Marrëveshja mes klubit të Kukësit dhe mbrojtësit të majtë Simon Rrumbullaku ka përfunduar.
Pas disa negociatave mes drejtuesve të Kukësit dhe futbollistit për të zgjatur bashkëpunimin, ka qenë dëshira e mëngjerashit për të provuar një eksperiencë të re jashtë Shqipërisë.
27-vjeçari, i cili i’u bashkua skuadrës verilindore në merkaton e dimrit të sezonit futbollistik 2016 – 2017, arriti të fitontë titullin Kampion, Kupën e Shqipërisë si dhe Superkupën.
Nderkohë, Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshes me Deian Boldor.
Nbrojtësi 24 vjeçar nga Rumania, i cili është në pronësi të klubit Italian Hellas Verona, mbërrin te kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit për një vit.
Boldor i cili ka qenë pjestar i ekipeve përfaqësuese U-17 dhe U-21 të Rumanisë, përgjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në skuadrat italiane Roma, Peskara, Bolonja dhe sezonin e fundit te Foxhia.
Gjithashtu mbrojtësi ka qenë edhe pjesë e ekipit Montreal Impakt në Amerikë.
Boldor i është bashkuar menjëherë skuadrës dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Lerda për përballjen e Europa League ndaj Sheriff Tiraspol.