FOTOT: Krimi horror, torturojnë dhe mbysin shoqen e tyre pse ishte më e bukur

18 Korrik 2019, 20:06Lifestyle TEMA
FOTOT: Krimi horror, torturojnë dhe mbysin shoqen e tyre pse ishte më

Dy 16-vjeçare akuzohen se kanë torturuar, kanë shpërfytyruar dhe kanë vrarë shoqen e tyre të ngushtë, sepse u dukej shumë arrogante ngaqë ishte më tërheqëse se ato.

Ngjarja mizore ndodhi në Rusi, ku autoritetet e gjetën trupin e 17-vjeçares Viktoria Averina në një ndërtesë të braktisur, ku shoqet e kishin çarë me copa xhami, e kishin rrahur dhe e kishin mbytur.

Polica beson se torturat çnjerëzore i janë bërë për shumë kohë, derisa i ka dhënë vdekjen duke e mbytur.

17-vjeçarja Viktoria Averina u gjet me fytyrën e copëtuar nga autoritetet në një fabrikë të braktisur.

Njëra nga shoqet ka rrëfyer se e kanë joshur shoqen te vendi i ngjarjes, ku njëra pastaj e ka mbajtur, tjetra e ka goditur derisa e kanë lidhur.

Më pas i kanë thyer një shishe në kokë, dhe me copat e xhamit i kanë prerë fytyrën duke e shpërfytyruar.

Tani për tani dy shoqet 16-vjeçare po mbahen në burg si të dyshuarat kryesore, pasi njëra prej tyre ka rrëfyer vrasjen.

1 komente në “FOTOT: Krimi horror, torturojnë dhe mbysin shoqen e tyre pse ishte më e bukur”

  1. boston says:

    edhe keto vajza te torturohen me prerje xhami si ben per shoqen e tyre ,Kafsheri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje