VIDEO: Ura shembet nga përmbytjet, bien në lumë 2 ushtarë 

26 Korrik 2019, 10:12Lifestyle TEMA

Ky është momenti i tmerrshëm kur dy ushtarë ranë në lum pasi ura që ata po kalonim u shemb gjatë një përmbytje. 

Kinak DaLi dhe Sok Vandy, ushtarë të Divizionit të Këmbësorisë, po kalonin mbi urën e bërë nga drunjtë dhe balta, kur ajo u shemb për shkak të forcës së ujit. 

Si pasojë, ata të dy u zhytën rreth 10 metra dhe rezultojnë të zhdukur që nga aksidenti dje pasdite në provincën Siem Reap, Kamboxhia. 

Një adoleshent vendas ka qenë ai që po xhironte përmbytjen në atë kohë dhe ka kapur momentin kur ura u shemb, duke tërhequr të dy burrat në lumë. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje