Një top ose një tank për Ilir Metën

24 Korrik 2019, 11:06Blog TEMA

Nga Ilir Mbroja

Tek “Pallati i Drejtësisë”, ndërtuar rishtaz pranë ish Fushës së Aviacionit në Tiranë, bie në sy një mungesë. Askush s’ka menduar të sjellë aty një top apo një tank.

Të paktën, George Soros-it nuk i falet kjo gjë. Ai, dikush nga stafi, apo djali i tij që viziton shpesh Shqipërinë, nuk duhet të harrojnë presidentin tonë Ilir Meta, kur, më 2 korrik, para kamerave deklaroi: “Kam dy fjalë për miliarderin Soros: Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit, është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit. Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokoli, Vojo Kushi.”.

Që presidenti ynë Ilir Meta nuk është lepur që t’ia mbathë nga frika e burgut si Gruevski dhe e gjithë raca e tij(?!) kjo as që mund të vihet në diskutim. E tha vetë: Ai (veç Salvador Allendes) është politikan i tipit edhe si i tre heronjve shqiptarë që përmendi.

Në fakt, Ilir Meta, mbetet t’i ngjajë e të veprojë vetëm si dy prej tyre. Rasti që të veprojë vetë si Avni Rustemi përjashtohet. Esad Pasha nuk u paralajmërua kurrë nga atentatori i tij, siç u paralajmërua Sorosi më 2 korrik të 2019-s “me dy fjalë” nga Ilir Meta. Prandaj, më 13 qershor të 1920-s, Esad Pasha doli serbes nga holli i hotelit “Kontinental” në Paris duke marrë peshqesh dy plumba prej kobures së Avni Rustemit. Prandaj, tashmë, rasti i Avni Rustemit, përjashtohet se, miliarderi Soros, sapo dëgjoi kërcënimin e Ilir Metës, shtoi rojet e masat e sigurisë dhe, që nga ajo ditë, nuk bën asnjë hap më për të dalë nga rezidenca e tij diskrete…

Tani Ilir Metës i mbetet të veprojë vetëm si Mic Sokoli apo Vojo Kushi, por për t’u vetëflijuar heroikisht si ata, presidentit tonë i duhet një top që t’i verë gjoksin, ose një tank, që t’i hidhet sipër kur ta rrethojë SPAK-u…

Por problemi është se në Shqipëri nuk ka më asnjë top e asnjë tank. Ç’mbetën nga ato që na lanë rusët e kinezët, pas ’97-s, kur Pandi Majko ishte ministër i Mbrojtjes, i shiti për skrap… Tani, mbetet që Sorosi, ose edhe amerikanët, të cilët, me thënë të vërtetën, kanë shpenzuar jo pak për reformën në drejtësi si edhe për ngritjen e SPAK-ut, t’i dhurojnë presidentit tonë një top ose një tank…

Nuk bëhet qameti. Po të jetë se ngushtohet Sorosi për kaq gjë, ne mund t’ia kthejmë mbrapsht sapo të mbarojë punë presidenti ynë… Nëse nuk ndodh kjo dhe Sorosi tregohet cingun për kaq pak gjë, Ilir Metës pastaj i mbetet të vetëflijohet vetëm si Allende. Me plumb…

Por, plumbi i pistoletës pastaj, veç Sorosit, kompromenton NATO-n, CIA-n, FBI-në, Amerikën, Shtëpinë e Bardhë, madje dhe vetë Trumpin. Lëre pastaj ç’ngatërresa i sjell historianëve kur të flasin për vetëflijimin e Salvador Allendes së shkretë, që gjithsesi, nuk e përfoli kush për vjedhje… Prandaj, vetëm një top ose një tank i dhuruar nga Sorosi, jo vetëm që i nxjerr palagur të gjithë të tjerët nga kjo histori dhe i kthen lirinë e plotë miliarderit, por, ndërkohë, nxjerr “faqebardhë” edhe “trimin” tonë hajdut..

10 komente në “Një top ose një tank për Ilir Metën”

  1. Neutrali says:

    Të lumtë pena, Ilir. Tamam, tani u shtua dhe puna e teatrit, ku do bëjë një trimëri tjetër i paudhi.
    Një mik

    1. xx says:

      Ne foton qe shoqeron artikullin Meta duket si i cmendur.

  2. Opinionisti i paanshëm. says:

    Megallomani ilir baba……thonë “gojët e liga” …. më tej..nëse duhet të ketë DREJTËSI KJO DUHET FILLUAR NGA ilir_i met_a..
    Shpresoj dhe besoj se SPAKU me të filloj….

  3. enisa says:

    Ilir Meta, jua luan zotin te gjitheve, dhe pse te gjithe e dine qe eshte pjestar ne vrasje e shantazhe, ai rron si president. Provokim i gjalle me fakte te gjalla ku shfaqet si gjobvenes e diku si Mit Sokoli, por gjemb ne kembe nuk i ka hyre. Deri tani dhe pse ne gramat e fundit ai po kerkon lufte civile. Populli pyet, kur, pse, çfar po ndodh, pse kete mafioz nuk e arrestojne autoritetet e çertifikuara, ky duhet te paguaje shume me te shoqen e tij.

  4. Sokrat Turtulli kanabist mokrar says:

    E mira eshte pallati i drejtesise i laprakes te perdoret si bordello e hazbiut te kelcyres.

  5. VLONJATI says:

    KY BURRI PUTANES ÇA HALLI KA QE BERTET APO E KA MAR VESH SE ESHTE RREFYER ALMIR RRAPO NE SHBA TE FBI PRIT DHE PAK SE KE PER TE VAJTUR TE PIDHI SATEME MOR KRIMINEL HAJDUT MUTI

  6. Kaloresi i leshtelikes force e pare says:

    Kam gati nje to(c)p per ilir meten.po te doje ju gjej edhe per moniken me kelyshet e saj.

  7. Hhhhhhaaaaaaa…sa shkrim i lezetshem dhe shume humor fin…..e meriton emrin *”Ilir”, te lumte ajo dore.

  8. Komentuesi says:

    Ne mos nje top lufte i jepni nje top futbolli.Ai si president nuk ka ç’bene tjeter,veç te luaj me top,se, per punet e shqiperise e mori lumi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje