Për patriotizmin dhe nacionalizmin shqiptar

28 Korrik 2019, 20:10Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Reforma antikorrupsion në Shqipëri, kthimi i fortë i Ramush Haradinajt në Prishtinë, dhe, patriotizmi i ri shqiptar, janë tre ingredienët e ristrukturimit të Arbërisë së Re.

Shqipëria është në Reformë radikale antikorrupsion, duan apo nuk duan kundërshtarët shekullorë të saj.

Reforma shqiptare antikorrupsion ka filluar tanimë në Shqipëri, por shpejt do ta pushtojë të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Në fakt sot janë 8 milionë shqiptarë në këtë zonë ballkanike që po presin reformën antikorrupsion në Tiranë. Dhe ajo tani ka nisur nën drejtimin e politikës amerikanë dhe të Bashkimit Europian.

Europianizimi tërësor i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është nevojë e politikës perëndimore, dhe kjo sigurisht që kërkonte një reformë. Pikerisht këtu qëndron arsyeja që Reforma antikorrupsion u struktura konstitucionalisht nga politika amerikane.

Kjo është një reformë për drejtësinë shqiptare, e cila ka qene e nëpërkëmbur në një shekull rresht nga sunduesit e Shqipërisë. Kjo është arsyeja që ka sjellë me vete edhe një rënië të patriotizmit shqiptar, sidomos në këta pesëmbëdhjetë vjetët e fundit. Prandaj, menjëherë pas saj, do të fillojë të rivlerësohet patriotizmi i ri shqiptar në të gjithë Shqipërinë ballkanike.

Ky patriotizëm do të vijë në ngjitje në Shqipëri, patjetër, dhe si një refleks real i moralitetit të vendosur nëpërmjet drejtësisë shoqërore në shtetin shqiptar.

Shqiptarët ka 100 vjet që po jetojnë në një shtet amoral që iu ka marrë frymën. Por tani, të gjithë shqiptarët e kësaj zone janë në hapat e progresit të tyre bashkues si etni shqiptare me personalitet.

Shqiptarët i bëjnë të gjitha vetë, por ata duan drejtësi. Kjo ka qenë e vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët. Drejtësinë shqiptarëve ia kishte varrosur korrupsioni banal që i ka sunduar ne një shekull rresht. Reforma që po fillon, do të mbyllë gjithçka negative.

Me anë të kesaj reforme, shqiptarët do ta rifitojnë atdheun e tyre, madje edhe të bashkuar. Shumë shpejt, keni për të parë që do të nisë të spikasë realisht patriotizmi i munguar shqiptar, i cili sigurisht që do të vijë e të bëhet tharmi real i bashkimit kombëtar shqiptar, mënjëherë sapo shqiptarët të kenë në Tiranë shtetin e tyre të drejtë dhe të moralshëm.

Në historinë e çdo shteti ka një element që është faktor vendimtar për të ardhmen e tij – ky është patriotizmi.

Duhet ta kuptojmë qartë se patriotizmi krijon karakterin kombëtar të një shoqërie, dhe kontrollin real të një shteti. Por, na duhet të theksojmë se patriotizmi shqiptar ka veçorinë e vet të një vlere të madhe, sepse ai në rastin e Shqipërisë vjen nga Rilindja Kombëtare..

Në Shqipërinë e sotme patriotizmi, nuk mund të thuhet se mungon, por nuk është në lartësinë që i duhet një kombi modern.

Në fakt, janë abuzimet me pushtetin nga liderë të korruptuar dhe antikombëtare, ata që e kanë sjellë gjendjen në këtë pikë. Prandaj, kjo është arsyeja që patriotizmi shqiptar është më i gjallë dhe në lartësi te emigracioni shqiptar në Perëndim, por dhe në Kosovë. Ai shpejt do të rikrijohet edhe në Shqipëri.

Dhe është pikërisht kjo që i ka shqetësuar shumë fqinjët tanë pushtues territoresh shqiptare. Kjo ka shqetësuar edhe korrupsionin e brendshëm shqiptar të të gjitha rangjeve, i cili sot është hedhur në një ndërmarrje antikombëtare duke kërkuar ndihmë sa në Moskë dhe në Beograd, apo në Stamboll.

Në të njëjtën kohë duhet të kuptojmë se fqinjët tanë pushtues, si ngahere, do t’i akuzojnë shqiptarët për nacionalizëm. Por patriotizmi shqiptar që vjen nga Rilindja Kombëtarë asnjëherë nuk ka qenë nacionalizëm.

Rilindasit shqiptarë janë gjithashtu ideatorët e parë të mëdhenj në rrafsh botëror që patriotizmin shqiptar e kalitën dhe e ngritën në një pozicion mbifetar. Gjykimi i tyre sot, që është i shenjtë për shqiptarët se “feja e shqiptarit është shqiptaria”; është unik në botë, prandaj i jep historisë sonë kombëtare një vlerë unike në historinë e qytetërimit modern, në lidhje me patriotizmin. Sot për sot, vetëm shqiptrët janë të kalitur me idenë patriotikë se feja është atdheu, domethënë shqiptaria.

Prandaj asnjëherë patriotizmi shqiptar nuk ka qenë nacionalizëm; por patriotizëm i kulluar me tolerancë të pashembullt fetare dhe drejt shenjtërimit të atdheut.,

Ja si e bën dallimin filozofik mes patriotizmit dhe nacionalizmit, shkrimtari i madh George Orwell, në esenë e tij të famshme, të titulluar, “Shënime mbi Nacionalizmin”. Ai thekson se:

“Me patriotizëm unë kuptoj devocion për një vend të veçantë dhe me një mënyrë të veçantë jetese, të cilin një individ e beson se është vendi më i mirë në botë… Nacionalizmi, në të kundërt, është i pandashëm nga dëshira për pushtet. Qëllimi i palëkundur i çdo nacionalisti është që të sigurojë shumë pushtet dhe prestigj, jo për veten, por për kombin ose shtetin në të cilin ai zgjedh, që, i zhytur në të, të humbasë kështu individualitetin e vet”.

E pra; një i tillë ka qenë gjithmonë patriotizmi shqiptar, ai i cili, pasi na është dhuruar nga Rilindja Kombëtare, tani po pritet të marrë trajtën e vet të iluminuar për të zhvilluar të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, e cila është vetë Arbëria e Re.

9 komente në “Për patriotizmin dhe nacionalizmin shqiptar”

  1. Jovan Reposh Stanish says:

    Tak o Tak o Torrollak

  2. Ceni says:

    Drejtesia ben patriotizmin? Ke harruar farferine avokat. Taman, Taman, ajo e ben patriotizmin.

  3. h says:

    Drejtesia për shqiptarët ka qenë e varrosur nga vetë shqiptarët.
    Duke bërë fajtorë “armiqtë e saj ” nuk i ndihmoni shqiptarët të ndërgjegjësohen.
    E keqja shqipërisë i ka ardhur historikisht nga shqiptarët.
    Dje ,sot , nesër,përjetë.

  4. Ai vete says:

    Po po do behet…
    Do behet me jevgjit qe i kemi ne cdo qytet e qyteze qe edhe vete nuk dine se nga jane e jo me te kene formim patriotik
    Do behet me malazezet dhe turqit e shkodres…qe per dreq o avukat kane dhe mbeshtetje politike dhe gjyqesore
    Do behet me maqedosit e pogradecit…qe jane edhe maqedonas edhe bullgar edhe grek edhe serbë(?!)
    Do behet me greket e gjirokastres dhe te sarandes…pasi te kene “mbrojtur” te drejtat njerzore
    Do behet me shqiptaret vendallinj te tiranes…qe pervec rakise nuk njohin se nga jane
    Do behet me arumunet…qe nuk dine greqisht dhe kerkojne te mbrohet gjuha arumune nga unesko por jane grek(?!)
    Do behet nga kinezet,sirjanet,iranjanet…etj etj qe vine me bollek ne “paterjotizmin” tone
    Do behet nga bolinu italjani qe eshte pro rames por qe ka gazetar nje antishqiptar te deklaruar me ze e figure dhe nje lilitant te lsi-se
    Do behet me fejzon,i vetedeklaruar turk por qe mbron interesat serbe
    Do behet me zhein qe deklaron shqiptar 100 karat por qe tv-ja ku punon u dekrarua nga NATO si kanal tv-je pro rus
    Do behet me sonila mecon…qe per nje te qire eshte e gatshme te nxije cdo qelize te ketij vendi
    Me pak fjale…
    Me evgjit,marazez,serb,turq,grek,arumun,tradhetar dhe kurva do ecim perpara

  5. Drini says:

    Ku e ke pare ti o Taku Reformen Antikorrupsion?
    Kush po e ben ate?
    Kunder kujt drejtohet ajo?
    Jane mbrockulla o Taku,se nuk e lufton korrupsionin ai qe eshte vete i korruptuar!
    Viktimat e vetme te korrupsionit jane vetem qytetaret shqiptare!
    Qe nje shtet te doje ta luftoje korrupsionin ne radhe te pare duhet te degjoje,respektoje dhe zgjidhe te gjitha ankesat dhe denoncimet e qytetareve te tij duke ndeshkuar fajtoret!
    Por nje shtet si ky i Rames,qe nuk ka lene gje pa privatizuar,ka bere te kunderten me ankesat e qytetareve: U KA MBYLLUR GOJEN QYTETAREVE!
    Ne kohen e diktatures komuniste,qytetari i kishte te hapoura te gjitha dyert ku te ankohej,qe nga posghte e deri lart dhe i zgjidhej ankesa ne vend!
    Ndersa sot,zyrtari te poshteron,te zvarrit,te vjedh etj,por nuk te degjon njeri,pavaresisht se ligji te mbron hapur ty!
    Ky shtet mbrron te korruptuarin,qe nga kryeministri Rama!

  6. SPARTAK NGJELA PRESIDENT says:

    TAKU gjithmonè RESPEKTE dhe vetèm RESPEKTE pèr juve ! Je FANTASTIK dhe BRILANT ZOTI AVOKAT NGJELA

  7. Black Eagle says:

    GJIthmone BRILANT

  8. Doni me per Belulin.. says:

    Prit gomar, qe te mbije bar..
    Me kullotat e njoma e fatzeza,
    u nginjen Berisha,
    Meta e Rama,
    me breza,
    te gjithe me radhe..
    Ate qe mbeti,
    po e han Francesco Becchetti.
    Edhe fare pak silazh,
    ka per avokatet me stazh..

  9. rexha 10 says:

    ZOTI SPARTAK.SHqiptaret per te cilen ju flisni kana humbur nje gje te madhe.Ne kemi humbur traditen e harmonise dhe te RESPEKTIT,e te barazise me njeri tjetrin. Kjo ndodhi se u perca nga maskarejte ordinere drejtus e pijanece.
    Tani njerzit nuke vlersohen nga morali ,karakteri,mynyra e te komunikuait,apo nga sjelljet apo nga vjen.NE keto kohra te veshtira vlersohesh ,a ke mike Floririn,Ramen Berishen Lulushin etj.Duke ditur se miqte e ketyre jane vipa ,kriminela vrases,hajduta,athere njerzit e thjeshte nuke mundet te bejne miqsi me keta pelivane te regjur ne te gjitha drejtimet .Kuptohet qe njerzit e thjeshte dalin jashte loje.se per ndryshe do ta kishim te gjithe popullin hajduter e vrases Ja pra pse keta hajdute flasin nen emrin e popullit ,per te mbrojtur maskaralliqet e tyre.Kete e bejne kure u bie bytha ne uje.Si mundet te kape policia vipat ,kure keta vipa bashkeveprojne me qeveritaret qe quhen vipa edhe keta? Ne qoftese nuke respektojne te gjithe ligjet ,dhe ato persona qe nuke jane shqiptare pore jetojne atje nuke integrohen me rregullat e ligjet e shtetit ,ky shtete ka per te mbetur gjithmone nje shtete bananeshe rrumpalle.Iku dhe Rama ,qe e predikonte kaqe shume shtetin ligjore.KY mbasi fitoi zgjodhi shtetin RRUMPALLE TE LIKES FLORIRIT ,APO ATE TE SURRELIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje