Për thirrjen e “sinqertë” të Ilir Metës për dialog!

25 Korrik 2019, 21:03Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Ilir Meta është i bindur se rruga e vetme për tejkalimin e situatës politike në vend, qenka “dialogu politik gjithpërfshirës dhe i sinqertë, që ofron zgjidhje të plotë e përfundimtare”.

Aq i sinqertë ka qenë vetë Presidenti në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger, sa ka deklaruar se “pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe konkrete që kam ndërmarrë deri tani për parandalimin e kësaj situate, përpjekjet janë minuar nga aktorë të ndryshëm”.

A thua se shqiptarët harrojnë se Ilir Meta:

– Nuk bëri asgjë për të parandaluar djegien e mandateve të deputetëve, nga ana e opozitës.

– Nuk bëri asnjë përpjekje për të parandaluar daljen e “Opozitës së Bashkuar” nga Parlamenti.

– Nuk ndërmori asnjë hap për të parandaluar marrëveshjen e Lulzim Bashës dhe Monika Kremadhit për të mos marë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

– U kujtua vetëm pas thirrjeve të prera të ndërkombëtarëve ndaj dhunës së opozitës, për të larë gojën, duke mos u distancuar kurrë dhe duke mos i dënuar asnjëherë molotovët dhe zjarrin kundër institucioneve kushtetutese të vendit.

Si të mos mjaftonin të gjitha këto, Ilir Meta ia hodhi me dorën e tij “benzinën” zjarrit të opozitës, me aktin e paprecedentë të çdekretiimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Për tu siguruar deri në fund se e kishte bërë siç duhet misionin e tij, i futi “për shplarje” më pas edhe një dekret për zgjedhje “të reja” lokale më 13 tetor. E gjitha kjo pasi Kolegji Zgjedhor mori vendim dhe ndërkombëtarët e deklaruan publikisht mbështetjen e tyre për 30 Qershorin.

Ilir Meta thotë se ka dashur të parandalojë këtë situatë. Por e vërteta e thjeshtë është se ai u përpoq vetëm që të parandalonte zhvillimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Të gjitha të tjerat janë veçse përralla, të cilat jo vetëm ai vetë, por as fëmijët e këtij vendi nuk i besojnë dot.

Ai po përpiqet të ofrojë sot publikisht, imazhin e ujkut të veshur me lëkurë qingji, vetëm pasi kuptoi se mazhoranca është e vendosur ta çojë deri në fund procedurën e shkarkimit të tij nga detyra e Presidentit të Republikës, për shkelje të rënda kushtetuese!

Pas kësaj, eja dhe mos e beso po deshe Ilir Metën sot, kur bën thirrje për ta zgjidhur me “dialog të sinqertë”…, situatën politike.

7 komente në “Për thirrjen e “sinqertë” të Ilir Metës për dialog!”

  1. D.H says:

    Te rrinte dhe pak ilir meta pastaj te kujtohej per dialogun !

  2. meta ik says:

    Po po.. eshte aq i sinqert sa ka edhe gruan…

  3. h says:

    Jane përpjekje infantile dhe qesharake të një tëshpëruari.

  4. Jimi says:

    Mire e ka presidenti qe ben thirrje per palet politike, qe te ulen ne dialog. Po kush duhet te jete ai institucion, apo personalitet qe te bej thirrje e te munde te ule ne dialog presidentin me kryeministrin!?

  5. Shoku says:

    Nuk kishte mundesi komunikimi sidomos me Moniken, e cila e pranoi vet se kishte 2 jave qe nuk e kishte takuar. Nuk komunikonte dot se ate dite ishte jashte shtetit dhe kishte harruar telefonin ne Shqiperi, ose nuk i hynin valet ne telefon. Nga ambasada nuk i lejohej te fliste,ndaj koleget e tij opozitar te opozites se bashkuar iken nga parlamenti. Edhe keta qarratenj si besnik qe jane ruajten sa iku presidenti Meta . Ai fesht nga Shqiperia e ata fesht nga parlamenti. Pyeten Dashamir Shehin:
    _ Ku ndodhet presidenti
    – Vallahi – bilahi une se kam pare se jam tu pi.
    – Po Ju zoti Nard , e dini ku ndodhet presidenti.
    – Jam i sigurte : O brenda ,o jashte Shqiperise. Ne vend tjeter nuk ka shkuar.
    Keshtu qe mos e shani presidentin se ka halle……..

  6. edi says:

    Ju njerez jeni pa shpirt .Asnje nuk i qan hallet e tije si nje kumandar i ndershem qe punoi per Kombin e se fundi mbasi Ropi gjithcka Eshte vleresuar me Florinjte e Krrabes . Shoku Meta qendro i forte si Molet tona , kreshniku dhe ideatori i te gjithe perpjekjeve per Paqe ne Bote dhe Shqiperi . Nese disa ste vleresojne Thuaj se Floriri eshte i vogel ,por ka vleren e madhe Dhe ti zgjolle te voglin ,por fitove Na rrufsh sa molet tona kumandari yne , do te ngelesh ne zemrat dhe historine e Kombit si nje Kopuk K/Hajdut, e bastard i gjithe koherave , Me ty Berishen ,Lulushin dhe Moniken do shkojme perpara ,dhe ska force ne Bote qe te na ndaloje ne Felliqesirat dhe grabitqaret e te gjithe koherave , Erdhet pa Breke ne bythe dhe u bete me emer ,Paredhinj , Mashtruat bujarine rrespektin dhe dinjitetin Popullor duke shkelur mbi miresine Popullore qe ju Votoi dhe ju besoi , dhe ju sot jo spranoni , por si Evil qe jeni beni jete loksoze , Dhe ai Popull besnik dhe plot dinjitet dhe pasterti shpirterore nuk ka as buke thate te haje . Kurre sdegjova dhe lexova per Bema te tilla te jene bere ne Boten e Emancipouar .Vetem ju sepse jeni nje kanser i vjeter qysh nga ish Komunizmi e deri sa te ju kalbin siper dheut ju Minj qe per cudi perfaqesoni kombin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje