Juventusi ka fituar në kuadër të turneut të njohur si International Champions Cup.
Bardhezinjtë italian triumfuan kundër Interit fal penalltive 4-3, pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1-1.
Të parët në epërsi kaluar nerazzurët fal autogolit të shënuar nga Matthijs de Ligt në minutën e dhjetë. Mbrojtësi holandez e futi topin në rrjetën e skuadrës së tij, pas rivënies nga këndi që e ekzekutoi lojtari i Interit.
Gjashtë minuta para përfundimit të 45 minutshit të parë rast të mirë patën Ivan Perisic (’39) si dhe Marcelo Brozovic (’41), por nuk arritën të mposhtin portierin e torinezëve, Sczcezny.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat megjithëse kampionet italian e kërkuan rrugën e golit per te barazuar shifrat.
Adrien Rabiot (’54) e Cristiano Ronaldo (’57) kishin raste të mira për të barazuar rezultatin, por para portës ishte i sigurt Handanovic.
Megjithatë, Ronaldo arriti ta barazonte rezultatin në të 68 minutë nga gjuajtja e lirë, ku një lojtar i Interit e devijoi topin me kokë.
Shtatë minuta më vonë, sërish portugezi kishte një rast të mirë për të realizuar gol, ku u tregua i ngathët para portës edhe pse e kishte kaluar portierin slloven.
Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu fituesi u përcaktua pas gjuajtjeve te penalltive.
Në ekzekutimin e penalltive më të mirë ishin futbollistët e Juventusit, ku triumfuan me rezultat 4-3.