Pas rizgjedhjes për një mandat të dytë, Veliaj ftohet në SHBA për të prezantuar Tiranën

23 Korrik 2019, 14:06Sociale TEMA

Pas marrjes së votëbesimit nga qytetarët edhe për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ftuar në Shtetet e bashkuara të Amerikës për të prezantuar Tiranën dhe projektet transformuese të saj.

Kryebashkiaku do të hapë Kongresin vjetor me temë “Qytete që rriten me gjelbërim”, ku marrin pjesë mbi 1.000 kryetarë bashkish dhe menaxherë qytetesh nga 200 bashki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kanadasë.

Rasti i Tiranës është përzgjedhur si një histori suksesi, ku transformimet kanë përfshirë gjithë territorin, por edhe kanë mobilizuar çdo grupmoshë, nga adoptimi i kopshteve dhe i konvikteve, tek mbjellja e pemëve dhe krijimi i parqeve të reja në Tiranë, Farkë e Kashar.

Veliaj thekson se ndonëse ka ende shumë punë për të bërë, kur shqiptarët mobilizohen bashkarisht, mund të bëjnë transformime që bien në sy. “Tirana nuk është perfekt, ka ende shumë punë! Por, jam krenar që kur ne shqiptarët mobilizohemi i madh e i vogël, bëjmë transformime që bien në sy! Namin tonë në botë e kemi në dorë vetë – mjaft të vazhdojmë me punë e përkushtim”, shprehet ai.

Plani Vendor për Tiranën 2030, transformimi i Sheshit “Skënderbej” dhe fokusi tek investimet urbane për krijimin e “Pyllit Orbital” përreth qytetit, kanë tërhequr vëmendjen edhe të drejtuesve të qyteteve të tjera dhe të urbanistëve në të gjithë botën.

Në vitet e fundit, konferenca “Greater & Greener” ka tërhequr folës dhe liderë nga mbi 20 vende, duke përfshirë kryebashkiakun e qytetit të Nju Jork-ut, Michael Bloomberg, kryebashkiakun e San Franciskos, Ed Lee, Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom etj.

6 komente në “Pas rizgjedhjes për një mandat të dytë, Veliaj ftohet në SHBA për të prezantuar Tiranën”

  1. Cecile f Melville says:

    E kane thirrur ne USA per ti thene’ “Kemi shume vite qe po perpiqemi te bejme udheheqesin e ri te Shqiperise pas Rames dhe akoma ke mbetur dru” Se kuptojne akoma se pyjet dhe parqet qe Veliaj ka bere jane nje fllucke sapuni. Thjeshte perpiqen ta vene ne faqen e pare te gazetes, perndryshe njerezit do thone” Kush eshe Erjoni”?

    1. Shqupisti leshedhise says:

      Pyetja me e sakte eshte qe kush je ti? Mos je ndonje prodhim haremi i Lulushes me Monikun apo nje hibrid i dale nga presidenca e Vicidolit? Personalisht jam i bindur qe eshte ose njera ose tjetra.
      Ca beri Lulushje mer tyc pervec therrjes barbare te dashit te shkallet e bashkise per inaguriin e tij si kryetar hajdut?

  2. mirel says:

    KUR te shkosh ne amerike erion shiko sesi I kane bere pusetat anes rruges atje ,,,,dhe ashtu sic e kane bere ata beji dhe ti ne tirane ,,,,,sepse po I nderton gabim,,,,duke I vene pusetat mbi nivelin e rruges ,,,ne vend qe te jene 5cm poshte nivelit te rruges,,.//////

  3. bonehead says:

    Konferenca “Greater and Greener” bëhet për drejtuesit e programeve të bashkive për parqet natyrale.
    Shumë pak kryetar bashkish marrin pjesë, sepse nuk është pjesë e punës tyre.
    Por si ide ka që drejtuesit e bashkive të hapësirës natyrale të dëgjojnë edhe mësojnë se çfarë funksionon ose nuk funksionon kur ndërrmeren projekte të tilla.
    Besoj Veliaj ka nevojë për disa ditë pushim, se ndryshe do kishte lejuar drejtorin e parqeve në administratën e tij të udhëtonte për këtë conference

  4. Flutura says:

    …edhe katundaret e njohin lali Erin, druvaret jo, se dijne vetem dru me pre.

  5. Saras says:

    Ke thene llafe me peshe ti o komentuesi me nik te ngaterruar..
    Na dole ti qe te vleresosh pushtetaret e Amerikes ,Kanadase e me gjere.
    Dini vetem te beni gam-gam e ham-ham si zagaret e rruges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje