Fatos Klosi: Ja si do të zbulohen paratë e fshehura nga pushtetarët, politika ka filluar të dridhet

19 Korrik 2019, 09:24Politika TEMA

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke e ndalur theksin tek reforma në drejtësi, ngritja e SPAK dhe marrëdhëniet opozitë-mazhorancë.

Gjatë një interviste për gazetën “Sot”, zoti Klosi shprehu bindjen se me ngritjen e SPAK do të nisë goditja ndaj pushtetarëve të korruptuar, pasi sipas tij, lufta ndaj këtij fenomeni dhe Struktura e Posaçme Anti-korrupsion do të asistohen nga ndërkombëtarët, sikundër është FBI.

Duke komentuar reformën në drejtësi dhe ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, ish-numri 1 i SHISH deklaroi se shumë politikanë kanë filluar të dridhen nga ky fakt. Sa i takon parave të pushtetarëve të korruptuar, të cilët i kanë fshehur jashtë, Klosi deklaroi se misioni i SPAK dhe agjencive të tjera ligjzbatuese për t’i gjurmuar dhe konfiskuar ato nuk është një mision i pa mundur.

-Zoti Klosi, këshilli i Lartë i Prokurorisë ka piketuar 15 anëtarët e Struktura e Posaçme Anti-korrupsion. Duke qenë se janë të njëjtët prokurorë që kanë luftuar deri sot krimin e organizuar dhe korrupsionin, do të ketë një gjë ndryshe nga SPAK?

Sigurisht që do të ketë. Natyrisht është e rëndësishme që midis tyre të kishte dhe njerëz të rinj, por megjithatë kjo nuk është më e rëndësishmja. E rëndësishmja është që ata e njohin ligjin. Ata e dinë se përse do të punojnë, e dinë se sa e rëndësishëm është Struktura e Posaçme Anti-korrupsion. Kështu që unë besoj se do të dinë të bëjnë detyrën e tyre.

-A ka politikanë që kanë punuar apo po punojnë kundër reformës në drejtësi dhe a ndihen ata të shqetësuar nga kjo reformë?

Sigurisht. Ka dhe unë besoj se ka shumë politikanë të shqetësuar nga reforma në drejtësi. Kjo reformë natyrisht e rëndësishme ishte për vetë sistemin e drejtësisë. Aty doli nevoja e vërtet për të rinovuar sistemin meqenëse drejtësia nga i gjithë populli ishte konsideruar si institucioni ose pjesa e shtetit që ishte më e korruptuara.

Por për politikanët natyrisht kanë përfituar nga mundësitë që iu jep pozita që kanë pasur, lidhjet që krijohen nga ajo pozitë, etj. Kështu që me siguri që ka politikanë që i tremben reformës në drejtësi, madje iu takon të tremben. Pastaj koha do të tregojë se sa të zotë do të jenë prokurorët e SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sa i takon pyetjes së a po punojnë në prapavijë kundër reformës në drejtësi, nuk besoj.

Por mendja ta do që po. Sigurisht, që deri sa janë politikanë që kanë pasur poste të rëndësishme, nuk janë njerëz të pazotë dhe nuk janë njerëz që nuk kanë lidhje që nuk kanë mundësi të punojnë kundër reformës. Por problemi, të paktën këtë bindje kam krijuar unë se në këtë fazë problemi ka dalë nga duart e politikës. Politika e ka bërë punën e vetë, politika i aprovoi dhe votoi të gjitha ligjet e nevojshme për të realizuar reformën në drejtësi. Kështu që, politikanë s’kanë më në dorë që të influencojnë mbi reformën. Tani problemi është në dorën e njerëzve të drejtësisë, se sa me dinjitet janë ata, sa me personalitet janë ata, në mënyrë që t’i përballojnë presionet e politikës.

-SPAK dhe BKH do të asistohen nga FBI dhe ekspertë ndërkombëtarë. Mendoni se falë tyre do të vijë dita e arrestimeve “Vip”?

Shiko unë nuk them dot arrestime “Vip”. Por them që SPAK-u do të bëjë punën e vetë dhe misionin për të cilin është krijuar. Domethënë duke pasur në radhët e veta njerëz me eksperiencë në vendet e tyre dhe që në një farë mënyre nuk kanë njohje këtu, nuk kanë lidhje, nuk kanë ato që zakonisht i kanë shqiptarët që kufizojnë, pasi vend i vogël jemi, ne njihemi të gjithë me njëri-tjetrin.

Kështu që, duke mos e pasur këtë dhe janë të çliruar nga ky ambient nga ky presion, unë them që FBI dhe ekspertët ndërkombëtar do të ndihmojnë goxha, që Struktura e Posaçme Anti-korrupsion. Unë mendoj që SPAK-u të bëjë punën e vetë. Pastaj do të vijë puna tek arrestime “Vip”, s’do vijë, unë uroj që SPAK të bëj punën dhe të bien në rrjetën e tij të gjithë ata që e meritojnë. Pra, janë peshq të mëdhenj apo jo, nuk ka rëndësi.

-Ju keni qenë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe në jo pak raste ka pasur akuza se zyrtarë të ndryshëm kanë fshehur pasuri jashtë vendit. Se e lehët do të jetë të identifikohen pasuritë e zyrtarëve të korruptuar?

Shiko nuk do të jetë e lehtë, por nuk është e pamundur për të identifikuar pasuritë e zyrtarëve të korruptuar jashtë vendit. Sigurisht që nuk është e lehtë. Kjo pasi ka një gjë, ata njerëz ose më saktë ata zyrtarë që kanë fshehur pasuritë nuk janë njerëz të thjeshtë, në kuptimin që për sa kohë kanë arritur në nivele të larat në politikë, administratën shtetërore, apo instancë tjetër të shtetit. Sigurisht, ata kanë meritat e tyre dhe këtu vlen një fjalë e urtë e popullit, i cili thotë: “Di të vjedhësh, di. Di të fshehësh, nuk di, pra mos vidh”.

Domethënë ata që kanë vënë dorën në pasurinë e shtetit ose që janë të korruptuar duke marrë dhe dhënë ryshfete nga biznesmenë të pandershëm, nga kriminelë, etj. Ata përpara e kanë menduar se si do t’i fshehin pasuritë e tyre. Kështu që, procesi është një proces i vështirë.

Por megjithatë nuk është i pamundur. Implikimi i partnerëve tanë shumë të rëndësishëm sikundër janë amerikanët dhe evropianët, e lehtëson këtë problem dhe bëhet më e lehtë identifikimi i pasurive të të korruptuarve. Kjo edhe nisur nga fakti që ka kohë që në sistemin bankar kanë ndryshuar shumë rregulla dhe shumë ligje sa i takon llogarive të pa prekshme. Kështu që, unë besoj se nuk ka asnjë të pamundur në këtë pikë.

-A duhet të ketë drejtësi për dosjet që janë mbyllur politikisht?

Sigurisht! Por duhet të dini një gjë se nuk ka gjë të mbyllur tani. Absolutisht nuk ka asgjë të mbyllur. Kështu që, drejtësia do flasë edhe për to.

-Mendoni se mazhoranca do t’i shkojë deri në fund shkarkimit të Presidentit Ilir Meta nga detyra?

Nuk di ta them këtë gjë. Megjithatë, shkuarja deri në Komisionin e Venecias i bie që ta largojë problemin nga zgjidhja. Kështu që, nuk e quaj se meqenëse ka shkuar në Venecia do të bëhet. Mendoj se është lënë për të fituar kohë edhe për të marrë një opinion ndërkombëtar. Pra, e shtyn problemin.

-Si e shihni situatën në Partinë Demokratike, a vijon Berisha të bëjë ligjin ende në këtë parti?

Edhe pse unë nuk e njoh Partinë Demokratike nga brenda, besoj që po. Të paktën nga çfarë shohim nga jashtë për PD-në, unë besoj që po. Në Partinë Demokratike nuk bëhet asgjë pa dijeninë e Sali Berishës.

-Po distancimin e kreut të PD, Lulzim Basha nga Presidenti Ilir Meta. Sikundër është çështja e dekretit, si e shihni?

Ky distancim i Bashës nga Meta është një lëvizje dhe strategji taktike. Meqenëse ai thotë se nuk hyj në zgjedhje pa largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që presidenti thotë se data kur duhet të mbahen zgjedhjet vendore është 13 tetori dhe nuk e prek aq fortë largimin e Ramës, duke qënë se kreut të shtetit nuk i takon të përfshihet në këto çështje. Kështu që, ky është një distancim taktik. Unë dëgjova sot (dje) një njeri të Partisë Demokratike diku në një studio televizive që tha se jemi gati që të diskutojmë por mbetej gjithmonë me atë që duhet të ikë Rama nga kryeministër. Kështu që, nga kjo pikëpamje do të ketë një diferencë Basha dhe Meta. Kjo është e gjitha.

7 komente në “Fatos Klosi: Ja si do të zbulohen paratë e fshehura nga pushtetarët, politika ka filluar të dridhet”

  1. Qylafi says:

    Klosi di cdo gje por nuk i tregon, boll o kloss se je i pabesueshem me keto meselera me xhixhilera

  2. Erion says:

    Me duket vetem mua apo vertet nuk do behet gje edhe pse ngrihen institucione te posacme per gjykim? nuk e di por sic do shqiptar apolitik, mendoj qe dhe e gjithe kjo propagande nuk eshte se do sjelli ndonje te mire ne gjykimin e pushtetareve dhe ishpushtetareve,,,korrupsioni PO do bjeri, por jo nga pushtetaret ne instancat me te larta, por ne punonjesit e ulet te administrates nga frika se “peshku vogel” e ha gjithmone i pari,,, nuk mendoj se Shqiperia ka “kellqet” e duhura per te realizuar cdo “mrekulli” per te cilen propagandohet nga keto “institucione” te posacme…ndoshta jam i gabuar, ndoshta skeptik, ndoshta mosbesues, ndoshta ne Shqiperi ka vdekur shpresa qe nje e mire e tille mund te ndodhe per kete e quajme “mrekulli”, ndoshta ndoshta vertet ndonje (ish)pushtetar e gjykojne sic duhet sa per qy e qafe, por nje shprehje e vjeter thote: ujku qimen e nderron por zakonin se harron,,, kjo vlen per pushtetaret tone, per ish pushtetaret dhe per brezat politikane qe po vijne,,, si ka mundesi qe me analiza te thjeshta dhe kerkime ne internet, nuk ka nje politikan ose pushtetar qe mos ti kete dale nami per vjedhje ose afera korruptive,,, si ka mundesi qe keta fshatare, maloke dhe analfabet nuk u ngopen njehere qe te ikin ku te duan me te gjitha leket qe kane vjedhur dhe te lene popullin te udhehiqet sic duhet dhe me standarte bashkohore ne menyre permiresimin e ekonomise dhe jetes ne vend,,,

    Dakort, nuk jemi i vetmi vend ne bote qe ben korrupsion, qe vjedh, qe pastron para, qe ka aktivitete te paligjshme etj etj se dhe ne analfabetet shqiptar nga jashte kemi mesuar sepse deri dje (dhe pse mendoj qe vazhdojme) kemi qene analfabet dhe nuk dinim (dhe vazhdojme mos te dime) se cfare do te thote edukim, arsimim, e drejte, moscenim i te drejtes se tjetrit, demokraci,,, por si nuk doli nje BURRI shqiptar me “kellqe” qe me nje dore te forte te vendoste ne vend nje “diktat” (kujdes se eshte ne thonjza) qe te merrej per referim dhe ne vitet ne vazhdim,,,

    Ne kemi z.Basha qeka vjedhur e vrare sa ska me, kemi z.Meta sa ka vjedhur sa ska me, kemi z.Berisha sa me mire mos flas fare, tani dhe z.Rama qe ka vjedhur sa ska me,,, e ardhmja jone parashikohet me njerez si z.Veliaj, si z.Balliu, si znjsh.Spiropali etj. me radhe,,, vertet mendojme qe keta felliqesira do mendojne per vendin, do gjykojne shoket e tyre dhe partneret e tyre ne aferat korruptive? seriozisht mendojme qe do gjykohen kriminelet dhe kontrabandistet “Vip-a” (as vetes nuk i besoj kur po e shkruaj kete fjale) dhe me pas keta palo pushtetare e politikane mos kene asnje mbeshtetje per zgjedhjet e ardhshme? pse me cfare do ti organizojne zgjedhjet keta? si do ti marrin votat partive te tjera pervecse me leke, dhune ose presione e frike,,,

    Pse vertet duhet te mendoj qe 15 gjyqtare te zgjedhur (i heq kapelen per perzgjedhjen, per mos perfshirjen ne afera ose te pakten pjesa me e madhe e popullit nuk di gje, dhe i vleresoj per guximin) por pse vertet 15 burra e gra familje do gjykojne keta (ish)pushtetare, keta qe te vrasin naten e te bejne qoken diten? nese keshtu duhet te ndodhe, atehere mendoj qe keta 15 guximtare duhet te ruhen cdo sekond nga Garda dhe USHTRIA sepse ne te kundert do kene presione nga me te ndryshmet,,, dhe nuk mendoj qe asnjeri nga ta (shpresoj madje te gabohem) do vendosi punen dhe gjykimin e paanshem edhe pse ne presione te ndryshme dhe nder me ekstremet,,,

    Jetojme ne nje vend qe edhe nese Populli ngrihet, edhe nese ngrihet dhe ndodh kjo mrekullia qe te ngrihemi se nuk jemi nga ata popuj ne, perseri klasa jone politike qe eshte gati per ne pushtet, eshte trajnuar nga kjo klase dhe palo politikane hajdute qe ne kemi aktualisht dhe gjate ketyre 30 viteve,,, pra jane mesuar mire si te pasurohen,,,sic kjo klase e jone politike u mesu dhe trajnua nga klasa e vjeter politike e proletarit politik te viteve perpara 90′,,, dhe u mesuan shume mire me ideologjine: ose merrja ti ose do e marri nje tjeter (por asnjehere populli) dhe me idene nese nuk “vret” i pari do tet “vrasin” (si politikisht, si personalisht, si fizikisht, si psikologjikisht dhe po ashtu dhe moralisht)… ja pra nga cili trend vijne keta pushtetaret tane (pak rendesi ka partia sepse njesoj jane,,,hajdute te rendomte te veshur me kostum)…

    Ndoshta jam i gabuar, ndoshta skeptik, ndoshta mosbesues, ndoshta ne Shqiperi ka vdekur shpresa qe nje e mire e tille mund te ndodhe per kete e quajme “mrekulli”, ndoshta ndoshta ka ardhur vertet momenti i nje “revolucioni” te papare ndonjehere ne historine shqiptare, por nuk e perjashtoj mendimin e ngulitur ne koke qe PO sa per sy e faqe ndonje do gjykohet, ndonje oficeri i shkreti do haj se ka vendosur firmen me urdher dhe ka marre 1% qoke kur te tjeret kane marre 19% (se mesa di une nga 10% ka shkuar ne 20% qoka), ndoshta dhe do behen disa “ligje” per te ardhmen, dhe ndoshta dhe do bejne nja dy operacione blic per kapjen e ketyre “Vip-ave” ne menyre qe ta shikojne te gjithe neper televizione (se zakonisht keshtu behet propaganda) dhe nderkohe qe televizionet, pseudo analistet shqiptar dhe cdo diskutim neper kafene te jete per keto “gjykime”, te ndertohet imazhi i nje institucioni te suksesshem per me pas te harruar cdo gje dhe vazhduar jeten normale deri sa pas 5-10 vitesh te rikthehemi perseri ne diskutimet qe korrupsioni eshte rritur perseri e te rikthehemi edhe njehere ne ndonje ide inovative ne krijimin e ndonje institucioni tjeter por kesaj here ta ndertojne ne HENE sepse ne ne trojet shqiptare zorr se do kete ngelur ndonje shqiptar nen moshen 40 vjec dhe atyre pleqve te shkretet qe do kene mbetur skane cti bejne se me leket qe femijet e tyre emigrant i dergojne, do ja dalin te jetojne,,,

    Ndoshta jam i gabuar, ndoshta skeptik, ndoshta mosbesues, ndoshta ne Shqiperi ka vdekur shpresa, ndoshta ndoshta,,,edhe per kete vend ka nje fije shprese qe dicka te permiresohet,,,

    P.S: ky eshte vetem mendimi i nje te riu, i palidhur absolutisht me politiken dhe pa asnje lloj ngjyrimi politik, prandaj mund te shani sa te doni sepse do mendoni qe do jem i paguar nga ndonje parti, ose mund te lexoni shkrimin dhe te mendoni bashke me mua,,,ju ftoj te beni kete te dyten,,,

  3. Shtrigat dhe shtrigerit says:

    Po Klosi ? A eshte i korruptuar ? Ska mundesi Po te flesh me qent do te gdhihesh me pleshjta ! Nuk besoj ne ndeshmerine e ketij spiuni 007 bllokmen ! !

  4. Gjergj says:

    Pa Klsh e prokurori te pavarur e profesionale gjithe krimi e kortupsioni do bejne palle ketu e duke e bere kete vend te shemtuar,jo motivues e te pajetueshem. Dhe paguajme miliarda leke per to.Keto duhen cuar ne burg te paret e te pareve.

  5. Lili says:

    Per vka kujtoni se shkoj Rama ne Turqi?

  6. !1!1! says:

    E shoh me skepticizem punen dhe rezultatet ,qe duhet te bejne e te arrijne anetaret e SPAK-ut. Hajdutlleku galopant nga politikanet e te dy kampeve nder vite dhe drejtesia korruptive shqiptare kane krijuar imunitet te paprekshem. SPAK-u do te jete nje show. Ne nje menyre a tjetren anetaret e tij do te jene te gllaberuar nga lideret e hajdutllekut,dhe SPAK-u do te dergoje para drejtesise ndonje peshk sardele dhe kaq. Pallavra qeveritaresh!!!! Si mundet te shpresohet per vendosjen e drejtesise ,ne kete vend te kalbezuar ku gjithkush e gjithcka e ka nje cmim !!??

  7. EJ says:

    Ore nuk bëhet. Kanë 3 vite që pëllasin reforma në drejtësi , reforma në drejtësi. Edhe kur të krijohen institucionet e duhura ato thjeshtë do vegjetojnë me vite të tëra mbi dosjet që kanë zënë pluhur.
    Në Shqipëri shprehja është:
    ‘Po ça ke mor burrë që shqetësohesh ,se do bëhet, to hajt pimë një kafe njëherë tani’ e kështu vazhdon avazi përditë..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje