Kreu i sindikatës së futbollistëve, Lila: Lojtarët mund të trokasin në derën tonë, ja problematikat kryesore

28 Korrik 2019, 20:39Sport TEMA

Ditën e sotme futbollit shqiptar iu shtua një aset i domosdoshëm si sindikata e futbollistëve profesionistë shqiptarë.

Andi Lila kryetari dhe themeluesi kësaj sindikate shpjegoi për “Digitalb”, çështjet për të cilat ky organizim synon t’u vijë në ndihmë lojtarëve shqiptarë.

“Sinqerisht ndihem i privilegjuar që sot mbyllëm me sukses një punë 3 – 4 mujore. Duke parë problematikat që ka futbollit shqiptar, menduam të krijonim sindikatën e futbollistëve. Ashtu si në çdo fushë në Shqipëri edhe futbollistët hasin vështirësi shumë të mëdha. Tani do jemi një derë ku ata  mund të trokasin. Shpresojmë që të vazhdojmë me ritme të mira e të tregojmë që ne u krijuam në të mirë të futbollit shqiptar”.

“Dua që të rregullojmë kushtet e stërvitjes, kontratat, pagesat e sigurimeve shoqërore. Këtë periudhë kemi parë një problematike të jashtëzakonshme me këto të fundit. Në shumë klube siguracionet e futbollistëve  nuk paguhen prej vitesh” .

1 komente në “Kreu i sindikatës së futbollistëve, Lila: Lojtarët mund të trokasin në derën tonë, ja problematikat kryesore”

  1. Popull pa sindikata says:

    Urime dhe do zoti t ,ja arrish atyre gjerave qe premton.
    Por, shpresojme mos behesh si kryesindikalistet e tjere qe jane thjesht vegla te qeverive.
    Shqiperia eshte i vetmi vend, ku kryeministri mburret qe sindikatat nuk funksionojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje