Putin paralajmëron botën: Rusia e gatshme të luftojë çdo agresor

28 Korrik 2019, 14:17Bota TEMA

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Marina ruse është e gatshme të luftojë “çdo agresor”.

Këto komente ai i bëri teksa mori pjesë në paradën e forcave detare në Shën Petersburg.

Presidenti Putin nga bordi i një anijeje, në shënimin e Ditës së Marinës në Rusi, tha se kjo ditë nderon “të gjithë ata, që në kohë të ndryshme të historisë i kanë shërbyer Rusisë me nder dhe besnikëri dhe vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë në këta kufij, por edhe larg atdheut”.

Parada detare u mbajt në lumin Neva. Në paradë u përfshinë 43 luftanije dhe nëndetëse, 41 avionë dhe rreth 4 mijë trupa.

Parada të tilla janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Rusisë, por edhe në portin Tartus në Siri dhe në Sevastopol të Gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina më 2014.

Putini po e kalon fundjavën jashtë Moskës, ku mbi 1,300 persona u arrestuan më 27 korrik gjatë një proteste të opozitës.

9 komente në “Putin paralajmëron botën: Rusia e gatshme të luftojë çdo agresor”

  1. Marku says:

    Propogande e paster ruse. SHBA te vetme pa ndihmen e asnje anetari te NATOSs do te ishte ne gjendje qe mbrenda 7 ditesh te mposhte ushtarakisht rusine fashiste ne rast lufte konvencinale . Ndersa ne rast lufte nukleare kjo kohe do te ishte vetem 30 minuta .

    1. jon says:

      Para dis ditesh presidenti i USA tha se” Do na duhet 1 jave qe ta fitojme luften ne Afganistan por do vrasim10 miljon njerez. Pra s’ja vlen”
      Ku e gjete kete nje javoren tende? USA jo vetem humbi luften ne Afganistan dhe Irak por humbi gjithashtu rreth 8 triljon dollare qe i takojne popullit amerikan. Pastaj 30 minutshja jote duket me shume si propoganda e kriminelit Tony Blair kur tha se Iraku per 30 minuta mund te sulmoje Angline. Tani c’fare epiteti do ta quash veten … zgjidhe vete.

    2. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

      mjere verra e suniteve se cdo te heq,i ”gjati” kristian nuk te fal……………….allah uakbar!

  2. Ngatrresaxhiu says:

    Shtoni ne artikull se ne manifestim muaren pjese edhe Luli e Muli si perfaqesuses nga Shqiperia .

  3. Shkullaku Uturaku says:

    Nuk e di kush ka ndermend te sulmoje Rusine? Ndoshta Mongolia, Dagestani ose Cecenia?

  4. Tirana says:

    Marku, e ke gabim. Rusia eshte kocke qe te ngec ne fyt, po e sulmove.

  5. american16al says:

    Tipik diktator, kjo do te thote sipas tij se te gjithe duhet t’i binden se ndryshe e pesojne. ????.
    Putin flet per ruset si dikur Enveri qe hidhte valle ne goje te ujkut. Putin i deshperuar per kapital politik ne bote, kjo nuk vjen me gjuhen e lufter , sepse bota eshte e lodhur me lufte e humbje jetesh pot me promotin paqe , ekonomi dhe bashkepunim. !!!

    1. F.ckPutin says:

      Sa here qe ruset dalin ne protesta kunder Putinit ne Moske ky mafiozi kercenon boten me lufte.

  6. Pilafi says:

    Më duket se e ka kërcënuar Estonia !!! I ka kthyer përgjigje dhëmb për dhëmb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje