Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, një ditë më parë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku me tone ironike, i kujton kreut të selisë blu, Lulzim Basha deklaratat e tij, se do ta rrëzonte Edi Ramën me zgjedhje e protesta.
“Ti thoshe qe do e largojmë me protesta. Ne kemi bërë mbi 10 të tilla dhe s’e kemi larguar dot.”-shkruan ndër të tjera Ristani.
Ndërsa më tej, shton se ka një rrugë tjetër që Rama të ikë. Të ikë vetë Basha.
Por, si e vrau Lulzim Basha ish-sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, njeriun që e bëri kryebashkiak të Tiranës.
Në fakt, Arben Ristani në vitin 2011, ishte njeriu që luftoi me mediat, me opozitën, me gjithçka kishte në dorë në atë kohë. Edi Rama ia vësuli të gjitha Arben Ristanit, deri edhe në kërcënimet me jetë.
Dhe gjithçka kishte të bënte me mandatin e kryebashkiakut të Tiranës, mandat të cilin Arben Ristani ia dha në tavolinë Lulzim Bashës, pas rinumërimit të dyshimtë të votave në kryeqytet.
Por, çfarë ndodhi më pas?
Në vitin 2013, Arben Ristani zgjidhet deputet në listën e PD-për Vlorën, nga Sali Berisha. Shpërblim ky ose jo, nuk ka rëndësi, ai tashmë kishte filluar karrierën politike në PD.
Vjen Lulzim Basha, zgjidhet kryetar, Ristani kandidon, por përballë ka dy rivalë të tjerë, të cilët duket se janë të fortë. Enkelejd Alibeaj dhe Eduart Selami.
Ristani me mbështetjen e elitës së vjetër të PD-së, apo senatorëve të saj, të njerëzve që kishin mbështetur Sokol Olldashin, zgjidhet numri dy i PD-së, me një diferencë me rreth pesë vota, me rivalin e tij kryesor Enkelejd Alibeaj, i cili kishte dhe bekimin e Lulzim Bashës.
Këtu filloi dhe shkatërrimi i karrierës politike të Arben Ristanit. Megjithëse ai punonte ditë e natë dhe zbatonte çdo urdhër të Lulzim Bashës, megjithëse në emër të Bashës shkoi dhe shkatërroi degët e PD-së, largoi nga PD-ja njerëz. Çfarë nuk bëri që të merrte besimin e Lulzim Bashës, por atë nuk e fitoi kurrë.
Pasi kishte hyrë në një garë pa lejen e tij, Ristani u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe asnjë ditë dhe asnjë çast, në shumë raste nuk u pyet fare, për zhvillimet dhe organizimin e PD-së. Çdo gjë i jepej gati, dhe ai vetëm firmoste.
Ristani pranoi të bënte gjithçka, vetëm që të kishte besimin e kreut të PD-së. Por, megjithë përulshmërinë e tij deri në neveri, Lulzim Basha kurrë nuk e pranoi si numrin dy të Partisë Demokratike. Kurrë nuk e pranoi si partner politik.
Por, gjithnjë e më shumë e përdhosi, e linte jashtë vendimmarrjes dhe nuk e pyeste kurrë. Çdo hap që hidhej, ishte pa dijeninë e Ristanit. Të paktën kështu pretendohej apo deklarohej nga ai shpesh.
Mësimin e fundit, Lulzim Basha ia dha në zgjedhjet e vitit 2017, duke e kandiduar të katërtin në qarkun e Vlorës, ku në vitin 2013, pra katër vite më parë, PD kishte marrë vetëm tre mandate deputetësh.
Përpara Arben Ristanit vendosi një aleat si Vangjel Dule, i cili katër vite më parë kishte qënë pjesë e koalicionit të socialistëve.
Por, mesa duket është e qartë që Lulzim Basha nuk e ka dashur në krah Arben Ristanin. E mori e hodhi në “kosh të plehrave”, nuk i dha as mandat deputeti, megjithëse ky i fundit i kishte dhënë mandatin e kryebashkiakut të Tiranës.
Ristani përpëlitet sërish pas kreut të PD-së, kërkon të kapë ndonjë kockë, pranon ndjesën e Lulit, e mbështet atë në garën për kryetar të PD-së dhe turpësisht bashkë me disa sekretarë të tjerë të cilët Luli i “shkeli me këmbë”.
Ka provuar në heshtje dhe publikisht vetëngrirjen e Lulit, proçesin e falsifikimit dhe manipulimit, vjedhjes së votave brenda PD-së, një garë false dhe një rival të pavlerë.
Nga ana tjetër, ishin po këta, Arben Ristani e shokët e tij të cilët çertifikuan proçesin zgjedhor dhe riorganizimin e PD-së, duke zhvilluar një masakër elektorale brenda trupës së Partisë Demokratike. Duke përjashtuar, denigruar, dëbuar dhe përçarë strukturat e saj.
Dhe tani, pas dy vitesh të gjithë po mësojnë të vërtetën. Atë që Ristani e ka ditur, por nuk e ka thënë kurrë me gojën e tij. Atë që Ristani e ka pranuar në heshtje, por nuk e tha kurrë me zë të lartë.
Tani, pas gjashtë vitesh të Bashës si kryetar, pas katër vitesh ku si sekretar e tallnin dhe pas dy vitesh si ish-sekretar e diskeditojnë, Arben Ristani filloi të flasë.
Por, të paktën më mirë një fund i dhimbshëm, sesa një dhimbje pa fund. Ka ardhur koha që të dëgjohen edhe të vërtetat e Arben Ristanit, edhe të shumë të tjerëve, të cilëve më në fund, iu dëshën kaq kohë, që të kuptojnë se kush ishte Lulzim Basha dhe sa shumë i kishin munguar të vërtetat demokratëve dhe cila është ajo që duan ata brenda PD-së.
Tani ka më shumë ditë sesa kuleçë, le të presim dhe të shohim se çfarë po ndodh vërtetë brenda PD-së, me shumë prej drejtuesve të saj dhe ish-drejtuesve, të cilët mendojnë dhe janë të bindur se largimi i Lulzim Bashës, sjell edhe largimin e Edi Ramës.
Basha për ta është personi përgjegjës, i cili në gjashtë vite i dorëzoi gjithçka dhe çdo pushtet në tavolinë Edi Ramës, duke u treguar i paaftë, i dështuar, pa folur më tej edhe për marrëveshjen e 17 majit, e cila përfundoi me 16 milion eurot në xhepat e e familjarëve të Lulzim Bashës.(CNA.al)
Ben Ristani ishte kristal deri para se te behej Kryetar i KQZ! E njoh dhe e kam njohur para kesaj kohe! Njeri i paster dhe shume njerezor! Eshte shembull se si polika e mbrapshte i prish dhe perdhunon njerezit e mire!
Fuck ty Berisha dhe Basha!
Elegji për Arben Ristanin
.
Ti vdekjen e prisje
vetëm nga rakia
vdekjen nuk e prisje
nga Lulzim mavria.
Se i zoti ishe
më shumë se Muli
por, Lulzim mavria
vlerat ty t’i uli.
Tani s’ke ç’a bën
do apo nuk do
merr një dopio teke
luaj domino.
Të kujtohet koha
kur kutitë i mbushe
(pa t’u skuqur faqja)
për Zonjën Lulushe?
Nuk ke ç’a i bën
se je çun përsmari
futi ca me eks
me raki Skrapari.
Dil edhe nga Jugu
(po t’a hedh si pistë)
se ja ke marr dorën
e do pish me listë.
Një dopio pilaf
një dopio raki
pastaj merrja vajit
vajit me oi.
Do t’a vëmë faqoren
te koka te varri
raki ballë kazani
zjerë me pras Kashari.
Shiu kur të bjerë
kur të bjerë bora
shishen e rakisë
mos e hiq nga dora.
…
Mundësinë e kishe
po ti mënd nuk vure
tani të përzunë
si ti i përzure.
Plaç o Lule Basha
e mos fitofsh kurrë
na e vrave Beni
burrë deli burrë!
Qoftelargu sali do i bej biografin ketij pijaneci qe nuk po gjen hu te lidhet.
Do i kujtoj edhe burgun dhe allis verishet
Ristani eshte vetem nje hyzmetqar ne oborrin e malokut Berisha,po kjo eshte lufte brenda llojit
muter jan qe te dy Ristani pijanec Basha gjumash
Ne e ngjallte Ristanin , se ky i vrare ka qene , perderisa ka pranuar te hyje ne vallen e SHOUP it !
O Ristano,
Me ta fut Basha eshte si me te qi breshka!!!
Cdonte Ristani tek i pabesi?!
Cdonte Ristani tek pd-ja?!
E kthejme nga ana tjeter tani…
Nuk ka njeri qe ka dy fije mend dhe nuk do ishte sjellur ashtu sic u soll basha me ristanin.Ristani e tregoje hapur se ishte nje burre i pabese dhe per nje post ose disa lek me shume…do qihej dhe ne bythe.
Ce pengon nje te pabese,nje shkerdhat,nje te pacipe te veproi prap sic veproi kur vodhi votat e rames me bashen ose cdo bashe?! Asgje.Dhe kete basha-sala e dinin…ndaj o ristan mos pafsh gje te mire nga pd-ja kurre
Grida,
Best comment!
Nje nder punet me te mira qe ka bere Basha qe e zhduku kete lloj fare nga PD.
Nje e nga nje, ne pidh te semes do te ikin te gjithe. Le qe keta plehra te gjithe kane ikur nuk kane me asnje pushtet. Jane thjeshte si nje kope qensh te rrugeve ku sipas ligjit duhet te sterilizohen.