Bllokimi i “Stena Impero” në nguhticën e Hormusit ngjall shqetësim ndërkombëtar dhe nxit kritika të ashpra ndaj Iranit. Gjermania dhe Franca kërkojnë lirimin e “menjëhershëm” të saj. Britania kërcënon Iranin me sanksione
Në grindjen mes dy vendeve shkaku janë dy anije. Fillimish tbritanikët bllokuan një anije iraniane ҁisternë në Gjibraltar. Irani menjëherë pas kësaj konfiskoi një anije britanike. Londra kërcënon me sanksione.
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe Hunt mund të shpallë masa diplomatike dhe ekonomike, njofton “Daily Telegraph”. Ndër këto masa mund të jetë edhe ngrirja e pasurive. Britania e Madhe, sipas këtyre njoftimeve, mund të insistojë, që të rivendosen sanksionet e OKB-së dhe të BE-së kundër. Sanksionet u shfuqizuan më 2016 pas marrëveshjes atomike me Iranin.
Britania e Madhe i këshillon anijet tregtare britanike, tani për tani t’i shmangen këtij kalimi të rëndësishëm detar kryesisht për tregtinë mbarëbotërore të naftës. Ministri i Jashtëm, Jeremy Hunt, shkruante (20.0) në Twitter, që ky veprim i Iranit është “një shenjë shqetësuese”, se Irani “mund të ndjekë një shteg të rrezikshëm të qendrimit ilegal dhe destabilizues”. “Reagimi ynë do të jetë i menduar mirë, por robust”, deklaroi ai.
Perëndimi kërkon lirimin e anijes britanike ҁisternë
Ministria e Jashtme në Berlin i bëri thirrje “insistuese” Teheranit, që ta “lirojë menjëherë” anijen ҁisternë, e cila lundron nën flamurin britanik. “Qeveri Gjermane e dënon ashër bllokimin e anijes tregtare në Gji”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë. “Kjo është një ndërhyrje e pajustifikueshme ndaj një lundrimi civil, gjë që e ashpërson edhe më tej gjendjen e tensionuar.” Një tjetër përshkallëzim, sipas deklaratës, “do t’i minonte të gjitha përpjekejt që po vazhdojnë për gjetjen e një rrugëdaljejej nga kriza aktuale.”
Ngjashëm është shprehur edhe Franca. Ministria e Jashtme në Paris e dënoi rreptë bllokimin e anijes britanike dhe shprehu “shqetësim të madh” për incidentit.
Gjendja tej mase e acaruar
Edhe SHBA e dënuan veprimin e palës iraniane në ngushticën e Hormusit. Uashingtoni deklaroi, se do ta përforcojë edhe më shumë praninë ushtarake të SHBA-së në rajonin e Gjirit. Për herë të parë që nga viti 2003 do të dislokohen sërish trupa të SHBA-së në Arabinë Saudite. Mediat amerikane bëjnë fjalë për 500 forca./dw/