Gerhard Progni dhe Tomislav Bushiç nuk do të jenë më pjesë e skuadrë së Teutës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi durrsak përmes një njoftimi për shtyp ku thekson:
“Klubi i futbollit Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Gerhard Progni dhe Tomislav Bushiç.
Mesfushorif dhe sulmesit i ka perfunduar kontrata me Teutën.
Të dy lojtarët, i’u bashkuan skuadrës sonë sezonin e kaluar.
KF Teuta falenderon Gerhard Prognin dhe Tomislav Bushiç për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë!”, thuhet në njoftimin e klubit bregdetar. (TemA)