Nga Eduard Zaloshnja
Në qershorin e vitit 1997, Fatos Nano u premtonte shqiptarëve në çdo takim elektoral se do t’u kthente 100% të parave të humbura në skemat piramidale, sapo të bëhej kryeministër. Pasi u bë kryeministër, për të realizuar premtimin e tij, krijoi një komision të posaçëm, i cili, pas shumë vitesh, u ktheu shqiptarëve vetëm 1% të parave të humbura…
Në majin e vitit 2005, si kalorës i “duarve të pastra”, Sali Berisha u premtonte shqiptarëve se do të fuste në burg kryehajdutin Nano, si dhe të gjithë “dukët e krimit” e “mamuthët e korrupsionit” rreth tij, sapo të bëhej kryeministër. Pasi u bë kryeminstër, i deklaroi Dojçe Veles se “nuk mund të fuste në burg kryetarin e opozitës”, pavarsisht se Nano kishte dhënë dorëheqjen nga kryesimi i PS-së… Dhe më vonë, disa nga “dukët” e disa nga “mamuthët” i mori në koalicionin e tij…
Në qershorin e vitit 2013, Edi Rama premtoi se do t’i çonte drejtësisë dosjet që do të siguronin futjen në burg të përgjegjësve për vrasjet e 21 janarit në bulevard dhe për vrasjet e Gërdecit. Kanë kaluar 6 vjet dhe asnjë dosje e tillë nuk ka shkuar në zyrat e drejtësisë…
Sot Lulzim Basha premtoi se, kur të bëhet kryeministër, do të hetojë të gjitha koncesionet e dhëna nga qeveria Rama, duke nisur që nga juristi më i thjeshtë e deri te kryeministri, ministrat dhe ish ministrat. Kushdo që ka firmosur një koncesion do të jetë objekt i një hetimi që do të ndërmarrë Basha, kur të bëhet kryeministër. “Për qeverisjen e PD-së dhe të opozitës, që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërrmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë,” deklaroi kandidati për kryeministër.
Në qoftë se Basha e fillon hetimin e “paparë ndonjëherë” me 220 milionë eurot e mbipagesës së autostradës Rrëshen-Kalimash, duhet besuar se, ndryshe nga paraardhësit, do t’i mbajë premtimet parakryeministrore…(Realstory.al)
Ju analista editorialista genjeni pa piken e turpit. Shkoni shikoni ne Prokurori si eshte vandaku i dosjeve qe kane shkuar nga PS dhe pyesni per ato jane te pa hapura neper sirtare? Cfare vlere ka ta cosh petseri nje dosje ne Prokurori kur ata flene atyw.
Poju keni te drejte se kur u zgjodh Kryerokuroja u premtua te hapeshin dosjet qe i kane lene te flene po as kjo nuk ndodhi, gjumi letarghik vazhdon dhe sot.