Çfarë fshihet pas kërkesave greke lidhur me dëmshpërblimet gjermane e Luftës së Dytë Botërore?

18 Korrik 2019, 12:31Rajoni TEMA

Diskutimet lidhur me nazistët mund të heqin vëmendjen nga një çështje shumë më e rëndësishme: tensionet aktuale në brendësi të Bashkimit Europian.

Në muajin prill Parlamenti grek ka votuar për tentativën e rivendikimit të reparacioneve të rënda nga Gjermania si pasojë e dëmeve të pësuara gjatë Luftës së Parë e të Dytë Botërore. Nuk është hera e parë që Greqia e peshon idenë, e bërë papritmas popullore gjatë krizës financiare. Është nga viti 2012 qe krerët e qeverive greke u japin grupeve të punës dhe komiteteve detyrën që të sondojnë mundësinë e ngritjes së një padije ligjore kundër Gjermanisë për të kërkuar reparacione dhe për t’ua llogaritur vlerën (aktualisht vlerësohen në rreth 300 miliard euro).

Duke pasur parasysh se në radhë janë zgjedhje europiane, vendore dhe kombëtare, ekziston tuundimi për ta etiketuar këtë operacion të uudhëhequr nga Kryeministri aktual Alexis Tsipras thjesht si një manovër oportuniste, por në një rast të tillë do të humbej pika më e rëndësishme, një çështje shumë më e rëndësishme e fillimit të ‘900 dhe që, në rast se mbetet e pazgjidhur, mund të kërcënojë stabilitetin e gjithë Bashkimit Europian. ankesat e Greqisë për mënyrën sesi u trajtua gjatë krizës financiare nuk janë zhdukur, Gjermania është kujtuar si forca që i ka vendosur masa shumë të dhimbshme rreptësie financiare Greqisë në shkëmbim të programeve të shpëtimit. Masat e vendosura kanë rindezur ndjenjat e ndrydhura antigjermane në Greqi, e cila vuajti rëndshëm në duart e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Protestat në Athinë e periudhës 2011 e 2012 jo rrallë i referoheshin të kaluarës naziste, duke e krahasuar Merkelin me Hitlerin. Debati mbi reparacionet që po rishfaqet këto vitet e fundit synojnë që jo vetëm të godasin nervin e zbuluar të politikave gjermane, por edhe t’i ofrojnë shpresë një vendi që ka nevojë për një mrekulli ekonomike që të ringrihet: rizbulimi i papritur që kreditori intransigjent në realitet do të duhet të paguajë shumë miliarda do të çonte në zgjidhjen e përkryer.

Fatkeqësisht, gërmimi thellë në të kaluarën e larë me gjak të Europës nuk mundëson që të gjenden zgjidhje ndaj problemeve të sotme. Veç kësaj, shmang ngritjen e pikëpyetjeve të bzdisshme: cila është trashëgimia më e vonshme gjermane që paraqitet si forcë e madhe tërheqëse në brendësi të Bashkimit Europian?

Gjatë zgjedhjeve të 2014, Alexis Tsipras dhe partia e tij e majtë Syriza i bënë reparacionet e luftës çështjen qendrore të fushatës së tyre elektorale. Me t’u bërë Kryeministër, kur u takua me Merkelin në vitin 2015 Tsipras e ngriti çështjen: “Nuk është problem parash, është çështje morale”, tha ai. Pak ditë më parë kishte mbajtur një diskutim në Parlamentin grek duke përmendur vende ku forcat pushtuese gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore vranë dhe torturuan grekë. Refuzoi tezën sipas së cilës të gjitha reparacionet qenë paguar në marrëveshjet bilaterale e vitit 1960 midis Gjermanisë Perëndimore (RFGJ) të atëhershme dhe Greqisë, duke pohuar se 115 milion dojçmarkat ju paguan ekskluzivisht viktimave të luftës dhe jo për të riparuar dëmet e shkaktuar infrastrukturave të vendit. Pozicioni i Gjermanisë është se problemi është zgjidhur si politikisht, ashtu edhe ligjërisht.

Sot ashtu si atëhere, Tsipras po kërkon që të mbajë të ndara kushtet e rënda të shpëtimit të vendosura prej Gjermanisë nga diskutimi mbi dëmshpërblimet. Reparacionet e luftës i përkasin së kaluarës, pohon ai, jo së tashmes. Komiteti parlamentar të cilit më 2014 ju dha mandati për të llogaritur vlerën totale e reparacioneve që i

takojnë Greqisë, ka arritur konkluzionet finale më 2016, por qeveria e ka rihapur argumentin vetëm muajin e kaluar. Tsipras e ka thënë qartë se dëshiron të presë deri kur Greqia nuk do të jetë më pjesë e programit të shpëtimit, si provë që kërkesat e reja për reparacione nuk janë të motivuar nga kërkimi për të larë borxhet e shpëtimit.

Rreziku është që diskutimi aktual mbi reparacionet të jetë një largim vëmendjeje nga tensioni aktual që duhet akoma të zgjidhet. Pohimet e Tsipras lidhur me situatën aktuale greke nuk janë tërësisht të vërteta: Greqia është akoma shumë larg nga pagesa e huave të rënda të marra gjatë 9 viteve të fundit dhe ecuria e ekonomisë greke vazhdon që të jetë e monitoruar nga kreditorët. Greqia mbetet një vend copë copë që po i paguan në lëkurën e saj kostot e një rigjallërimi shumë të ngadalte me papunësinë në qiell dhe pa asnjë indikacion se si të kthehet tek mirëqenia që gëzonte në fillimet e mijëvjeçarit të ri. Gjendja e saj aktual ka shumë të bëjë me influencën e Gjermanisë së sotme në brendësi të Bashkimit Europian sesa me pushtimin e Boshtit në Greqi gjatë viteve ‘40.

Në cilësinë e fuqisë kryesore financiare të Bashkimit Europian, Gjermania që në të gjitha aspektet prapa programeve të shpëtimit të imponuara Greqisë midis viteve 2010 e 2015. Programet parashikonin shkurtime bilanci, reforma ireale me hapa të detyruara dhe hua të mëtejshme më shumë sesa propozimet me zemërbuta të reduktimit të borxhit që FMN-ja donte të niste nga viti 2015. “Prej shumë kohësh Gjermania njihet si “fuqia ngurruese hegjemoniste” e Europës, për shkak të ngurrit të saj për të vepruar në rrugë diplomatike, ashtu siç e konfirmon historia e miltarizmit të saj”, kishte vërejtur “New York Times” atë vit. “Por rrethanat unike e krizës greke… e kanë ndihmuar të bëhet një çikë më pak ngurruese dhe një çikë më shumë hegjemone”.

Përgjithësisht, Gjermania gëzon një reputacion të mirë pranë vendeve të Europës Veriore, të paktën sipas sondazheve. Por opinioni më pak i favorshëm i Greqisë (43% e popullsisë ka një opinion shumë negativ për Gjermaninë sipas sondazheve të 2017) pasqyron një tendencë më të gjerë. Vendet e Europës Jugore i kanë shprehur shumë herë preokupimet e tyre lidhur me fuqinë disproporcionale të Gjermanisë mbi pushtetin vendimmarrës brenda vetë Bashkimit Europian. Italia e Spanja, por edhe Franca, janë rreshtuar gjithmonë kundër rreptësisë rigoroze financiare të dëshiruar nga Berlini kur është bërë fjalë për eurokrizën, por nuk janë dëgjuar.

Influenca gjermane mbi Bashkimin Europian jo vetëm që është bërë e qartë kur është bërë fjalë për të marrë masa kundër krizës së borxhit grek, por zgjerohet edhe mbi vendimet e rëndësishme për Europën në vitet e fundit: e ashtuquajtura krizë e emigrantëve. Hapja e Merkelit në vitin 2015 ndaj emigrantëve ka pasur një impakt të madh jo vetëm në përcaktimin e një rënie të fortë konsensusi për partinë e saj, duke i dhënë mundësinë partisë së ekstremit të djathtë AfD që të bëjë një hop të madh përpara, por, siç theksojnë disa, ka qenë shkaku i rritjes së konsensuseve elektorale në favor të të djathtave dhe të partive populiste antiemigracion në të gjithë Europën. Politikat europiane tentojnë që ta shkarkojnë barrën e emigracionit mbi shpatullat e Europës Jugore, kryesisht mbi shtetet e ardhjes si Greqia dhe vazhdohet kështu, pavarësisht se Brukseli deklaron se kriza ka mbaruar. Rreth 15000 refugjatë janë ende në mbajtje pranë ishujve grekë dhe vendi është demonstruar i paaftë që ta përballojë problemin, me pasojën e regjistrimit të kushteve të këqija e të rrezikshme në kampet e pritjes.

Ka një ndjenjë perverse kënaqësie në kthimin tek e kaluara, edhe pse plot me tmerre, më shumë sesa të përballohet e tashmja. Debati i rinovuar mbi krimet naziste dhe reparacionet relative për Greqinë nuk bën gjë tjetër vetëm i huton të dyja vendet dhe bashkimin të cilit i përkasin që të dy vërë në sprovë të vështirë shkaqet e vërteta e pakënaqësisë popullore. Greqia duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje rolit të qeverisë, përfshi tentativat për të kontrolluar drejtësinë dhe mediat, pa harruar reformën e arsimit që i kthen universitetet prapa me dekada, kur qenë të kontrolluara nga partitë.

Hartimi i listës së gjatë të ekzekutimeve naziste shërben për të fshehur në Greqi e në vende të tjera problematikat e lidhura me influencën e sotme gjermane, duke e bërë këtë diskutim të nevojshëm dhe më fitimprurës thuajse të pamundur. Në mungesë të një debati më të thellë mbi strukturat e pushtetit brenda Bashkimit Europian, pakënaqësia e markës nacionaliste nuk ka sesi të mos rritet dhe të shprehet nëpërmjet kundërgoditjeve të djathta apo disfata të tipit Brexit. Gjermania ka bërë shumë për t’u përballur me të kaluarën e saj naziste. Ajo për të cilën ka nevojë Europa sot është që ta bëjë të përgjegjshme në menaxhimin e pushtetit.

(Alexis Papazoglou për New Republic)

Përgatiti: ARMIN TIRANA

10 komente në “Çfarë fshihet pas kërkesave greke lidhur me dëmshpërblimet gjermane e Luftës së Dytë Botërore?”

  1. ¬ says:

    Në 2020 do dëbohet nga BE, dhe mund të largohet me dëshirë nga NATO Greku.

  2. Timi says:

    Është e çuditshme se si shuma që kërkon Greqia për dëmet e luftës janë aty afër me borgjet e saj. Nëse gjermanët çmenden dhe paguajnë atëherë edhe Shqipëria duhet ti kërkojë. Nga Gjermania por edhe nga Greqia për çamët.

    1. Flm says:

      Turk-Arnautet gjeten tem qe te shfryjne komplekset e tyre te inferioritetit, kompleksin qe jane te izoluar si bagetit nga Europa.
      ###
      Per Shqiptaret e pa informuar dua te shpjegoj, qe shuma e kerkuar nuk eshte per demet e luftes, por per “kredin Naziste qe moren me presion nga Banka qendrore Greke” ne Janar 1942 ne shumen 1.5 miliard Dhrahmi.
      ###
      Lexoni ne internet ….”Τι είναι το κατοχικό δάνειο που δώσαμε στους Γερμανούς, γιατί και πότε”
      ###
      Nuk e di se cili vend ne Bote do te linte pa kerkuar nje borxh te till maramendes (1.5 miliard per ate kohe).
      ###
      Ju o Kellira Turko-Cam dhe Turko-sperma te tjera nuk mund te komentoni te tilla ngjarje nuk jane per nivelin tuaj, psiqik dhe mendor.

      1. Hahahahahs says:

        Neqoftese kane marre…kane marre vetem ate qe ju takon dhe asgje me shume more te pabese….ishun gjermanet qe e ngriten Athinen nga nje hale turke me …Hamame e Xhamia e Stalla kuajsh e varreza myslimanesh ne ate qe eshte sot….prandaj mjaft hengre m….more gen poshter mosmirenjohes……

  3. undefined says:

    Te “gjatin” me gunga do te marrin te pabeset madje edhe me “brryl” qe mos tju dale me kurre…..

  4. jon says:

    Kush e ka degjuar shprehjen “Gjenocidi Gjerman ne Namibi”. Pothuaj se asnje. Por ekziston. Gjermania akuzohet nga Namibia se gjoja ka bere gjenocid dhe duan vetem para. Kush tjeter?. Greqia dhe Polonia. Kush ka mare dhe vazhdon te marre dempshperblim? Vetem gangsteret dhe parazitet cifute.Asnje tjeter. Kur Cipras si demagog qe ishte i mbaruan premtimet, perdori edhe nje genjeshter tjeter. Demshperblimin Gjerman. Me pak fjale nqs se Greqia sdo te eci perpara por do te ngelet mbrapa, vazhdo te kerko para qe do vije nga qielli.

  5. adri says:

    Greket do marrin vetem hunin e mullarit po deshen dhe ta vene aty ku mendoj une e qe greket adhurojne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje