Silvio Berlusconi kthehet të flasë për Milanin. Për kanalin zyrtar të Carlo Pellegattit, ish-presidenti kuqezi fillimisht u shpreh i hidhëruar nga fakti që klubi i “Djallit” nuk do të zhvillojë Europa League:
“UEFA mes 300 ekipesh zgjodhi pikërisht Milanin si skuadrën që ka bërë lojën më të bukur ndonjëherë në Champions League! Më vjen keq që u përjashtuan nga Europa, uroj ta shohim sa më shpejt aty ku i takon”.
“Eshtë moment kalimi, Milani duhet të gjejë vullnetin e duhur për të synuar sa më lart dhe për ta realizuar falë drejtuesve. Eshtë kjo ajo që i uroj Milanit”.
Mbi Giampaolon, trajnerin e ri kuqezi, por edhe Suson dhe modulin, ja komenti i ish-presidentit: “Duhet të flas me Giampaolon, presidenti Scaroni duhet të na organizojë një takim. Kam shumë gjëra për t’i sugjeruar.
Ai është i aftë, mendoj se do të më dëgjojë sugjerimet. Moduli është i rëndësishëm. Suson do të doja ta shihja fantazist, sepse ka një të majtë të bukur dhe kur niset nga e djathta e ka të vështirë të qendërzohet dhe godasë”.
Më pas, Berlusconi foli edhe për “San Siro”-n dhe faktin që mund të shembet.
“Jam kundër absolutisht! Pa sens. “San Siro” mund të përdoret për evente të tjera. Eshtë absurde. Le të ndërtojnë tjetër, ta lënë rehat “San Siro”-n, me funksione të tjera”.
“Ka pasur ndeshje ku kërkesat ishin 100 mijë bileta dhe 60 mijë nuk do të mjaftonin. Si mund të shembet një vend i cili ka dridhur zemrat e milanistëve dhe interistëve dhe ku me Milanin tim kemi arritur fitore historike. Edhe zemra do pjesën e saj”.
Në fund, i pyetur për Milanin tani, Berlusconi ka prerë shkurt:
“Nuk dua të flas, për kohësh po vuaj!”.