VIDEO: Bayern nuk ndez, Arsenali i rrëmben fitoren në fund

18 Korrik 2019, 10:46Sport TEMA

Bayern Munchen nuk ka bindur në ndeshjen e parë në Amerikë kundër Arsenalit. Kampionët e Gjermanisë kanë humbur me rezultatin 2-1 ndaj “Topçinjve”, në sfidën e vlefshme për turneun miqësor “International Champions Cup”.

Pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan golat. Të dy trajnerët u dhanë mundësi të gjithë lojtarëve të zbrisnin në fushën e blertë.

Arsenali kaloi në avantazh nga një autogol i të riut Poznanski. Një kros nga e djathta drejt zonës detyroi mbrojtësin të dërgonte topin në portën e tij. Gjermanët barazuan rezultatin me Lewandovskin.

Sulmuesi iu shmang bukur Shkodran Mustafit dhe arriti të pushonte topin në rrjetë për 1-1. U mendua se takimi do të mbyllej në barazim dhe skuadrat do të gjuanin penallti, por Nketiah nuk e lejoi diçka të tillë. Ai arriti të shënonte golin e dytë për Arsenalin në minutën e 88′ për 2-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje