36 vjeçarit nga Elbasani i ikën "truri", kërcënon gruan dhe familjarët e saj se do i vrasë me granata

27 Korrik 2019, 10:48Kronika TEMA

Policia ka arritur të parandalojë në krim në familje në Elbasan, duke arrestuar një 36 vjeçar që kërcënoi bashkëshorten dhe familjarët e saj se do i vriste me granatë.

Burri me iniciale F.M., banues në Elbasan, i kishte fshehur granatat në shtëpinë në fshatin Bizhutë e Poshtme.

Policia gjeti dhe sekuestroi 27 granata difensive dhe ofensive.

“Policia e Elbasanit ka marrë  njoftim se ky shtetas kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj, se do t’i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura  në shtepinë  që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme,”-raportojnë uniformat blu.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”.

1 komente në “36 vjeçarit nga Elbasani i ikën “truri”, kërcënon gruan dhe familjarët e saj se do i vrasë me granata”

  1. Detari says:

    mos te dali nga burgu.

    Grate shqiptare mos te martohen me me shqypot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje