Pas zhurmës së madhe që po bëhet rreth shanseve për arrestimin e Ramushit, pasi ta marin në pyetje në Hagë, Fevzo ka qetësuar popullin, duke shpjeguar pamundësinë e një akti të tillë.
Në një postim të tij, Fevzo shpjegon se Gjykata e Hagës e ka çuar fletëthirrjen pa njoftuar më parë emisionin “Opinion”, dhe kësisoj ai është i pavlefshëm.
Ja si e arsyeton ai:
“Gjykata speciale për krimet e luftës në Hagë, ka bërë një akt të paprecedent, duke i çuar fletëthirrje për në Hagë, Ramush Haradinajt, pa lajëmruar më parë emisionin “Opinion”.
Ky është një skandal me përmasa ndërkombëtare, i cili nuk mund të kalohet lehtë.
Asnjë politikan shqiptar nuk është thirrur, nga asnjë Prokurori, pa më lajmëruar më parë mua që ta marr në emision.
Ju kujtoj se Saimir Tahirit i shtyva datën e arrestit vetëm se duhet ta kisha në emision.
Kështu ka ndodhur dhe me disa raste të tjera.
Ilir Meta po ashtu më ka premtuar se nëse i vjen ndonjë sinjal nga drejtësia, do të vijë në “Opinion” në një emision maratonë.
Pra ky tani është një ligj i pashkruar, që e zbaton çdo vend dhe çdo Prokurori.
Haga nuk mund të bëjë përjashtim.
Më keq akoma, Ramushi, që e paska ndjerë fletëthirrjen, paska dhënë intervistë një ditë më parë tek Adriatik Kelmendi, i cili përpiqet të më imitojë mua në emision, në udhëtime dhe gjithçka.
Sa për dijeni, unë jam 63 udhëtime para tij, dhe kam mbi 90 vende që unë kam shkuar dhe ai nuk ka shkuar akoma.
Ndaj nuk mund të krahasohemi dhe nuk mund të fyhet një personalitet si Ramushi, që intervistën e fundit para burgut, ta japë tek “Rubikon”.
I kam shkruar për këtë Gjykatës së Hagës dhe sapo të më vijë përgjigje, do të lë pushimet dhe të realizoj intervistën.
Sipas burimeve nga Gjykata e Hagës, ka tri mundësi për Ramushin.
Ose e arrestojnë, ose e lënë të lirë, ose e lënë me detyrim paraqitje.
Të shohim se çfarë do të ndodhë, por të gjitha këto do të ndodhin pasi ta marr unë në emision.”
“Te shohim se cfare do te ndodhe…”, nje perle e vogel ?