Trajneri i Sherif Tiraspolit, Zoran Zekiç, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp për të folur për takimin e nesërm që do të luajë në “ Selman Stermasi” kundër Partizanit, sfidë e vlefshme për turin e dytë eleminator të “Europa League”.
Në fjalën e tij, Zekiç tha se e ka ndjekur Partizanin në dy përballjet kundër Qarabag, ndërsa shtoi si i trembet motit të nxehtë nesër në Tiranë,
“Jam shumë i lumtur që erdha në këtë qytet të mrekullueshëm.
E kam ndjekur Partizanin në 2 përballjet ndaj Karabakut. E di që ka ndryshuar stilin e lojës me trajnerin e ri që ka ardhur. Di që luan shumë mirë në mbrojtje. E njoh Solomonin sepse ka luajtur në Kroaci.
Pres shi. Për 2 ndeshje kemi ndryshuar shumë lojtarë. Kemi vetëm 20-30 ditë që luajmë bashkë. Ndonjëhere dhe unë nuk e di çfarë pres nga ekipi tim.
Nëse Latifi luan siç ka luajtur me Skënderbeun 2 vite më parë do të jetë super për ne. E kam parë duke luajtur 3 vite më parë në kampionatin shqiptar. Pati shumë probleme te Pushkash sepse nuk luajti shumë. Ai ka kohë, por unë nuk kam kohë.
Shpresoj që kjo nuk do të ndodhë. E di që problem mund të jetë edhe koha. Mund të jetë nxehtë. Dimë që edhe tifozët këtu janë të zjarrtë. Dhe kushtet atmosferike nuk janë në favorin tonë. Dua që skuadra ime të luajë futboll, të bëjë paraqitje të mirë. Duhet të shënojmë, por sesi do dalë rezultati, nuk mund të them asnjëgjë”, u shpreh trajneri i Sherif Tiraspolit, Zoran Zekiç. (TemA)