BE hap proces gjyqёsor kundёr Hungarisё

26 Korrik 2019, 09:29Bota TEMA

Hungaria ndjek një politikë të ashpër azilimi. Qeveria e kryeminstirt Orban nuk frenohet as prej fushatave të shpifjes. Meqënëse ky vend nuk ka reguar ndaj paralajmërimeve duhet të përgjigjet para Gjykatës Europiane.

Gjykata Europiane në Strazburg është aktivizuar, pasi ligji i ashtuquajtur “Stopp-Soros” në Hungari ҁon në kriminalizimin e ndihmës për refugjatët dhe kufizon edhe më tej të drejtën e azilimit, vuri në dukje Komisioni i BE-së.

Brukseli do që me padinë ndaj qeverisë së djathtë nacionale të kryeministrit Viktor Orban ta detyrojë atë, që të tërheqë ligjin e diskutueshëm. Në këtë ligj përfshihet edhe rregullorja për të ndaluar ndihmat për azikërkuesit në emër të një organizate.

Punonjësit e organizatave të ndihmës për refugjatë mund të dënohen me heqje lirie deri në një vit. Nëse Gjykata Europiane i jep të drejtë Komisionit të BE-së, Hungaria mund të ndëshkohet me gjoba të detyrueshme, për t’i ndryshuar këto rregullore të diskuteshme.  Kjo është padia e parë e Komisionit të BE-së në Gjykatën Europiane. Në vitin 2017 Komisioni dy herë iu drejtua Luksemburgut në një rast për procesin e azilimit në Hungari dhe në një rast tjetër për ligjin e arsimit të lartë.

Fushatë shpifjesh kundër Sorosit

Qeveria e Orbanit kaloi në parlament më 2018 ligjin e ashtuquajtur “Stopp-Soros. Emërtimi i ligjit me “Stopp Soros” i referohet miliarderit liberal nga SHBA George Soros. I mbijetuari i Holocaustit i lindur në Hungari mbështet me fondacinet e tij humanitar një sërë organizatash civile, që ndihmojnë refugjatët dhe azilkërkuesit.

Qeveria hungareze e akuzon Sorosin, se po sjell një numër të madh emigrnatësh myslimanë në Europë. Një pllakatë e kritikuar në mbarë BE-në së fundi shpif ndaj tij duke e cilësuar si një demon që i fryn në vesh presidentit të Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker.

Komisioni i BE-së vendosi gjithashtu, t’i drejtohet me një shkresë Hungarisë, sepse njerëzve që ndodhen në procedurat e kthimit në zonat hungareze të tranzitit nuk u jepet ushqim. Shkresa udhëzuese është hapi i parë drejt një procesi për shkelje procedurale.

lh/jj (dpa, afp, kna)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje