Pas konfirmimit të kohëve të fundit që cikli menstrual nuk ka ndonjë përfitim shëndetësor, gratë kanë filluar të përdorin kontraceptivë për ndalimin e tyre.
Për disa, është një mënyrë për t’i dhënë fund dhimbjes kapitëse ose mendimeve të errëta, për disa, është thjesht çlirim nga gjakrrjedhja.
Ndërkohë që një valë e re e autorësh dhe aktivistësh të feminizmit po u bën thirrje grave të përqafojnë idenë e mensturacioneve si pjesë të tyren, ideja e shmangies së plotë të tyre mund të duket radikale.
Teknologjia po përparon. Kontraceptivët, tashmë nuka janë vetëm për parandalimin e shtatzënisë. Një rënie e kohëve të fundit të shitjeve të tamponëve lidhet me faktin se grate po përdorin metoda kontraceptive që ndalojnë ose lehtësojnë menstruacionet e tyre. Rreth një e pesta e femrave që përdorin implantin kontraceptiv nuk kanë më gjakrrjedhje, shumë marrin tableta kontraceptive pa pushim gjersa arrijnë të njëjtin rezultat etj.
Duke i parë menstruacionet si një pjesë themelore të ritmit të trupit – diçka që duhet të durohet, apo edhe festohet çdo muaj është vetëm njëra anë e medaljes. Tjetra është dhimbje, problem, ndryshime të humorit etj. Shumë gra ndihen të bllokuara në një cikël që mund të jetë i paparashikueshëm, i papërshtatshëm dhe i pakëndshëm.
Menstruimi është procesi me të cilin trupi nxjerr nga mitra vezën e pafertilizuar, të shkaktuar nga nivelet luhatëse të hormoneve estrogjenit dhe progesteronit. Mospasja e ciklit menstrual nuk krijon një “mbingarkesë”, ai nuk është i nevojshëm për “pastrimin e trupit”. Menstruacionet, megjithatë, mund të përkeqësojnë paaftësitë fizike ose probleme të shëndetit mendor përfshirë endometriozën dhe depresionin.
Dr. Jane Thomas, një gjinekolog specialist në spitalin universitar Homerton në Londër, thotë se cikli menstrual kaq i shpeshtë është një fenomen modern: historikisht, gratë e kalonin shumicën e kohës së tyre shtatzënë ose duke ushqyer me gji (gjë që vonon kthimin e ciklit).
Pra, nëse gratë nuk duan një periudhë, a ka ndonjë arsye mjekësore që duhet ta kenë? Shumë mund të habiten kur mësojnë se përgjigja e shkurtër është: Jo.
Ndërsa Thomas vëren se një cikël i rregullt është tregues i shëndetit të mirë, Dr. Anne Connolly, e klinikës “Shëndeti i Grave për Kolegjin Mbretëror të Mjekësisë”, thotë se gjakrrjedhja nuk ka ndonjë përfitim për së paku nëntëdhjetë e nëntë përqind të tyre.
Shumë forma të reja kontraceptive, përfshirë implantin kontraceptiv dhe injektimin, sistemin intrauterin (spiralja hormonale) dhe pilulën “mini” vetëm për progestogjen, janë të krijuara që të merren vazhdimisht, që do të thotë që shumë përdorues mund të kalojnë pa probleme muaj apo vite pa gjakrrjedhje.
Përfitimet mund të jenë të panumërta, nga kursimi i parave, zbutja e problemeve shëndetësore, përfshirë sindromën ovarian polycystic (PCOS), në të cilën ekziston rreziku i krijimit të qelizave problematike në shtresën e mitrës.
Gjithsesi pasja ose jo e një cikli menstrual mbetet gjithnjë një zgjedhje e gruas, sipas kushteve dhe rrethanave të saj të përveçme. /The Guardian, përgatiti Erina Çoku/
Perkthim medioker nga dikush qe s’ja ka haberin minimalisht mjekesise. Aq rende eshte perkthyesja, sa fjalen “period” e perkthen periudhe dhe jo mentruacion…
Kjo eshte reklame per farmacite qe shesin kontraceptive,. Jo pa qellim “harrohet” te permendet qe te gjitha kane efekte anesore, kryesorja e te cilave eshte qe jane kanceroze!! Mjafton te lexosh fletet shoqeruese te çdo kontraceptivi dhe e gjen atje kush duhet ti perdore e cilat jane risqet qe sjellin keto lloj ilacesh,. U bene te gjitha gazetat agjenci marketingu
Jo vetem kaq, por nuk duhet te nderhyjme ne ciklin menstrual natyror, pasi kryen funksion kunder infeksionit.
Nuk eshte thjeshte vetem veza e pafekonduar qe duhet te dale jashte.
Menstruacionet realizojne vetpastrimin dhe nga vezhgimi pas daljes, grate i drejtohen mjekut kur e shohin te arsyeshme dhe mjeket jane ne gjendje te percaktojne nese eshte i domosdoshem mjekimi specifik.
Ju lutem tregoni kujdes nga keto lajme me nje informacion jo vetem keqinformues por edhe keqdashes. Vajzat dhe grate, trupin e tyre e kane te ndertuar ne nje menyre te tille qe te kene stabilitet hormonal pa patur nevoje per ti suplementuar nga jashte me hormone. Jane pikerisht kontraceptivet, armiku me i madh i trupit te vajzave dhe grave. Infertiliteti ne mase eshte rritur per shkak te perdorimit te shtuar te metodave kontraceptive. Nese do ndertoja nje formule per kontraceptivet do ta formuloja: kontraceptive=vdekje hormonale. Lereni trupin te jetoje ne normalitet dhe mos e komandoni me trurin e reptilit te mediokreve dhe sharlataneve apo me pangopesine e tyre.