Fletëarresti i lëshuar nga Serbia, ndalohet në Vjenë vëllai i Ramush Haradinajt

18 Korrik 2019, 15:54Rajoni TEMA

Daut Haradinaj, deputeti i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj është ndaluar në Vjenë për shkak të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia.

Pas ndalimit që iu bë kohë më parë kryeministrit Ramush Haradinaj, në Francë, një fat të tillë sot e ka përjetuar edhe vëllai i tij, Dauti. 

Burimet e Indeksonline kanë thënë se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Ai është kapur nga policia në Vjenë, ndërsa ende nuk dihet se si do të procedojnë. Ndalimi është bërë rreth orës 14 e 30.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje