Këngëtari ugandan, Bobi Wine, ylli i muzikës pop dhe deputet i vendit afrikan, njoftoi sot se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2021.
Ai do të sfidojë kreun ekzistues të shtetit, Yoweri Museveni, i cili gjendet në pushtet që nga viti 1986.
“Në emër të popullit të Ugandës, Ju sfidoj për zgjedhje të lira dhe të drejta në vitin 2021”, tha Boby Wine.
Këngëtari 37-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kyagulanyi Ssentamu, e quan veten “presidenti i getove” dhe është një kundërshtar i ashpër i Musevenit.
Vitin e kaluar ai u arrestua me akuza për tradhti për hedhjen e gurëve në procesionin presidencial, por më pas u lirua me kusht.