Kukësi prezanton trajnerin e ri, Shpëtim Duro: Duam titullim kampion!

25 Korrik 2019, 10:54Sport TEMA

Shpëtim Duro është zyrtarisht trajneri i ri i Kukësit. 59-vjeçari u prezantua në ambientet e klubit verlindor në kryeqytet nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi, që mendohet se ka qenë “çelësi” I arritjes së marrëveshjes mes presidentit Safet Gjici dhe trajnerit tiranas.

Duro merr detyrën e lënë nga Ernest Gjoka, që u shkarkua nga Gjici për shkak të dështimin të skuadrës në përballjen e dyfishtë me Debrecenin që në raundin e parë të Europë League-s.

Duro do të ketë si objektiv titullin kampion, trofe që verilindorët e kanë fituar vetëm një herë, pikërisht me Ernest Gjokën, që mbylli përvojën e dytë te verilindorët.

“Përgjegjësia? Puna e trajnerit është në çdo skuadër përgjegjësi. Edhe ky fillim në drejtim është përgjegjësi edhe më e madhe sepse Kukësi këto vite, ka qenë ndër më te mirët në kampionat.

Kukësi? Ka qenë protagonist me Skënderbeun e Partizanin, ka fituar trofe dhe përgjegjësia ekziston. Por është kënaqësi dhe falënderoj drejtuesit presidentin për besimin për të drejtuar skuadrën. Tani është fillimi dhe është pozitive për të gjithë sezonin.

Janë skuadra kryesore si Partizani e Kukësi që çdo trajner nuk mund t’i refuzonte. Unë kam qenë edhe më parë alternative. Më bindi projekti objektivat skuadra cilësorë që ka.

Gjici? Puna e trajnerit e tillë është patjetër që Gjicin e dimë është hera e parë që bashkëpunoj. Është ambicioz ka fituar shumë në këto vite. Ai përmirësohet dhe çdo vit bën ekip të fortë. Kush investon gjithmonë bën maksimumin. Unë këto i kam marrë parasysh e shpresoj të bëjmë më të mirën

Merkatoja? Nuk ka arsye për te ndërhyrë fuqishëm në merkato nëse do të ketë largime do i zëvendësojmë. Të gjithë e dimë që është skuadër cilësore. Kam mendimet e mia në disa pozicione e do punojmë me Nexhipin me të cilin kam bashkëpunuar ndryshe. E kam pasur sportist tani e kam shef.

Sot po nxjerr sekret, që ofertën e parë që Gjici i ka bërë një trajneri shqiptar në 2012 i pari në tavolinë isha unë, sa ika nga Skënderbeu. Nuk ishte Kukësi i 2012 ai që ka bërë histori.

Nexhipi? Me nderimin kemi bashkëpunuar mirë te Shkëndija e Partizani, mund të jem krenar për të si trajner, ka bërë karrierë e nëse më ka vlerësuar ndjehem krenar.

Partizani? Te Partizani kam punuar, jam rritur, aty kam qenë trajner. Dua ta përgëzoj për titullin, por jam profesionist. Ndoshta mund të kthehem, janë zgjidhje drejtuesish. Nuk e mohoj se kam ndërtuar karrierën por si profesion do të bëj maksimumin për Kukësin.

Loja? Nuk i kam qejf këto termat ekip sulmues janë demode. Gjithmonë kam bërë skuadra të ekuilibruara të vendosura ndryshe nga niveli i kampionatit çdo ndeshje. E rëndësishme që skuadra të funksionojë.

Kukësi dhe Partizani janë skuadrat kryesore edhe këtë vit besoj. Si mendojmë si do ta përballojmë ne Partizanin duhet te mendojnë edhe ata për ne. Puna ime fillon sot dhe do të shohim kush largohet e afrohet në 2-3 pika. Sezoni ka qene pozitiv fitoi trofe e bëri mirë be europe. Skuadra është me nivel po të shohim si përshtatet në fushë.

Për Skënderbeun më ka ardhur keq se jam pjesë e historisë së tij, është fakt. Partizani është kampion qe duhet rivalizuar. Të shohim edhe të tjerët që kanë bërë merkato

Dje rashë dakord sot është prezantimi. Ka problemet kontraktuale klubi ndërsa ato teknike do bëj unë listë qe të jetë skuadër cilësore por edhe me konkurrencë në çdo repart. Mund të ketë largime por 70-80% do të jetë

Gavazaj nuk ka nevojë për koment është ardhje shumë cilësore. Dakun e kam ndjekur me Kosovën është i ri por me të ardhje jashtëzakonisht pozitive.

Ramën e kam thënë para një muaji që është një lojtar me vlera jo me Kukësin por me ekipin kombëtar. Nuk di mirë situatën, është në bisedime klubi me Valdetin”, tha Duro.

1 komente në “Kukësi prezanton trajnerin e ri, Shpëtim Duro: Duam titullim kampion!”

  1. Feniks says:

    Urime dhe suksese sa me shume,z.Shpetim Duro,nje trainer i talentuar,fjale pak,por pune shume!
    Mbi te gjitha tek Kukesi do te kene fitim vetem ne se respektojne trainerin ,qe te ben per vete edhe nga ana njerezore!
    Me Shpetim Duron kush qahet,ka peshtyre veten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje