3-vjet nga reforma në drejtësi, Meta: I lumtur që i qëndrova besnik Komisionit të Venecias

22 Korrik 2019, 15:00Politika TEMA

Ilir Meta ka reaguar në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi.

Në një shënim në facebook Meta shkruan se  është i “lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika”.

“Krenar që 3 vjet më parë, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese. Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces.

I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika. 

Një falënderim të veçantë kam sot edhe për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjen e Zbatimit të Ligjit në Departamentin Amerikan të Shtetit të asaj kohe, z.William Broënfield, për mbështetjen dhe inkurajimin që më dha, që Reforma në Drejtësi të ishte gjithpërfshirëse dhe të miratohej me konsensus të plotë në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot pas 3-vjetësh, secili nga ne mund të bëjë vlerësimet e tij për këtë reformë. Bazat e ndryshimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë janë në ligjin themeltar të shtetit dhe të qarta si drita e diellit.

Por vetëm falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh. 

Lidhur me çështjen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional. 

Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, mbrojtjes së interesit publik, dhe garantimit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë.”- shkruan Meta. (TemA)

6 komente në “3-vjet nga reforma në drejtësi, Meta: I lumtur që i qëndrova besnik Komisionit të Venecias”

  1. BLLOKMENI says:

    Hipokrizi deri ne qelize. Hajduti thot kapeni hajdutin. Po mos ishte faktori nderkombetar Berisha me kompani dhe Meta me kompani nuk do te shkonin kurre ne votim. Tregoni cfare ju than ne vesh te huaj qe shkuat si pula ne votim te 140. Jua tha edhe Ngjela atehere qe si ceco do te shkoni dhe e bete . Thua valle se ju dogj barku per kete, apo menduart qe te shikojme cdo te ndodhe te shpetojme pasurite. Faktet e mevonshme tregojne kete gje , i vute gure dhe kercunj , por kure nuk do ta ndaloni. Fakti qe dy personave te dolen hapur kunder reformes si Saliu dhe Petriti, jua kane hequr vizat eshte treguesi me sinjifikativ se cfare keni bere per te realizuar deshtimin e saj. por mbas qafe e keni. Kush te rroje do ta gezoje duke ju pare te lepini gjirizet.

  2. ©KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kur PD u largua nga Parlamenti , Meta e mbeshteti me konsensus ,me shpres se votimi nuk do realizohej
    Ishte faktori nderkombtar ai qe I futi ne votim ku votuan pro 140 deputet !
    Meta nuk ka asnje merite ,ai ishte ne pritje qe ky votim te deshtonte .

  3. DinPaku says:

    Per ke e ke fjalen, o president, per Reformen ne Drejtesi apo per Ramaformen?

  4. X says:

    Meqe nuk i qendrove besnik popullit dhe Shqiperise, ke gjete Komisionin e Venecias per te bere be lirshem

  5. "Ramaforma" says:

    Qesharake kjo dekllarate, nuk besoj se oshte mire presidenti, i cili deri die e ka konsideruar kete reforme me emertimin “RAMAFORMA” bashke me gruan e tij, si shpjegohet qe sot dekllaron se kjo reforme oshte e mire dhe eshte miratuar me nderhyrjen e ketij “Burreci”, ky qenka i cmendur

  6. Cuku says:

    O Like Hajduti.
    E ke pare ne pasqyre ate qe ke mbi shpatulla qe ti I thua gabimisht koke si te ka ngelur si kungull
    E ke nga halli I Recit
    Se sa e do Reformen ne Drejtesi ti mor hajdut e di I gjithe Populli
    Kur do dhe ti te hedhesh hi syve njerzve u shofte dynjaja
    Duro Like duro dhe pak se do e shofesh te sateme bashke me Mona Kokemadhen,e ca te tjere rrotull teje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje