Restaurimi i “Notre Dame”: Donatorët më të mëdhenj kanë dhuruar vetëm... 18 milionë£

20 Korrik 2019, 17:06Bota TEMA

Dy miliarderë që u zotuan për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame”, kanë dhuruar më në fund 18 milionë £, pasi i turpëruan publikisht.

Më i pasuri i Francës premtoi se do të dhuronte 800 milionë £, për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame”, pas zjarrit, por muajin e kaluar një përfaqësues i Fondacionit “Notre Dame”, ka thënë se askush nuk ka dhënë asnjë qindarkë, deri më tani.

Bernard Arnault, i cili është pronar i markave “Fendi” dhe “Louis Vitton”, si dhe Francois Pinault, i cili zotëron markën “Gucci”, dhuruan paratë si një ‘paradhënie’, për të ndihmuar në sigurimin e ndërtesës, në mënyrë që të fillojë puna restauruese.

Zyrtarët shprehen se shumë prej personave që dolën vullnetarë në dhurimin e parave, për të rindërtuar “Notre Dam” kanë pritur për të dëgjuar se çfarë do të përfshijë restaurimi, përpara se ata të vendosin se për cilën pjesë do të paguajnë!

Skuadrat e specializuara po punojnë ende për ta bërë ndërtesën të sigurt, sepse disa pjesë të ndërtesës janë delikate, pasi zjarri e la strukturën e tij të paqëndrueshme.

Fondacioni “Notre Dame”, i cili po menaxhon projektin në emër të shtetit, vlerëson se kjo punë do të zgjasë rreth katër muaj, deri në përfundim të punimeve.

1 komente në “Restaurimi i “Notre Dame”: Donatorët më të mëdhenj kanë dhuruar vetëm… 18 milion룔

  1. Love Laberi says:

    Na plasi trapi per notra damin…notra dami gjate ketyre viteve ka nxjerre miliarda ng biletat..le ta ndertoje vete…Franca “demokratike” qe hedh bomba qindra mijera dollareshe mbi kokat e fukarenjeve na dashka edhe ndihma per murishte..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje