Dy izraelitë të dyshuar për lidhje me krimin qëllohen për vdekje në Meksiko

27 Korrik 2019, 21:10Bota TEMA

Një grua me një parukë bjonde dyshohet se ka qëlluar për vdekje dy izraelitë të lidhur me krimin në një restorant në qytetin e Meksikos.

Alon Azulay, 41 vjeç, dhe Benjamin Yeshurun ​​Sutchi, 44 vjeç, u qëlluan për vdekje të mërkurën.

Gruaja, e cila u arrestua teksa përpiqej të largohej, i tha policisë se ishte një krim pasioni.

Por policia tani po heton nëse në të vërtetë krimi ishte një “larje hesapesh” midis bandave rivale kriminale.

“Motivi i pasionit është hedhur poshtë. Të dhënat na çojnë në lidhjen e ngjarjes me larje hesapesh mes grupesh kriminale”, u tha gazetarëve Ulises Lara, zëdhënës i prokurorëve në qytetin e Meksikos.

Ambasada e Izraelit në Meksikë tha se personat e vrarë kishin precedent kriminalë si në Izrael ashtu edhe në Meksikë, ndërsa media vendase izraelite ka pohuar se Sutchi ishte shumë i njohur me rrethin kriminal në Izrael.

Megjithatë, sipas mediave meksikane, gruaja e quajtur Esperanza N, 33 vjeç, i tha policisë se ajo kishte sulmuar burrat për shkak të një marrëdhënieje romantike që filloi në mediat sociale.

Policia, që po heton lidhje të mundshme me trafikun e drogës, shitjen e armëve apo pastrimin e parave, dhe gjithashtu beson se ajo po punonte së paku me tre bashkëpunëtorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje