Barcelona-Griezmann, presidenti i La Ligës: Transferimi mund të bllokohet!

24 Korrik 2019, 16:19Sport TEMA

Kalimi i Antonie Griezmann nga Atletico Madrid-i te Barcelona mund të bllokohet sipas presidentit të La Liga-s, Javier Tebas.

Zyrtari i lartë i kampionatit spanjoll ka folur në lidhje me kërkesën e Atletico Madrid-it për të anuluar kalimin.

Kryeqytetasit pretendojnë se marrëveshja mes palëve është arritur para datës 1 korrik kur klauzola e francezit nga 200 milionë euro ulej në 120 milionë euro.

“Mund të bllokojmë transferimin e lojtarit. “La Liga duhet të vendosë se çfarë vendimi të marrë. Atletico akuzon Barcelonën për kalimin e Griezmann-it në Katalunja.

Ka një ekip që është vënë në lëvizje për të kuptuar dhe marrë vendimin në lidhje me çështjen”, – tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje