A u tërhoq Lulzim Basha, nga kushti për largimin e Ramës si kryeministër?

16 Korrik 2019, 17:20Politika TEMA

Kreu demokrat, Lulzim Basha ka bërë një kthesë të papritur, duke pranuar idenë e presidentit Meta për zgjedhjet të trefishta më 13 tetor: Lokale, parlamentare dhe presidenciale.

Ka ndodhur kjo pas një takimi të beftë mes tij dhe Metës në Presidencë në orët e para të kësaj të hëne, duke u koordinuar kështu plotësisht opozita PD-LSI me kreun e shtetit, të akuzuar rregullisht nga mazhoranca si lider i kamufluar i aksionit të dyshes Basha-Kryemadhi me djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, e dalje në rrugë.

“Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit, i kam bërë të ditur se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë dhe aq më pak për oligarkët. Në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës”, tha Basha.

“Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhje të parakohshme parlamentare, lokale dhe siç është shprehur politikisht edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese”, shtoi kreu demokrat.

E ndërkohë, ai nuk ka përmendur kushtin bazë që e ka nxjerrë në rrugë dhe që e ka detyruar që të braktis çdo lloj pushteti që posedonte opozita: ikjen me patjetër të Ramës dhe realizimin pa të të çdo procesi zgjedhor.

Nga ana tjetër, ideja e Metës për zgjedhje të trefishta në një ditë jo vetëm është injoruar tërësisht nga mazhoranca, por dhe ndërkombëtarët kanë bërë “veshin të shurdhët” ndaj saj, duke mos e marrë kurrë në shqyrtim apo artikuluar qoftë dhe duke e kundërshtuar.

Çdo të bëhet më tej? Marrja prej opozitës e tezës presidenciale të 13 tetorit me tre zgjedhje, e ka shtuar më shumë konfuzitetin.

Sido-sido, kjo e detyron PD-LSI që ta pranojë Ramën si negociator në tavolinë, nëse dëshuron ky i fundit, ose nëse i “jep leje” Perëndimi.

9 komente në “A u tërhoq Lulzim Basha, nga kushti për largimin e Ramës si kryeministër?”

  1. PO KUSH E QI KTE SHKERDHATE RRUGESH NE POLITIKE

    HAHAHHAAH
    HEQ DOR APO S’HEQ DOR KY DORDOLEC SE SHPEJTI DO PERFUNDOJ NE REC

  2. Xeni pa qime says:

    LIKE FLORIRI ESHTE I SHKARKUAR DERI ATEHERE DO JETE NE FAZE BURGU

  3. A.F. says:

    Duket opozita po i thërret arsyes. Ilir Meta e dekretoi 13Tetorin për ti ardhur në ndihmë opozitës, tani opozita kthehet dhe përpiqet ti ruaj nderin Presidentit duke pranuar 13 tetorin. Por tërheqja më sinjifikative është pranimi i hyrjes në zgjedhje me Edi Ramën. Natyrisht, ata kërkojnë shumë për të justifikuar atë pak që mund të arrijnë, përsëritjen e zgjedhjeve në ato bashki ku kanë qeverisur demokratët. Dhe logjika për kaq mund të justifikojë. Sa për zgjedhje parlamentare dhe sidomos zgjedhjen e presidentit nga populli, këto, kuptohet kërkojnë ndërhyrje në reformën zgjedhore e për rrjedhojë një kohë të nevojshme. 13 Tetori është shumë afër për një ndërmarje të tillë.
    Por ajo që mbetet për tu parë është reagimi i mazhorancës. Në këtë rast mazhoranca mund të vërë si kusht dorzimin pa kundërshtim të bashkive nga demokratët, deri në zgjedhjet e parakohëshme për pushtetin qëndror dhe lokal, por dhe zgjedhjen e presidentit nga populli pas aprovimit të ndërhyrjeve reformuese. Sidoqoftë, një përsëritje e mundëshme e zgjedhjeve në ato bashki ku kanë drejtuar demokratët, në 13 Tetor ka për të ndodhur. Nuk besoj të mos mbajnë fjalën ata që i kërkuan Metës të shpallë 13Tetorin si datë zgjedhjesh, për të fituar qetësinë në 30 Qershor. Kuptohet, një prej këtyre është Edi Rama, pa miratimin në heshtje të të cilit nuk mund të bëhej shpallja e 13 Tetorit.

    1. Daku says:

      Po a mund te me thuash se si mund te behen zgjedhje me 23 tetor, qofte edhe vetem ne bashkite ku i ka pasur e djathta pa organizimin nga KQZ? A e dine keta qe zgjedhjet i organizon KQZ? E pra KQZ sapo i veri zgjedhjet keshtuqe luli bashke me meten ta mbajne me dore tani. Sipas ketyre mazhoranza do ndryshoje kushtetuten dhe kodin zgjedhor edhe me votat e atyre qe pd-lsi nuk i njeh si deputete te vete, per te bere 3 pale zgjedhje pernjeheresh sipas qejfit te ketyre. Pastaj ti japi dhe çelesat e zyrave dhe ta marin perdore lulin dhe ta bejne kryeminister duke shkarkuar mazhoranza Ramen. Te gjitha keto duhet te ndodhin pa qene as ne parlament e as kurkund opozita?
      Po mire, me gjith mend i thoni keto traplliqe apo kujtoni se jane debilosur te gjithe si ouna juaj? Perse maxhoranca duhet te flaki veten dhe te sjelli jeta pijanece e mercenare?
      Takohet iliri me lulin, te dy me çelsat e kashtes dhe vendosin fatet e popullit dhe te maxhorances. Ahahahaaa… Estrade komplet.

  4. Z/K says:

    Dordoleci politik Basha!

    Dordolec mo dordolec
    Shume shpejt
    do perfundosh ne Rec.

  5. Komentuesi says:

    Ne asnje menyre nuk duhet te pranoi Rama dhe ps-te zgjedhje ne 13 Tetor.Zgjedhjet u bene njehere ne 30 Qershor sipas dekretit te presidentit.Se u fry presidentit dhe Berishes per te anulluar 30 Qershorin le ta çfryjn ne ndonje vrime tjeter ata.Meta me Berishen,Bashen dhe Fallxhoren nuk duhet te tallen me popullin.Njeher i than popullit ne 30 Qershor,pastaj nuk u doli llogaria nga gabimi i djegies se mandateve i duan tani ne 13 Tetor.Jo more jo ! Nuk ju lejon populli te talleni me te.Zgjedhjet e tjera jane ne Qershor te vitit 2021 dhe pike.

  6. lexusi says:

    Ky karagjozi , e blindoi me shume Ramen , j’a dha te gjitha pushtetitet , dhe me veprimet qe po ben , po e forcon me shume .

  7. Sali kerma says:

    Kryeministri nderrohet vetem me zgjedhje. Ia u kane thene prej 30 vjetesh. Keto muhabete jane per karnat e PeDese

  8. edi says:

    Lulush nuk eshte presidenti ai qe ben ligjin ,pse sepse ne jami shtet parlamentar jo presidencial .Dhe nje kujtese .Shume te kane pare duke skermitur dhembet dhe gjoja do i shkosh deri ne fund ,se jo zgjellje me Ramen ,Te ka bere shume kerkesa Rama ,ti behej si trim qe thoje Jo zgjellje me Ramen presidenti beri gjith ato manovra qe ju te egzistonit ,Jo per hir te Popullit dhe Shqiperise Po per intereset e tije personale ,te Berishes te Lulushit dhe te Monikes .Se fundi i dashur Lulush SPAK eshte gati ne 2-3 jave Nuk mendoj se presidenti mund te beje me shume sec beri TE GJITHE JU QE HIQENI SI DEMOKRATE DHE MADJE EDHE MONIKA KA DALE ME SHUME SE JU JENI TE FTUAR SE AFERMI NE DYERT KU DO TE LAHENI E SHPLAHENI AQ SA DO THONI ,KUSH PYET PER POSTIN ,PYET PER B??THEN TENDE DHE DO TE MESOSH SE SA BRRYLA DO TE PERDORI presidenti komunist demokrat kunder teje Sales dhe madje kunder monikes Ju urojme fat te mbare , Zgjelljet ka kohe ne 2021 Pingo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje