Ka humbur prej shumë kohësh nga panorama futbollistike, por nga larg, jashtë vendit, Skerdi Bejzade nuk harron Partizanin, ish-ekipi i tij në kohën e Albert Xhanit.
Pikërisht te të kuqtë do të mbyllte karrierë si futbollist në vitin 2011 dhe më pas ndërmori atë si trajner po për pak kohë, aq sa drejtoi edhe Kamzën në Kategorinë e Parë me të cilën u ngjit në Superiore.
Në një status të postuar nga opinionisti Xhevdet Zekaj në lidhje me rezultatin zhgënjyes të Partizanit në Europë, Bejzade reagon ashpër dhe nuk përdor doreza.
“Nuk e kuptoj! Një trajner që nxjerr kampion ekipin pas shumë vitesh duhet ta lësh aty dhe ta mbarojë misionin në Kupat e Europës, por te Partizani gjithmonë kanë pasur respekt për trajnerët e huaj…”
“Këto mjeshtra që tani merren me sport nuk e di se kush i flet në vesh, flas për presidentin apo drejtorin teknik Rama. Këto janë mjeshtrat e sportit që i bëjnë këto dhe dëgjojnë disa ku**a që i dërdëllisin të veshi, jo hiqe këtë jo mbajë atë, kështu funksionon aty. Eshtë një sëmundje e gjatë kjo në futbollin shqiptar dhe presidentat tanë”.
“Aty duan të të bëjnë për zar! Kam qenë te Kamza trajner dhe nuk ka ndërhyrë kurrë as Naim Qarri dhe as Xhelal Mziu. Dolëm me sukses të ngjitemi në Superiore, por aty varet karakteri i trajnerit dhe disa nuk pranojnë, të tjerë pranojnë dhe kështu që dihet se si shkon pazari”.
Po ky mziu mzati ca flet my ca ka qene ky. Mbase paska qene puntor fushe.
Fole ti qe je rraf me shpusha pse nuk lat neshjen me ferencvaroshin .ma men ke pas dhe floket e gjata atere