Vajza e një çifti që shkaktoi zemërim në rrjet, pasi postuan foto duke u puthur para një luani të cilin sapo e kishin vrarë, ka mohuar prindërit e saj pas këtij gjesti.
Ajo i ka cilësuar ata si persona të tmerrshëm.
Sydney Carter, 19 vjeç, postoi një video në Youtube, ku shprehet se nuk do t’i thërrasë më baba, të atit, pas fotos së postuar në rrjet.
“Unë nuk mund ta quaj më baba atë, kush mund ta bëjë këtë”, ka thënë ajo.
I ati i saj, bashkë me të ëmën, paguan 12 mijë dollarë për të shkuar në Afrikën e Jugut dhe për të vrarë një luan.(TemA)