Paditi KZAZ-të, paralajmëron sërish Voltana Ademi: Do ketë zhvillime po prisni-prisni

17 Korrik 2019, 15:50Politika TEMA

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka depozituar sot në prokurori një kallëzim penal kundër katër KZAZ-ve në këtë bashki, 2,3,4 dhe 5 për krime zgjedhore për procesin e 30 Qershorit, zgjedhje të cilat opozita jo vetëm i bojkotoi, por tentoi edhe ti bllokonte.

Ademi kallëzoi sipas saj parregullsitë e konstatuara gjatë procesit të votimeve.

Pas daljes nga prokuroria, kryebashkiakja e Shkodrës deklaroi se qytetarët presin drejtësinë.

Kuptohet që prokuroria duke hetuar mund të shohë edhe vepra të tjera, por ne i kemi dorëzuar faktet që kemi. Sot njerëzit duan që drejtësia të bëhet realitet” tha ajo.

E pyetur nëse në datë 13 Gusht do ia lirojë zyrën kryetarit të ri të zgjedhur në 30 Qershor, Valdrin Pjetri, ajo u shmang duke thënë se ‘Zhvillime të tjera priten prandaj mendoj që t’ia lëmë secilës ditë zhvillimet” tha ajo.

Mes bashkisë së Shkodrës dhe policisë së shtetit ka pasur një luftë padishë në gjykatë për procesin zgjedhor të 30 Qershorit, pasi me urdhër të Voltana Ademit u mbyllën shkollat ku ishin vendosur KZAZ-të, ndërsa u hapën me forcë.

6 komente në “Paditi KZAZ-të, paralajmëron sërish Voltana Ademi: Do ketë zhvillime po prisni-prisni”

  1. Nikoll N Ulndreaj says:

    Kryebashkjakja e Shkodres ka te drejte se me te tjera supriza duhet te perballemi. Ajo qe nuk ka ndodhur kurr po ndodh. Disa gjyqtare me suport politik apo te marr peng nga politika guxuan te mos u japin mandatet te pakten dy kryebashkjakve te PS: Me siguri e kan kuptuar gabin pamvarsine. Pamvarsi i gjykates nuk do te thote pamvarsi nga ligjet e shetit shqiptar. Pra keta gjyqtare kan dal jashte korrnizes ligjore, dhe duhet te mbajne pergjegjesi per vendimet qe kan dhene ne kurriz te ligjeve te shtetit shqiptar.

  2. GAZETARJA says:

    Epo dhe mos te duash te marresh pjese dhe te duash te diskutosh se si moren pjese te tjeret…kjo eshte loje inatcore femijesh ! Une nuk dua te luaj , por kam qejf te bej avokatin tend duke ndenjur ne hije dhe duke te spiunuar ! Qesharake ! Kjo nuk duhet te jete e tera ne rregull, duhet te jete pjese ,pjese …

  3. Taraboshi says:

    Voltana aty ku nukve nuk ke pse prek.Se mire ka pas thane nana Drane mos e luaj gjarperin me krane se per bese do te gjeshe te keqen tande

  4. Dashnori says:

    Gjykata e apelit Shkoder eshte komplet e kapur nga pd dhe kjo talebania.Jane mite e saj gjithe ato gjygjetaret e apeli.Duhet veting sama pare aty tek apeli Shkoder

  5. Examineri says:

    Zhvillimet e tjera moj injorante jane :Se pari ne 10 Gusht ti do zbythesh nga zyra,se dyti ne Shtator Presidenti yt i dashur qe ka shkelur kushtetuten kater ciperisht do shkarkohet dhe se treti moj teveqele, SPAK po krijohet dhe do shkojne ne burg Saliu, Meta, dhe Luli per vrasje ,vjedhje,korrupsion dhe ti do ngelesh me gisht ne goje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje