VIDEO: Partizani skandaloz, në Moldavi duhet një mrekulli!

25 Korrik 2019, 19:30Sport TEMA

Nga Champions League në Europa League, muzika nuk ndryshon! Partizani vazhdon të tregojë se sulmi jo vetëm që nuk është pika më e fortë, por që skuadra e ndërtuar nga drejtuesit e kuq, bashkë me zgjedhjen e trajnerit italian Lerda, deri tani ka qenë plotësisht e dështuar.

Nëse eliminimi ndaj Qarabag mund të ishte i justifikuar deri diku, në Champions League, përballja me Sheriff Tiraspol, të paktën në letër, duhet të ishte shumë më e lehtë. Por, në “Selman Stermasi”, të kuqtë bëjnë edhe më keq se sa ndaj kampionëve të Azerbajxhanit dhe humbasin 1-0 në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues.

Trajneri italian bëri disa ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjet e fundit, por sërish loja la për të dëshiruar. Tentativa nga jashtë zone të gjitha të gabuara dhe për asnjë moment duke rrezikuar portën e moldavëve, që pasi shpërdoruan një rast flagrant, gjetën golin me Tambe, teksa ishte edhe dhuratë e portierit Alban Hoxha.

Ato pak tifozë të pranishëm në temperatura rreth 36 gradë celcius, sfiduan vapën dhe iu përgjigjën thirrjes së klubit, por në fushë spektakli ishte i shëmtuar.

Në pjesën e dytë, Lerda provoi të ndryshonte duke hedhur në fushë edhe Asanin, Ekuban dhe duke debutuar Aristoteles Romero, por asnjë ndikim nuk pati. Në fund, pas 96 minutash, arbitri vërshëlleu fundin e ndeshjes. Sheriff fiton në Tiranë dhe, tashmë, në Moldavi, do të duhet një mrekulli. Feston shqiptari Latifi, zhgënjehen të kuqtë!

2 komente në “VIDEO: Partizani skandaloz, në Moldavi duhet një mrekulli!”

  1. respekt says:

    Ku ishte Partizani? Fanella ishte e Partizanit, ata ishin ballista.

  2. ©KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Luajme akoma futbollin standard….!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje