Tirana nuk fiton as në miqësoren e dytë, mposhtet nga Dukagjini

24 Korrik 2019, 19:01Sport TEMA

Tirana është mposhtur në miqësoren e dytë në në Maqedoninë e Veriut ku po kryen fazën përgatitore.

Bardheblutë u mposhtën me rezultatin e ngushtë 0-1 përballë ekipit të Dukagjinit të Kosovës të cilët triumfuan fal një goli të shënuar nga pika e bardhë në minutën e 85-të të takimit.

Në pjesën e parë trajneri Ardian Mema aktivizoi nga minuta e parë: Abibi, Doka, Karriqi, Osmani, Ismajlgeci, Celhaka, Batha, Daja, Cale, Torasa, Muci.

Ndërsa në pjesën e dytë u aktivizuan: Qirko, Hoxhallari, Imami, Muca, Goxha, Cake, Celhaka, Batha, Cikani, Ismajlgeci, Dunga

Ky ishte testi i dytë miqësorë për Tiranën pas sfidës së parë me Renovën që u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje