Veta e parë njëjës: Si e arsyeton Edmond Budina mosprishjen e godinës së TK-së, pa iu bërë vonë për mendimin e aktorëve të tjerë

26 Korrik 2019, 09:41Kulturë TEMA

Edmond Budina…Shumëkush mund ta ketë dëgjuar për herë të parë këtë emër, edhe për çështje moshe. Eshtë njeriu që papritmas është vënë në krye të rezistencës për mosprishjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

I është bashkuar në këtë kauzë vëllait të tij, Robert Budina.

Në fakt më shumë është njohur Mondi. Vjen nga kasta e aktorëve të komunizmit, ku si për ironi fati edhe rolet i ka patur me figura komunistësh.

Më shumë në kinematografi se në teatër. Te ky i fundit, gjithashtu ka luajtur një rol komunisti, te pjesa “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës.

Ama shkroi emrin e tij në Lëvizjen Dhjetoriste, pasi ishte ndër të parët pedagogë të arteve, së bashku me Arben Imamin, që iu bashkuan kauzës studentore dhe vunë firmën në krijimin e PD. Por kurrë nuk bëri karrierë politike. Përkundrazi, vijoi me jetë artistike por si i ikur në Itali.

Vitet e fundit u rikthye si regjisor me filmin “Ballkan Pazar”, ku ndërkohë ishte dhe vetë protagonist. Gëzon reputacionin e një njeriu idealist, por në artin skenik nuk i përket majave të elitës.

Nëse pyet ndonjë nga lidershipi apo militanca opozitare se ç’do veçonte te Edmond Budina në kuptimin artistik të fjalës, nuk besoj se do kishte një përgjigje.

Kjo vlen dhe për sa e sa të tjerë që mbrojnë kauzën e mosprishjes, ku duhet theksuar se ekziston dhe grupimi tjetër, ai që kërkon të kundërtën, prishjen e të vjetrit për një të ri, por që nuk kanë zbritur dhe ata në shesh.

Publikut që ndjek zhvillimet i duhet kujtuar se aty mungon elita e vërtetë; mungon Timo Flloko, Viktor Zhusti, Eva Alikaj, Elida Janushi, Margarita dhe Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Reshat Arbana, pa dyshim i madhi Robert Ndrenika, Birçe Hasko, Xhevdet Ferri, ish-drejtori i TK-së, Armando Bora, një ndër pararojat e regjisurës teatrore në 25 vite, Gëzim Kame, po ashtu një moment i gjallë i regjisurës teatrore, Mirush Kabashi, Vangjel Toçe, Pandi Siku, Sadush Ylli, Anastas Kristofori, e sa e sa të tjerë.

Por le t’i kthehemi Edmond Budinës. Në një prononcim për Zërin Amerikës, ai ofron arsyet se përse nuk do prishjen e godinës ekzistuese.

Dhe është shumë interesante pse. Sepse, ai vetë, nuk del dot mbi nostalgjinë dhe e gjitha personale.

Budina shprehet në vetën e parë njëjës, duke iu referuar vetëm asaj që ndjen ai dhe jo të tjerët po si ai, kolegët. Këta të fundit i injoron tërësisht, jo drejtpërdrejt, por duke patur vetëm ndjesitë e si referencë.

Dhe ky është një problem i madh në qasjen ndaj çështjes, edhe moral padyshim.

Pas Budinës i vjen radha një tjetër emri nga ata në krye të refuzuesve, Kastriot Çipi.

Mjafton të thuhet se shumëkush mund ta ketë dëgjuar për herë të parë këtë emër ç’prej kur nisi kriza e Teatrit e jo thjesht për arsye moshe.

Eshtë mirë që ata që disa prej atyre që çiren për godinën e TK, të kenë së paku një prestigj artistik…(Tesheshi)

16 komente në “Veta e parë njëjës: Si e arsyeton Edmond Budina mosprishjen e godinës së TK-së, pa iu bërë vonë për mendimin e aktorëve të tjerë”

  1. BLLOKMENI says:

    Gabimi me i madh eshte qe teatri trajtohet si prone e aktoreve, po te jete keshtu atehere edhe futbollistet nga me i moshuari deri tek me i riu duhet te moslejonin prishjen e stadiumit qemal stafa dhe ringritjebn e te riut, me idene se kemi barazuar me gjermanine perendimore (superfuqia e kohes ne ato vite) apo kemi mundur Belgjiken, barazuar me Ajaxin , etj etj.
    Kjo, te dashur lexues, eshte nje loje politike ku fshihen interesa ekonomike, eshte nje presion qe i behet firmes qe do te zhvilloj kete projekt per te marre pjesen e vete edhe Luli. Eshte mesuar qyl si puna e vjehrit te tij.(eshte bere ves i fisit te tij).
    C`pun ka Edmond Budina e sorollopi i tij te pengojne zhvillimin, po ne qytetareve te Tiranes qe edhe ekemi frekuentuar ate teater , a nuk duhet te pyetemi. Por pergjigja jone eshte vetem vota qe hedhim cdo 4 vjet. Aty lexohet edhe deshirat tona per zhvillimin e ketij vendi qe kemi ne ne mendjen tone dhe qe perfaqesohet nepermjet te votuarit tone. Mondi me sorollop vec jetes se partise qe bejne tek PD le te mobilizojne votuesit qe te votojne per ate qe nuk e do kete ndryshim. Dhe populli do te vendosi , jo nje palo marreveshje qe ishte si pjesa e fundit te shfaqjeve qe u dhane ne ate teater te mbaruar.

    1. Apo jo? says:

      E drejte, keta jan thjesht punonjes ne teater, por shfrytezojne gjoja si pale e interesuar e duhen pyetur.
      Une do thosha ta shesim godinen nje privati e me pas ai te beje si ti daje shpirti me kete karakatine.
      Shteti e Bashkia del jashte loje e nuk ka me vemje politike qe mund te shfrytezouje situaten.

  2. BRSS says:

    KY BUDINA ESHTE GJE ANTAR I PD KUSH TA KA LEN TEATRIN JOTEM APO YTAT MOR PLER TEARI SI HALE APO SHURRTORE DO PRISHET DHE TI DO NA RRUASH KARIN DEBIL

  3. robert says:

    Ik ore plak i rrjedhur. Plehre e Sali shpellarit.

  4. xhoxhi says:

    Ore po e shikoni kush proteston mos prishet?Alabakët që nuk dinë se çështë theatri…Janë kundër të resë pra duan një gërmadhë siç janë vetë…

  5. Engie says:

    As aktorve te tjere nuk ju behet vone per mendimin e Budines. Opinions are like assholes. Everybody has one.

  6. xhesi says:

    Ky i felliqur me emrin Budina, shiti ne menyren me fyese inteligjencen e te nderuareve te pjeses se historise te teatrit dhe jo te godines. Pa u thare boja pa u nenshkruar akt kontrata me nje qe s’ka asnje pergjegjesi mbrojtje apo shpallje apo ndreqje te ketij objekti, qe eshte PD, ja fut me te pire sikur lidhi kontrate dasme. Hiquni dhe larg ketyre qe qajne dhe bejne aktrim tek disa qe nuk dine sa kushton bileta ne teater, dhe kur kane ardhur, kane ardhur te ftuar per te duartrokitur si i ftuar aktorin qe i ftoj. Hiquni ketyre plerave qe ç’do gje duan ta kthejne ne sesben ne parti politike. HIQUNI,LARG.

  7. loni says:

    Kjo puna e teatrit po na ben telef,se KM i RI i Anglise tha ne fjalen e pare se e kemi lodhur popullin Anglez,se ata medemek artistet kane shkruar se teatrin e ka mare ne dore medemek populli dhe nderkohe firmosen letrat pa pranine te poupllit.Kur i intereson populli e duan ta kene ne krah dhe kur nuk i intereson nuk e duan,pra me pak fjale ketu vazhdon propaganda,kush tja fusi njeri tjetrit,vazhdon parrulla Diskutim Vendim Aksion.I ngrihet ne mengjes thote do bej teatro,e diskutuam mbreme,e vendosem mbreme (ne gjume),sot aksion.

  8. Studenti 1 says:

    Te ishte vertet nje proteste e paster e shumices se aktoreve te TK, edhe mund te quhej proteste…….por kur shikon te protestojne disa “aktor” apo dy vellezer, apo disa te tjere qe vetdeklarohen edhe anetar te nje partie politike per mw tepwr bejne edhe akt marrveshje me nje parti opozitare, del hapur qellimi se kjo nisme eshtw e PD.
    Turp per lidershipin e kesaj partie qe ka rene kaq poshte.
    E nisi kauzen e saj me Kuvendin duke
    lene mandatet dhe deshtoi….tentoi ti bashkohet protestes se studentave, deshtoi…..kaloi tek mospjesmarrja nw zgjedhjet lokale ku perseri deshtoi,…..shkoi tek Bulevardi i ri, deshtoi……shkon tet protesta e Unazes, pritet te deshtoje……ka vajtur tek keto aktoret, perseri do deshtoje.
    Nuk mund te bwhet marreveshje me opoziten pasi ajo nuk ka gja ne dore. (Kur te vij ne puahtet……shohim e bejm).
    Marreveshje behet me atw qe ka ne dore drejtimin e vendit.
    Studentet prandaj fituan, sepse nuk lejuan te politizoheshin. Po keshtu edhe protesta per mbetjet kimike, e cila i zbythi plehrat e politikes (Saliu &coo).

  9. eg says:

    Kush e ka shkruar kete artikull?

    Kush eshte ky gazetar qe I ndan aktoret ne aktore elite dhe aktore te seres se dyte?
    Qellimi i artikullit eshte derogativ dhe sulm personal.
    Ai thjesht si qytetar ka te drejte te protestoje dhe pike

    Eshte totalisht gabim qe nje veper artistike te kthehet ne nje qender biznesi.
    E pashe planin arlitektural dhe ndertesa e re ngjan me shume me nje shopping centre se sa nje ndertese teatri. Fakti qe zyra e arkitektures kishte experience ne ndertimin e qenrave tregtare dhe kishin ndertuar vetem nje teter veror, reflektohet ne disanjimin e teatrit.

    Pjesa ballore komplet xham dhe aty do jene dhomat e provave, qe ne nje te ardhme aktoret do mundohen ti mbulojne me perde per te ruajtur privacine dhe kjo do prishi komplet imazhin e nderteses.
    Gjithe ndertesat e reja ne Shqiperi duken bukur per 5 vjet, pastaj shnderrohen ne ca shkaterrina per shkak te cilesise se dobet te punimeve.

    Me shqeteson fakti qe bizneset qe financojne kete ndertim, do marrin per shfrytezim nje pjese te teatrit.
    Nese kjo jepet me lease, per shembull per 25 vjet, jam dakort, por nese per financimin e nderteses ata behen pronare te pjesshem ne qender te Tiranes, nuk jam aspak dakort.

    Protesta nuk eshte thjesht per prishjen e teatrit te vjeter. Ka shume probleme te tjera si arkitektura, kush do jete pronar etj.

    Edhe pse jam nje mbeshtetese e Erion Veliajt, ne kete rast besoj qe ai eshte gabim dhe te mos tregohet kokeforte dhe arrogant.
    Ai shume thesht mund te ndertonte nje teater te ri diku tjeter ne Tirane, por financuesit nuk jane te interesuar te investojne nese teatri nuk eshte ne qender.

  10. Maelga says:

    Edmond Budina ? Nje nga aktoret me medioker te teatrit dhe kinematografise shqiptare.
    Monoton, i merzitshem, dhe aspak interesant.
    Shume nga aktoret e kohes se qoftelargut vetem me lojen e tyre aq profesionale dhe pasionante i benin te shikueshem filmat absurde te asaj kohe.
    Kurse ky Budina jo vetem qe nuk i shtonte gje rolit qe i jepnin, por perkundrazi, me lojen e tij te dobet, mungesen e talentit dhe paaftesine e tij per t’i dhene rolit nje vlere te shtuar, te hiqte cdo deshire per te ndjekur filmin apo pjesen teatrale. Qofte larg te kishte ndonje rol kryesor (pothuaje fare ne fakt), se ne ate kohe nuk nderroje dot as kanal.
    Po marr si reference vitet e Qoftelargut sepse shumica derrmuese e filmave shqiptare u prodhuan ne ate kohen. Sa per Ballkan Pazarin e ketij film pa vlere dhe medioker si dhe vete aktori.

  11. a.f. says:

    Nuk e njoh Budinen nga afer, por nuk kam kuptuar deri me sot ndonje interes personal te tij (ne veten e pare) per sakrificat qe ai po ben ne mbrojtje te Teatrit Kombetar. Duke lexuar kete Flete-Rrufe amorale, tinzare dhe anonime (tipike e kohes se diktatures te sigurimit te shtetit) qe orvatet ta cvleresoje, me krijohet edhe me shume bindja se kauza e Budines eshte e drejte, ndersa tellallet e qeverise te cilet e kane shkruar jane te shitur te mafia e pushtetit.

  12. Buratini says:

    Budina ik ne Itali dhe jr i nderuar. Te paska ngelur ora dhe teuri ne vitet 90 kur je larguar nga Shqiperis. Sonjen e ke grua te mire po ti ngele kokrra e trapit. Po si ngelen mbrapa nga zhvillimi mendor te gjithe qe shkojne ne emigracion., shume cudi.
    Ketu ka zot e ti nuk perfaqeson as gje, kur ju dhimsej kaq shume Teatri pse nuk ndenje ketu e te perpiqeshe bashke me koleget po pate vetem rehatin tuaj ju patriotet prej gjasme.

  13. ardi says:

    une mendoj qe duhet marre mendimi i historianeve arkitekteve urbanisteve pastaj i aktoreve….ndertesa shume me te vjetra sidomos ne europe jane trjatuar e mirembajtur me vone per te ruajtur historine etj. Patjeter qe ata qe ngulin kembe kane perfitimet e tyre monetare e asgje tjeter. Tirana mori fund qe nga ndertimi i rognerit , p kongreseve, e deri tek stadiumi etj….ketuy as politike nuk ka…ketu ka pangopesi ….e kane shkely tiranen…ja moren frymen….eshte sistemi tha e
    rama…..ja ka mbyll gojen ark e historianev me kercenime a me para se di…po ata qe duhet te flasin nuk flasin per kete pune….

  14. timo says:

    Fatkeqësia jote mor Budinë është se gjthmon nxitohesh në marjen e vendimeve të rëndësishme. Nxitove kur dorëzove, i par, librezën e antarit të PPSH-së duke qenë dhe zëvendës sekretar i organizatës së teatrit! Nxitove kur u bëre pjesë e PD-së. Nxitove kur hyre në hollin e teatrit me shokët e tu PD-istë, natën si hajdut dhe thyet si vandalë bustin e Enverit. Nxitove kur u largove nga PD dhe ike për në Itali . Përsëri sot po nxiton duke u larguar nga pjesa më e madhe dhe më e mirë e kolegëve të tu për tju ribashkuar tashmë një partie fantazmë për të shpëtuar kokat e shefave. Veç sot nuk je më Edmondi djalosh, “ku rafsha mos uvrafsha”. Je pranë moshës së tretë dhe në këtë moshë ky nxitim quhet mendjelehtësi.

  15. Petrol says:

    Teatri Kombetar, prone publike, eshte tempul ne toke vakef, permban pasuri materiale, shpirterore, kujtesen dhe vijueshmerine historike te zhvillimit te artit skenik, por edhe me gjere. Ai nuk duhet te prishet, por te restaurohet, e mundesisht te modifiokohet me nje shtese (lart ose anash) qe te sherbeje edhe si muze. Teatri i ri le te behet ne vend tjeter, ai mund te jete me stil modern e me komod, por nuk mund te plotesoje komponentet e tjere. Une nuk bej pjese tek ata qe duan te ndertojne ”boten e re” mbi germadhat e se vjetres, duke e bazuar madje tek ”ceku i bardhe” apo koncensione me borxhe brezash..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje