FOTO LAJM: E akuzoi se ka ndikuar te vendimi për Skënderbeun, Takaj më parë e përqafonte Dervishin

23 Korrik 2019, 22:41Sport TEMA

Ardjan Takaj, pasi u çertifikua nga UEFA dhe CAS-i, si një president i korruptuar pasi e ka përdorur klubin e Skënderbeut për të përfituar milona me shitje ndeshjes, prej dy ditësh është hedhur në sulm duke tentuar që të heq përgjegjësinë nga vetja.

Në konferencën për shtyp të bërë pak ditë më parë, Takaj hodhi akuza në drejtim të një personaliteti të nderuar siç është Eduard Dervishi, i cili punon në Federatën Spanjolle të Futbollit duke deklaruar se ky i fundit ka gisht në dënimin e Skënderbeut.

Akuza pa asnjë fakt, por thjesht shashka të një presidenti i cili është futur në histori si i vetmi president futbolli që ka shitur ndeshje, duke njollosur rëndë imazhin e futbollit korçar dhe atij shqiptar.

Në një foto të siguruar nga Gazeta TemA shihet Ardjan Takaj së bashku me Eduard Dervishin, të cilët më parë kanë qenë miq dhe sot e akuzon pabesisht pa asnjë fakt si një person që ka ndikuar në dënimin e Skënderbeut.

Ndaj e vërteta është se përgjegjësi kryesorë për shkatërrimin e Skënderbeut që u dënua për trukime nuk është Eduard Dervishi por vetëm një person, Ardjan Takaj, që prej disa ditësh nuk po lë media dhe shtype sportive  duke ulëritur për të larguar sado pak përgjegjësinë nga vetja. (TemA)

9 komente në “FOTO LAJM: E akuzoi se ka ndikuar te vendimi për Skënderbeun, Takaj më parë e përqafonte Dervishin”

  1. Takaj Mafiozi says:

    Bravo Fatjon Baze qe nxjerr te vertetat

  2. Korca says:

    Njeri ordiner,,,,,,, i zhytur ne borxhe shkatrroi skenderbeun

  3. Niku says:

    Takaj, ky model i korupsionit ne sport duhet te denohet penalisht per poshtersite e pafund! Korca nuk duhet ta mbaje me turpin Takaj e kompani, me ne krye Boden, qe nuk lane gje pa bere per t’u pasuruar ne menyren me te shemtuar mashtrime e trukime ne sport. Ligji duhet te veproje. Nuk e kuptoj pse drejtesia nuk fillon hetimin tani qe edhe hetimi i UEFA dhe CAS u perfundua.

  4. FSHF MAFIA says:

    Fatjoni me gazeten tema po ju çjerr masken o maskarenj,,,, qe po e turperoni shqiperine

  5. mond says:

    shkateruan Skenderbeun???? para 10 vitesh Skenderbeu ishte nje ekip qe binte e ngjitej cdo 2 vjet ne superiore, ne presidencen Zeqo-Takaj shkroi historine qe do doje kushedi se sa vite per tu perseritur, te tjerat jane cmire dhe inat se nuk ishte ekip i Tiranes, se nuk mund te imagjinohet ekip province me kaq sukses, nqs kane blere e shitur ndeshje shume mire kane bere, kjo eshte sot bota e sportit ndryshe si mund te sigurohen buxheti dhe cdo mbeshtetje per ekip cilesor, pse ekipet e medha mbajne ne bluza emrat e kompanive te basteve???? ata (UEFA) thone ..”beni si themi ne por jo si bejme ne”… po Dinamon e Zagrebit sa e bleu Skenderbeu??????? nje gje duhet te kuptoni te gjithe , Skenderbeu ishte nje pasuri kombetare dhe me rezimin e tij nuk humbi Korca por me shume humbi futbolli shqiptar, qe nuk do kete me ate nivel kampionati, dhe mjaft na treguat per ndershmeri dhe moral, se ne kete vend nuk ka pike kuptimi…

  6. Artur says:

    Se kuptoj dot ku e gjen gjithe kete mllef kunder Skenderbeut gazetari i Temes(patjeter tifoz i Partizanit).Por vetem objektivitet nuk eshte.Ne shqipteret besoj jemi nder te vetmit popuj qe kenaqemi kur i nxjerrim syte njeri tjetri.Vazhdoni me me furri se “mbaresia” do tju ndjeke.Suksese te metejshme Fatjon(nuk po ta permend mbiemrin sepse kam respect per inteligjencen e Meros) ,vazhdo se mbase ngrihesh ndopak nga niveli mjeran ku perpelitesh.

  7. Albann says:

    Kjo eshte nje shqnje qe ky Dervishi s qenka engjell…U prish pazari qe s perqafohen me?Taken e morem vesh qe eshte dallaveraxhi.Po ky Dervishi pse pushtohej kaq me nje dallaveraxhi?????

  8. Lelo says:

    Qe ka shitur ka shitur, po fakti esht qe te gjitha klubet shqiptare perfshi dhe partizanin kan shit e ble sipas qefit. KY esht problem shqiptar jo vetem I korces qe ju dha nje denim I tepruar

  9. Arifi says:

    O Mond ! Te thuash provinc per Korcen i bie qe nuk e njeh fare dhe as e di ku bie!! Aq me keq po qe se je Korcar. Esht qytet qe rezaton kultur dhe ka nxjer kushedi sa talente ne te gjitha sportet. Esht me e emancipuar se Tirana o Mond djali. Kur ka ekzistuar Korca Tirana ka qen katund. Lexoe historine. Keqardhje per ekipin dhe tifozat Korcar por ky takaj e ka pak te ndiqet penalisht se e perdori ekipin per interesat e tij menskine.. u tall me nje qytet te ter. Skenderbeu i takon tifozave jo kti legeni qe e mori ne qafe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje