Mentor Kikia: Kush nuk i ka 5€ për shezllon të lahet në Lanë? Bregdeti është i oligarkëve

18 Korrik 2019, 09:21Turizëm TEMA

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se plazhet shqiptare janë zaptuar nga bizneset private dhe nuk kanë mbetur më plazhe publike.

Mentor Kikia: Ai që do të bëjë biznes, merr sipërfaqen që i takon, paguan taksa, por kjo nuk do të thotë që duhet të përjashtohet nga e drejta për të bërë plazh edhe ai që nuk i ka ato 5 euro. Ai që nuk i ka ato 5 euro që të ulet tek ky shezllon çfarë duhet të bëjë? Duhet të shkojë të lahet në Lanë ai?

Dritan Hila: Ti këtë llogjikë pse nuk e pranon kur shkon në një restorant me 5 yje dhe të vijë një tjetër. Lëre atë se po vjen me bukë me vete.

Mentor Kikia: Nuk po i shkon pushuesi shqiptar t’i ulet në shezllon, as në tavolinë me bukë me vete. Duhet që në këtë pjesë të territorit që quhet Republika e Shqipërisë çdo shtetas ka të drejtë ta vërë prapanicën në rërë dhe të lahet në det. Të shkosh në plazhet e gjirit të Durrësit kanë mbetur apo nuk kanë mbetur 300 metra rërë plazh publik. Unë e shkel plazhin çdo vit. Nuk ka mbetur më rërë pa ngulur shezllonet.

Duke replikuar me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, Kikia u shpreh se bregdeti shqiptar sot është i oligarkëve dhe jo bregdeti i turizmit që duam ne.

Mentor Kikia: Në Gjirin e Lalzit është mbushur me vila. Unë nuk di që një njeri i pasur nga Tirana, që blen vilë në Gjirin e Lalzit ta lëshojë në verë me qira për pushuesit, sepse nuk ja ndjen fare për ato 100 euro, që do t’i japi ai pushuesi.

Blendi Klosi: Këtu po kërkohet që ne të kemi më shumë hoteleri, më shumë shërbime.

Mentor Kikia: Por këto nuk janë të gjithë hotele, këto janë shërbime salltanetesh. Shumë zona turistike janë zona të të pasurve tani që kanë nga një vilë në Tiranë, një në Vlorë, edhe një në Durrës që ta ketë këtu afër. Ky është bregdeti. Ky është bregdeti i oligarkëve, nuk është bregdeti i turizmit që duam ne. 

12 komente në “Mentor Kikia: Kush nuk i ka 5€ për shezllon të lahet në Lanë? Bregdeti është i oligarkëve”

  1. Irma says:

    Irma
    Aq mirë e ke o Mentor sa nuk ke ç’të thuash! Marrim arratinë nga Shqipëria për 2 javë pushime të mira, se nuk ke shërbim hotelerie në bregdetin tonë! Edhe ai që është, të ofron aq pak gjëra sa s’thuhet! Prandaj, më mirë liro gjysmëm e vijës bregdetare dhe me bukë e çadër me vete! Edhe pse i kam ato 5 euro, në zhezlongët e plazheve shqiptare infektohesh!

    1. Raimond vlonjati says:

      Eshte ironi e papare , qe ministry te jete Socialist, dhe ne vend qe te kete shqetesim te tij primar hallin e njerezve te thjeshte ,
      ka shqetesim hallin e biznesmeneve,
      dhe biles te biznesmenve milionere ————Edhe ky Minister na e quan veten Socialist !!!???

      Kjo eshte fyerje per elektoratin socialist, se ky loj ministry nuk mbron interest e atyre qe I kane dhene voten, por mbron interest e kundershtareve

      Te pakten ti nderojne emrin Partise , ta quajne Partia e Milionereve

  2. Zbatoni dhe rregulloni Ligjet. says:

    Bravo Mentor, plazhet dhe rera e deti , nuk jane prone e askujt por prone publike. Bashkite perkatese mund te japin me qira nje pjese te territorit, qe u takon sipas normes Europiane, por buxheti i shtetit nuk mund te mbushet me padrejtesi , duke zene privatet , territorin e plazhit ne nje kohe qe ajo eshte prone shteterore. Blendi Klosi duhet te jete me i pergjegjshem si minister sepse kjo qe po ndodh nuk eshte zgjidhje por shkakton nje pakenaqsi popullore duke i priviruar njerezit nga nje e drejte , si shtetas te ketij vendi. Greqia e ka rregulluar shume mire kete pune. Shikoni dhe mesoni nga Ligji qe ajo ka dhe zbaton per kete ceshtje. Mjaft me me eksperimente ne koke te qerosit popull.

  3. Flutura says:

    Zoti Kikia duhet te kishit thene me shume. Skandal 80% plazh privat dhe 20% publik.
    Me c’te drejte me heq te drejten mua, qe kam blere nje hyrje ne plazh dhe qendroj atje 2-3 muaj se jam pensionist, te paguaj nje person qe nuk ja lidhje fare me detin; 500 euro ne keto tre muaj . Si guxon zoti minister te argumentosh se po zhvillojme turizmin ne kurriz te qytetareve. Ku e keni gjetur kete te drejte? Nuk mund te zhvillohet turizmi keshtu. Dhe kyrre mos ardhshin turiste qe re me heqin te drejten mua dhe qindra mijra qyterareve te tjere per te shfrytezuar pasurine e perbashket pa patur mbi krye stresin e nje te pasuri qe me percmon. Eshte nhe turp i madh.
    Isha ne fund qershori ne Pogradec dhe ne ate 20 metershin e famshem qe Klosi u ka kene qytetareve, kishte sherr midis pushuesve se duhet te rrinin vetem me kembe mbledhur qe te me perplaseshin me cadren ngjitur, kurse ne 80 metrat e tjere me dhjetra cadra ishin bosh. Ishte me te vertete skandaloze. Keshtu ne Pogradec, merre me mend c’mund te ndidhe ne Durres; Vlore e Sarande, Shengjin e kudo ku ka plazh
    Zoti Kikia duhet ta beni me shume problem kete fenomen, bashke me koleget e tjere te medias.

  4. mire ja bone kurves ! cope mishi dhe bixhozci i felliqur !

  5. spartak says:

    Kam ble goxha shtëpi në Velipojë dhe nuk shkoj dot në plazh . Eshtë privatizu deti . Normal , kur ti , nuk më len me ndejtë në breg të detit , sepse nuk ke lënë jo 1 metër por as një decimetër vend hapsirë pa e rrafshu me shezllona e çadra , unë , as me u fut në ujë nuk mundem më .
    Të dhjefsha mu në Portokalli .

  6. ....? says:

    Mero, nxirr komentin se ste shoh me kembe ne toke.

  7. Juli says:

    Ere po akoma kokëpalarë do rrini ju (Me bukë me vete dhe të shtrihesh në tërë) .
    Ku i patë ju 5€ !!!??? Unë sapo u ktheva dhe pagova 3.000 lekë të vjetra!!!!! Aq ishin të gjitha 3000-4000 . Jeni ba ma keq se Kosovaret që rrishin 7-8 vetë me një çadër dhe hashin fara lulediellit!!!!!
    Kjo Irma shkoka jasht se atje paguhet 10€ çadra. Unë vij nga Finlanda se është më mirë tek ne.
    Qefë qefë është kjo dynja.
    D.m.th temë kot kjo e cadrave!!!!!!

  8. ducja i brakes says:

    shume mire e ke menti, po fajin e ka opozita. larg qoft qe te shahet rama.

  9. Labi says:

    Shikoni plazhin e palases ,kush eshte ai bir kurve qe lejoi shkaterimin e zone.

  10. Jaku says:

    Ububububuuuu.Klosi eshte nje barre per taksapaguesit shqiptare.Ai e merr rrogen kot.I paafte dhe zero me bisht si eshte ai qe nuk di nga lidhet gamori.Rame tutkuni tutkunat do te mbaje me paret tona.

  11. Lee lee says:

    E nisa me qejf ta shikoja emisionin po si padashje gjithmon e heq.Ka nje sindrome ky Hila kohet e fundit.Kjo vjen pa e kuptuar..Asgje nuk eshte private ne vijen bregdetare asgje ne tere boten.I bene pa plan hotelet me i forti me i shkathti dhe tani thone rera na takon se kemi investuar..Nuk ngopen me asgje dhe ujin do ta privatizojn.Po te kete ndonje dush se se di po ka do paguash .Po turp o Driitan .Merre rrugen per ne Preveza .10 km para se te arrish bej djathtas ke poshte nje plazh rretj 2 km rere parajs.Te gjitha dyqanet dhe hotelet jane siper rruges.Ulu ne shalzon porosit cafr uje ce duash sdo paguash shallzon .Shtro peshqirin ne rere dhe do rri femija ne shallzon askush svjen per te marr euro.Bej dush aty te te iki kripa.Ktheu pas 2oresh dhe ve cader se e ke me vete askush sthote asgje..Cou ik idhe kur te kerkosh llogarin do shohesh vetem Uje kafe dhe akullore Dhe ti ngjanje je bere me fiksime nga Shqiperia e pyet po per shallzonet dhe pergjigja do jete asgje jane ne cmim …..Cmimi 8.5 euro.Pershendetje dhe ministrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje