Nga Kristo Mërtiri
Sot nuk ka heronj, sot ka pehlivanë ! Sa herë kujtonim e perifrazonim vargjet e Dritëroit të madh (si për t’i vënë kapak muhabetit rreth njerëzve të ndershëm e trima në pallatin e shenjtë të Drejtësisë), shoku i hershëm i Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike dhe miku im i vecantë, Xhevat Hana, skuqej pakëz në fytyrë,buzëqeshte hidhur dhe gremisej në një meditim jot ë zakonshëm. Shpesh humori i tij origjinal ndizej e fikej natyrshëm. I ndieshëm e asnjëherë indiferent a menefregist përballë cdo padrejtësie, si në monizëm dhe në pluralizëm. Gati 4 dekada kështu ! Në vitet e studimeve të larta, nëpër rrethe e në metropol. Edhe pranë Presidentit të Republikës, zotit Moisiu. Edhe në Prokuroinë e Krimeve të Rënda, ku befas një ditë mbylli sytë përgjithmonë…Një ikje që mua më ka dhembur e më dhemb ende, sot e gjithë ditën, për njeriun që nuk bëri kurrë kompromis me të ligën, me vrasësit e shtetit të së Drejtës.Brezi im e mbante si model të rrallë në Universitet. Jo më kot e thërrisnim “bolshevik”, student e pedagogë. Por edhe më tutje, në vite pune e sakrificash, si mbrojtës i akuzës së shtetit. Por kush më nxiti shpirtërisht për të hedhur këto shënime drithëruese, pas një bisede të gjatë parmbrëmë me disa vërsnikë te Ura e Tabakëve në Tiranë ?
-Gjatë vërshimit të ujërave të turbullta e të kulluara nëpër shtratin e Vettingut në Drejtësi, cili është mendimi yt si qytetar e gazetar i vjetër profesionist, sikur sot të ishte Prokuror i Përgjithshëm ose Kryetar i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Xhevat Hana i paharruar ?…A do të kishte shumë nevojë për kodra e male me përgjime elektronike apo për një vargan me dosje të mbushura me deklarata, analiza, shifra e relacione pa fund pasurie e katandie ? Ose për garancira burokratike morale si “bukë vale” nëpër letra të printuara ? Ose për përrenj me evidenca zhurmuese, teorike e rakitike, të deklamuara si “peshore” zyrtare të profesionalizmit kallp ? Ose për ndalimin e erërave politike e partiake, miqësore e nepotike me brirë, në përzgjedhjen dhe ngritjen e këlëpërave e këlëgjërave pendëfryra në “pavarësi” e në financa ? Ose… Sepse u shushatëm nga shushama e seancave pa fund e krye. Një mjegullnajë me emra prokurorësh e gjyqtarësh (shumica të kamur e të dhjamur), me toka, vila, apartamente e autovetura luksoze; me fëmijë të lindur enkas në SHBA e gjetkë dhe të tjerë të sistemuar me “rroga shteti” nëpër Europë e Perëndim; me bashkëshortë “të zotë” biznesmenë ose nëpër zyra publike e private ku buron paraja e pistë; me udhëtime e pushime sheikësh nëpër botë etj.etj. Ky sua juristësh të lindur “me këmishë” kanë dhënë e japin “Drejtësi”, me firma e vula në emër të Republikës sonë hallemadhe e “demokratike” !… Sikur t’u vendosësh sot përballë figurën e prokurorit Xhevat Hana me shokë pak, më thuaj të kam rixha, si do të ligjëronin vallë ?!
Tjetërsimi nga kolltuku i pushtetit në Drejtësi, është i llahtarshëm dhe i pafalshëm. Nuk më hiqet nga mendja ofshama tronditëse e poetit peshtanak të pushkatuar, Trifon Xhagjika, pak orë pra se të derdheshin plumbat mbi trupin e tij ende pa varr : “E shkreta ti, moj Republikë,/ në emrin tënd të marrin jetën !”. Sapo kishte mbushur 30 pranvera ! Ligësia e padrejtësia do të ulërasin gjatë. Doktor Yllin e dashur (vëllai profesor në Mjekësi), e syrgjynosën në qelitë e burgjeve vetëm për dy fjalët e fundit që mundi t’ia thoshte vëllait të prangosur : “Mbaje kokën lart, Trifon !”. Asgjë tjetër. Vetëm për kaq i hodhën prangat. Kjo e vërtetë helm më troket fort në vite, sa herë kaloj pranë ish gjykatës së vjetër, te rruga e Durrësit… Qëndrimin e tij dinjitoz në “pluralizëm”, si intelektual e mjek jo dosido, e komentonte shpesh edhe prokurori Xhevat, pas seancave gjyqësore të mbetura “varur e të pakallur” mbi supet e gjyqtarëve e prokurorëve të tredhur nga SHIK-u i dikurshëm dhe Polit(h)ika pa moral. Ikën mbi 7 vite që në ekranin e celularit tim, nuk del më numri e as zilja e Prokurorit të Krimeve të Rënda ! As për bashkëfshatarët e tij të shtrenjtë në Rrajcë të Librazhdit e gjetkë, të cilët me të drejtë krenoheshin e krenohen me vëllain e tyre faqebardhë.(Këngët përmetare dhe vallen e Rrajcës, i kënduam e hoqëm bashkë për herë të fundit në njerën qoshe të kalasë së Lëkurësit në Sarandë ! Ishte edhe Nardi, që tani vonë iku pa zhurmë e bujë në atë botë…). Por disa edhe irritohen vetiu për heshtjen e shtetit ligjor ndaj vdekjes së shpejtë dhe me pikëpyetje të shumta pa përgjigje. Mos kanë ende shpresa të pashuara tek daullet e Reformës në Drejtësi ?!
-Në kohën e Adriatik Llallës, ti ke botuar në dy a tri gazeta shkrimin e gjatë “C’i thotë Xhevat Hana, Prokurorit të Përgjithshëm ?”. Kemi kohë që e kërkojmë dhe nuk po e gjejmë gjëkundi në internet. C’ka ndodhur vallë e si i ka shkuar filli ?! Na e bëj kabull, a na ndihmon dot ?…
Sinqerisht, nuk dua ta besoj plotësisht. Aq më tepër që nuk jam hic specialist për të lundruar a zhbiruar nëpër xhunglat e Internetit. Vecse këtë kërkesë ma kanë bërë mjaft njerëz të njohur e ta panjohur, nga Librazhdi, Tirana etj. Se “cudirat” në Shqipërizën tonë zakonisht nuk zgjatin më shumë se dy a tri ditë… E tha bukur poeti fukara e profet nga Lezha : Ishte koha kur “idealet po rrëzoheshin në kolltuqe” ! Shikoni boshllëkun e turpshëm “vrasës me e pa pagesë” në trupin e Gjykatës Kushtetuese apo në Gjykatën e Lartë ! Në cilin shtet demokratik ka ngjarë kështu ? Paaftësia, hajdutëria e korrupsioni gjer në palcë, i katandisi në këtë derexhe neveritëse të pashembullt. Hesht Parlamenti. Hesht Presidenca. Hesht Qeveria. Heshtin OJQ-të me taborë krerësh llafollogë e gjithologë, thithës fondesh të panginjur. Sikur vetëm mbi 30 mijë hallexhinjtë e handakosur nëpër sirtarët e sepetet erë myk të Gjykatës së Lartë, të ngrihen në mitingje e protesta të vërteta qytetare, me siguri nuk do i mbajnë sytë nga qielli duke pritur gjykimet e vendimet pa zot në vite. Cila Reformë mund t’i bjerë gjoksit përballë kësaj katrahure të organizuar nga maja e “Olimpit” ? Nga ata 30 mijë fatkeqë, mjaft prej tyre u torturuan në pritjet skandaloze dhe sot akuzojnë përjetësisht nga… varrezat ! Pushtetet vijnë e shkojnë me këmbët në yzengji. Por dhënia e Drejtësisë së ëndërruar ka mbetur pa gojë, pa sy, pa veshë dhe përtej besimit popullor të thyer në dekada. Besim i thyer pa mëshirë, majtas e djathtas. Dhe na bilbilosin paturpësisht si gjela mbi pasuritë e tundshme e të patundshme, rrëmbyer poshtërsisht nga djersa dhe gjaku i taksapaguesve të mjerë shqiptarë. Bashkë me një grusht “analistësh” e “moderatorë” të kamur nëpër ekrane e sallhane mediatike. Ose më tej. Brenda 4-5 vitesh, në republikën tonë kanë vrarë veten 650 shqiptarë ! Ulërimë me thes në kokë,-do thonë në Labëri. Mirëpo, si janë mbyllur këto 650 cështje përvëluese nëpër komisariate Policie, në Prokurorira e Gjykata, në shkallët e ulëta e të larta të shtetit “demokratik” ? Gjer më sot, asnjë studim a hetim serioz nuk pipëtin ! Asnjë seancë e posacme parlamentare, presidenciale e qeveritare ! Asnjë prononcim i thelluar nga Shoqata gjyqtarësh e prokurorësh, nga psikologë, ekonomistë, mjekë, shoqëria civile (që gjoja dëgjon zilet, por zakonisht zgjohet vetëm pasi bie ndonjë këmborë partie !)etj. Një rrumpallhanë zyrtare e morale që vec të tjerave, ushqen përditë edhe nostalgjinë reale për shtetin e djeshëm monist ! Nëpër gjirizet e sotme “pluraliste” duhet të mbash hundën me dorë kudo, pranë cdo kështjelle kartoni në pushtet e opozitë. Fjala vjen, po të mbledhësh vetëm programet, vendimet, urdhërat, udhëzimet, projektligjet e ligjet, ndryshimet lumë në cdo legjislaturë, aktet nënligjore e ato administrative, raportet e fjalimet brenda e jashtë Parlamentit, Qeverive, Presidencës e ministrive, mund t’ia kalojnë edhe malit të Dajtit !…
-Hajdutët nuk i shkurtojnë vetë duart e tyre, para se t’ua shkurtojnë të tjerët,-më citonte shpesh Saadiun e pavdekshëm, i miri Xhevat Hana, kur i thosha se një kopje nga “Gjylystani dhe Bostani” e gjeta në mars të ’90-ës, kur isha me shërbim nga gazeta “Bashkimi” në Librazhd. Dhe vazhdonte ashtu i ciltër e zëplotë :”Pesë tranguj n’i dhe ti kadiut rryshfet,/ Dhjetë ara me pjepra t’i jep me senet”…
Tani Vettingarët merren me qindra fashikuj e formularë; me deklarata bankare e personale; me mbledhje, shumëzim e pjestim shifrash; me letra “denoncuese” me shkrim e me gojë; me relacione tavolinash e sokëllimash; me pyetje e hesape pazari, me përgjigje agu e akshami… Por njerëzia, përshembull, do të dijë se kush i mori në dorë dhe si përfunduan dosjet e rënda e të pambyllura të Xhelal Elezit, Xhevat Hanës e Bardhyl Dhamos ? (Pak para se të mbyllte sytë rrufeshëm përtej detit, në Itali e pa kurrfarë ndihme shtetërore, tregojnë se dikush veproi tinëzisht e djallëzisht nëpër sirtarët e kasafortën e zyrës së prokurorit Hana ! C’farë zhdukën e c’farë lanë atje ?). E drejta vonon, por nuk harron. Të dashur Vettingarë në këlëpëra e këlëgjëra, përse lodheni e sëkëlldiseni kot ? Apo do i zini “lepujt” me qerre ?! Disa modele ndershmërie e trimërie mund t’u shërbejnë më mirë se ata përrenjtë me fashikuj a dosje marramendëse, me rregullore e bregore qumështore. Konkretisht, për pasurinë e “justifikuar” me letra e marifete, mjafton të nxirrni përballë tyre apartamentin parafabrikat të prokuror Xhevatit që shërbeu gati 4 dekada në Drejtësi ! Si do u përgjigjen vallë ata kokorocë me kollare e pa kollare ? E vjedhura-e vjellura… Ose për profesionalizmin. Kush dhe përse u kanë bërë bisht cështjeve “me zarar” e djegëse ndaj interesave private ? Arta Marku e tha shkoqur para publikut, për një gjyq të zvarritur tmerrësisht : “Prokurorët u paraqitën aty dhe një pjesë e tyre refuzuan që të marrin pjesë në short”(?!). Mendoni ku paska arritur davaja ! Unë prapë këmbëngul : Krahasojini sadopak me Xhevatin me shokë, që tërë jetën besuan e luftuan për të Drejtën. Dhe kurrë nuk iu shmangën përgjegjësive të rënda. Vetëm kjo i bëri trima e guximtarë, në hetim e gjykim. Dhe nuk pritën kurrë të shullëheshin nën hijet e cuditshme të kodrave e maleve me përgjime, sic bëhet sot. Dhe të nesërmen ushqejnë si hajna pas shpine grazhdet e pista të partive, për të bërë luftën politike për kolltuqe e ulluqe ! Se orekset në këtë “kohë bishtdhelpre” janë ende të mëdha. Mirëpo, nuk është aspak e vështirë të dallosh qartë “fatlumët” nga “fatkatranët”. Sepse sic na thotë shpesh një i mencur : Të gjithëve na mpihen dhëmbët nga thartira, kurse prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar u mpihen nga ëmbëlsira…
Shume respekte per ty Kristo Mertiri qe shkruan per njerez te devotshem si Xhevat Hana. Mire e thua prokurore zi Xhevati i kane shoket te rralle. Me mendjen plot, por dhe trim, se nuk luante me ligjin, i drejte si ai. Ne qe e kemi njohur Xhevatin, nuk mund te mos na mbetet peng ikja e tij. Si u semur, si na u nda menjehere? Familja, te afermit te krenohen me te. Por mbi te gjitha, drejtesia duhet ti kete njerzit si Xhevati simbole te pavdekshem, per urtesine, per pastertine e jashtezakonshme te figures.
Nje prokuror i denje, me te cilin duhet te krenohet drejtesia shqiptare. Sot, per disa si I ndjeri Xhevat Hana, kishte nevoje ky vend. Nuk di nese prokuroria e pergjithshme eshte kujtuar per te gjate ketyre viteve apo drejtesia per ti dhene ketij njeriu pas vdekjes ate qe nuk i dha sa ishte gjalle.
Nderime zoti gazetar per shkrimin teper te ngrohte e realist.
Njeriu qe e donte shtetin, qe dallohej per aftesi profesionale dhe figure te paster etiko morale. Ky ishte prokurori i paharruar Hana.
Ju faleminderit Z.Mertiri. Si prokuror Xhevat Hana jane te rralle. Ai do te mbetet nje monument i gjalle i drejtesise shqiptare dhe i yni, bashkeqytetareve te tib
Nuk njhemi.Megjithate te falenferojAtij duhet t’i behet monument
Xhevat Hana la pas nje emer te nderuar, qe e ben te tille puna dhe vepra e tij frymezuese! Ai nuk nderon vetem emrin e tij, familjen, femijet, te afermit, miqte dhe shoket, por te gjithe koleget, te cilet i gjajne Xhevatit. Ai nderon tere Shqiperine, mbetet simboli i njeiut te drejtesise.
Heshteje e madhe nga institucionet e pergjithesimit te vlerave !
Me te vertete nje llafologji bajate, e lodheshme, e padurueshme dhe e merziteshme deri ne skaj. Flitet vetem per politike, per korrupsion, per kuveri, per krime makaber, per pedofile, hadute bankash e aeroportesh, flitet vetem per antivlera! Deri kur?
Sot nuk eshte koha e te drejtit, te ndershmit, punetorit dhe parimorit! Fatkeqesi! Jetojme ne kohen e horrave te lakmise per leke, pasuri, prona permes pehlivanlleqeve, duke iu shmangur ligjit, drejtesise, njerezillekut…
I paharruar emri i juristit model, Xhevat Hana!
Nderim per prinderit, qe e linden dhe per mjedisin, ku ai u edukua e u be nje profesionist, qe la emer te madh!
Falenderim per shkrimin, i nderuar Kristo Mertiri! Faleminderit ”TEMA”!
Nuk njhemi.Megjithate te falenferojAtij duhet t’i behet monument
Zeri qe nuk vdes i Xhevat Hanes. E thote mire komentusi “undefined’, nje monument per te. Se paku nje pllake perkujtimuse te shtepia e tij tej te me zakonshmes: Ne kete shtepi te thjeshte jetoi dhe mbylli syte para kohe nje prokuror i shquar, qe nuk luajti kurre me ligjin, XHEVAT HANA.
O njerez te mire. Mos i harroni figura te nderuara si prokuror Hana. Deri tani te tillet i kemi pas te rralle. Falënderime pa fund ktij gazetari.
Respekt, vetem meriton Xhevati! Ky eshte homazhi me I vlefshem per te cilin lartesohemi ne qe e kujtojme pasi ai, duke mos ekzistuar nuk ka nevoje per asgje Une qe e kam njohur nga afer ndjej keqardhje se ketij vendi po i sosen njerezit si Xhevati. Kush e ka njohur nuk ka nevoje ti permendet, kush nuk e ka njohur, mjafton te dije se dy kolonat e para te vetingut ai i kalonte me vleresimin pozitiv maksimal nderkohe qe ne te treten nuk do ishte e nevojshme te nda lek kush pasi te vetmen prone qe kishte ishte hyrja tek parafabrikatet perballe spitalit Pediatrik.
Nderim per nje perfaqesues shembullor te asaj drejtesie qe kerkohet, te ndjerin Xhevat Hana, i qofte i lehte dheu, respekte per ju, Kristo, i drejte si gazetar, nga te paktet qe thone vetem te verteten.
Xhevat Hana ishte njeri I Madh ai nuk luante me te te drejten dhe te Verteten beri shume armiq te fuqishem qe e vrane Nuk degjoj te hetohet sot kjo vrasje?? I lavdishem Kujtimi per xhevatin e thjeshte me biciclette dhe kepuce te vjetra.
Mire shkruan per Xhevatin….por me pas e ke tjerrur dhe ctjerrur shume gjate …terkuze nga Benja ne Kernaje.
Xhevati ishte nje personalitet qe krenohet Rrajca e Librazhdit dhe e gjithe Shqiperia per vlerat qe ai mbarte.
Fatkqesisht mediat dhe zyrtaret e larte te Drejtesise flasin shume pak per te dhe aspak per te hetuar ceshtjen e vdekjes se tij por dhe ceshtjet qe ai ndiqte…