Bracelona gati një miliard euro të ardhura në sezonin 2018-2019

25 Korrik 2019, 14:59Sport TEMA

Klubi spanjoll “FC Barcelona” mbylli vitin fiskal 2018-2019 me të ardhura rekord që arrijnë deri në 990 milionë euro, njoftoi sot ekipi katalanas, që synon të arrijë një miliardë euro në vitin 2021.

“Edhe një herë, ne jemi të kënaqur që të konstatojmë kemi arritur të ardhura prej 990 milionë eurosh, një shifër rekord për vitin e gjashtë radhazi për Fútbol Club Barcelona”, njoftoi zëdhënësi i ekipit spanjoll, Josep Vives në faqen e internetit të “Barcelonës”.

Një rritje e të ardhurave me rreth 76 milionë euro në një vit, sepse gjatë sezonit 2017-2018, “Barcelona” kishte regjistruar të ardhura prej 914 milionë eurosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje