Kërcënimet nga Irani, Londra rrit praninë e luftanijeve në zonën e Gjirit

28 Korrik 2019, 17:35Bota TEMA

Një luftanije e dytë britanike mbërriti në zonën e Gjirit për të rritur mbrojtjen ndaj naftëmbajtëseve dhe anijeve të tjera, pas kërcënimeve nga Irani, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

“Destrojeri HMS Duncan do t’i bashkohet fregatës HMS Montrose për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve me flamur britanik nëpërmjet ngushticës së Hormuzit”, sipas ministrisë.

“Liria e lundrimit në ngushticën e Hormuzit është jetësore jo vetëm për BM-në, por gjithashtu për partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

“Ndërkohë që ne vazhdojmë të nxisim një zgjidhje diplomatikë që do mundësojë lundrimin e sigurt pa praninë ushtarake, Royal Navy do të vazhdojë të ruajë anijet britanike deri sa kjo të bëhet realitet”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje