne sepse Amerika qe i ndihmoje keto plera per te rrezuar komunizmin nuk e dinin se keta ishin me komunist se komunistet per te qendruar ne Pushtet perjetsisht duke ngritur dinastine e tyre mbreteror diktatoriale vetem per interesat e tyre mafioze duke lene te varfer shqiptaret e thjeshte !
    Mashtues me te me dhenje se kjo gjenerate politikanesh Shqiperia nuk ka patur kurre dhe nuk do te kete !!
    Bastarde ! ” Me mire djepi boshj sesa Shejtani ne Djep “!

  21. Nina says:

    President qe shkruan ky kercenon e ky shantazhon vetem president nuk quhet apo te rri ne ate post. Edi Rama e zgjodhi e turp qe se heq dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje