Nga Zamira Cavo
Po e them që në fillim për të gjithë ata “patriotë” (që kujtojnë se të thuash të vërtetën bën sakrilegj kombëtarë dhe të vërsulen jo për idenë por për cka të “përmban fisi”), se ky titull është analizë e cila mund të hidhet poshtë nga cilido, por me FAKTE.
Dikur Konica shkruante: Në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere mundet, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët… Politikanët kanë zënë t’i vënë kazmën Shqipërisë. (Vepra 3, f. 333).
A ka “vdekur” nga pak në histori Shqipëria jonë? Sigurisht. Dikur ilirët ( që i konsiderojmë pararadhësit tanë) shtriheshin në pjesën më të madhe të Ballkanit të sotëm. Më vonë nën sundimin Osman, trojet shqiptare humbën kufijtë fizik por ruajtën gjuhën si elementin e vetëm identifikues. U mblodhën brënda “guackës” së tyre duke e reduktuar “atdheun” në sopëzën e tokës që i përkiste. Trimërinë e guximin nuk e shfaqën kurrë në ruajtjen e së tërës Arbëri, Albani Shqipëri, por u bën mish për top nën ushtritë e huaja për të zgjeruar territoret e të tjerëve dhe jo për të bashkuar territoret e veta!
Dhe kur erdhi puna për pavarësi sërish u deshën të huajt të na marrin në mbrotje duke na gjymtuar edhe më shumë fizikisht. Sot Shqipëria është një pikë në hartë dhe jashtë kufijve të saj fizik gjenden trojet e dikurshme që kanë ndrruar emrat dhe që sot na qëndrojnë përballë në histori si për të na thënë “Nuk ishit të zotë të na mbronit”. Pra Shqipëria është rrudhur në maksimumin e vet fizik. Aryset janë ato të stërthëna :
-Individualizmi ekstrem i shqiptarit, që buron nga mënyra e jetesës së tij në fise, klane e familje të mëdha jashtë komunikimit social e pale politik!
-Mungesa e një udhëheqësi(Lideri) që të siguronte bashkimin dhe qëndresën e shqiptarëve përballë stuhive të kohës. Skënderbeu mbetet I vetmi burrë që arriti ta bëjë këtë bashkim sa ishte gjallë! (Dhe Skenderbeu u rrit dhe u edukua jo në trojet e veta). Lideri, për shqiptarin, ka qenë i pari i fisit që i mundësonte jetën dhe “clironte” nga të marrurit vendim. Në historinë tonë, të vjetër dhe të re, Lideri është “prijësi” të cilit i bindemi me sytë mbyllur, pa u lodhur të kuptojmë vendimin e tij dhe pa patur as dëshirën më të vogël për ta gjykuar!
-Në postpavarësi elita politike shqiptare shpesh gjysmake në formimin e saj kulturor e politik, nuk u përpoq asnjëherë për vendin dhe të ardhmen e tij dhe pse “shiti” patriotizëm me “okë”! Kjo bëri që edhe kur fituam pavarësinë shqiptari ta shikonte të ardhmen e tij jashtë vendit. Filozofia “Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë” e ka zanafillën që në atë kohë. Sepse kurrë nuk u morën vesh për Shqipërinë as Esad Pasha me Ismalil Qemalin e as Fan Noli me Ahmet Zogun.
-Vetëm në kohën e Enver Hoxhës, dhe rrethimit me tela të vendit, shqiptari u “fut” në vathë për të mësuar të punojë, por të mos mendojë. Kjo i pëlqeu aq kohë deri sa kuptoi se varfëria po i zinte frymën. Por edhe atehërë nuk ishim të zotët të vepronim nëse të huajt nuk do na kishin orjentuar, sikundër dëshironin ata për qëllimet e tyre. Regjimi “komunist” ra sepse vetë ai sistem nuk mundej më të vazhdonte më, pra ishtë kalbur nga rrënja, por “inspiruesit” që frymën e merrnin nga demokracia e tjetërkujt, nuk ditën, nuk donin apo nuk mundën, të vënë më mbi t ë gjitha interesat Shqipërisë. Ndaj dhe vendi shkoi edhe më keq!
-Për 30 vite elita politike shqiptare e ka shitur vendin pjesë pjesë ; në nëntokën dhe mbitokën e saj. Kjo e ka rrudhur Shqipërinë edhe më shumë. Mbas disa dekadash të huajt që kanë blërë pasuritë tona apo që kanë marrë koncensione të copavë të tokës sonë, do ti ndrrojnë emrat dhe në një botë globaliste Shqipëria rrëzikon të mbetet konvencion . Sepse “elitat” tona politikë vazhdojnë të kërkojnë pushtet për tu pasuruar dhe jo pushtet për të vepruar n ë favor te vendit!!
-Sot paga mesatare në Shqipëri është më e ulta në Europë dhe as më vendet e Rajonit nuk krahasohet. E ardhmja ekonomike është e mjergullt për shkak t ë politikave te mbrapshta publikë të ndërmarra nga qeveritë në këto 30 vitë. Kjo e bën të pasigurt jetesën në vënd. Ndaj dhe të rinjtë ikin dukë e rrudhosur Shqipërinë tashmë në elementin demografik.
Profecia e Konicës që gjithnjë i kemi thënë “larg qoftë” duket sikur troket pas derës jo larg disa dekadave. Shqipëria po zvarritët për mbijetësën e saj. Politika ia ka zënë aq keq frymën sa prognozate zymta ekonomike shqiptarit nuk i bëjnë më përshtypje. Ai e ka ndarë mëndjen të “iki” nga sytë këmbët me shpresene një jete më të mirë.E ndërsa “patriotët” bërtasin për Shqipërinë e madhë që do realizohet një ditë , Shqipëria zvogëlohët cdo ditë dukë marrë frymë me vështiresi..
Nëse e doni Shqipërinë tregohuni më së paku qytetarë të mirë! Shqipëria nuk ka nevojë për shqiptarë “patriot”, Shqipëria ka nevojë për qytetarët e saj që dinë të sillen si të tillë ,përballë politikës së shitur e primitive!
Kur ta kemi kuptuar këtë do jetë vonë!
Artikull ekselent. Respekte.
Konica e konicaret nihilistet me te medhenj te shqiperise .kane qene e jane vemjet e kombit gjithmone jane munduar nepermjet fjales te mbjellin percarje,frike,urrejtje,mosbesim,te shkruajne e propogandojne cdo difekt ,qe eshte normale per qenie e bashkesi njerezore ,kerkojne ne skutat e erreta cdo gje per te gjuajtur shqipetaret .edhe shkrimi i kesaj zonjes eshte simbol i njerezeve deshtak e te mposhtur nga ideologjia e frikes e deshtimit.nuk vdes shqiperia
Cfare nuk ishte realiste deri me sot nga keto qe ka thene artikullshruesja? Qe shpresa bdes e fundit ate e dime por qe po vazhdoi keshtu shqiperia Konica nuk do quhet thjesht shkrimtar por profet.
Te dhimbshme por shum te verteta keto cfare ke shkruar. Te falenderoj per analizen perfekte.
Bravo…. Te lumte!
Shumë bukur Zamira, shkrim me nivel, real, me kulturë e guxim, por… vetëm për ata që dinë “shkrim e këndim” (që fatkeqësisht janë pak) dhe jo për tributë malokare e klanet fisnore mesjetare, idiote e analfabete, pa mendim, me të vetmen “ideologji” Kanunin dhe të vetmen “kulturë e dije”, përrallat e legjendat shpellare me Mic Sokola, kreshnikë e bajlozë…!!! Që “ushqehen” me Glorie e Patriotizëm FALS, (dhe nuk e shikojnë mizerjen ku janë katandisur) nga PADRONËT që u shërbejnë periodikisht, sipas rastit…!!!
Ca titulli eshte ky mi karallesh…jemi popull qe kemi mbijetuar gjithnje
VERI PIKEN MBI MOJ GAZETARE DHE MOS FOL ME GJUHEN E HARTIMIT SHKOLLOR……DEGJONI CFARE JU REKOMANDOJNE NDERKOMBETARET, SPECIAL USA & BE, JEPU TE DREJTE ATYRE QE JANE NE NJE MENDJE ME TA DHE GODITI PA MESHIRE ATA QE JANE KUNDER ME NE KRYEW PRESIDENTIN TONE ME PLOT KUPTIMIN E FJALES IDIOT.
Budallalleqe nga kreu ne fund, ose me sakte: Nje veshtrim siperfaqesor i historise se nje pjese te popullit shqiptar, me sperkatje veteposhterimi tipike femerore.
Qepe, kur s’merr vesh.
Qepe.
Te gjitha këto që thot Iliua janë te verteta por nuk mund te eklpsojne korupsjonin gallopant të Lilos.
Shkrim me nivel !!!!????
Duke thene ne nuk behemi nuk eshte novel por disfate.
Do behemi shoqja Zamira. Na mbyten analistet. ….kazane.
Keto jane qurravitje. Zonje thoni te verteta duke u qurravitur. Na duhen te vertetat e hidhura te shoqeruara me programe shpetimi,zgjidhje,kushtrim per shpetim,organizim. Pas shkrimit tuaj tek une mbeti vetem ankthi. Ankthi nuk ka shptuar kend,aq me teper nje komb.
Respekt
Artan Sejko
E paske qare moj moj Zamira! Nuk po e kemi vetedijen qe po shkojme drejt veteshkaterrimit. Sot jemi 2.5 milione, pas 10 vitesh do te jemi me pak se 2 milione e po me te njejtat rroga, pa ekonomi prodhuese. Praktikisht drejt asfiksise.
Diagnoze e sakte. Analize brilante. Te vertetat e thena troç. Nuk kemi nevoje per shqiptare “patriote”, qe bejne shqiponjen, por qe nuk lejne krim pa bere ne Shqiperi dhe jashte saj, por kemi nevoje per qytetare te ndershem. Deshtuam te kalojme nga diktatura ne demokraci. Rame ne anarshi, shkaterrim dhe rrenim. Ishim me mire, kur ishim me keq. Dhe tani eshte vertet ne pikepyetje nese Shqiperia do te vazhdoje te ekzistoje. Ne fakt shteti shqiptar nuk ekziston prej 30 vjetesh. Por ekziston Shqiperia si “shprehje gjeografike”. Historia veçse perseritet. Duhet te jemi qytetare te mire, para se te jemi “patriote”. Te duam dhe te respektojme ligjin, punen e ndershme, lekun qe fitohet me djersen e ballit ose mençurine e mendjes. Je patriot jo kur kendon me lahute e sharki “oh sa mir me kan shkyptar”, por kur mban vendin paster, kur mendon jo vetem per veten, por edhe per bashkesine, per te miren e perbashket. Se siç i thone nje fjale “shurren e bere ne det, do ta gjesh te kripa”. Kur ti merresh me pislliqe, perpiqesh te ua hedhesh te tjereve, te tjeret perpiqen te ta hedhin ty, atehere gjithçka shkon keq. NJeri shet perimet me insekticide, tjetri mishin me hormone, nepunesi, mjeku apo polici kerkojne para qe te shkelin ligjin dhe te gjithe pastaj ulurasin: ky vend nuk behet. “Tani qe beme Shqiperine, duhet te bejme shqiptaret” = u shpreh para afro nje shekulli i madhi Konice. Por shqiptaret eshte e veshtire te behen qytetare. Nuk e di se perse e keqja del gjthmone siper ne Shqiperi. Berishe, Mete, Nano, Bashe e kompani, po te kishin drejtuar Ameriken pergjate 30 vjeteve, do ta kishin hedhur edhe ate me kembe perpjete. Do ta kishin bere qe do t’i harrohej edhe emri. Dhe te gjithe keta mytyberra ne nje vend kaq te vogel dhe te prapambetur. Turp dhe fatkeqesi. Per njerezit e ndershem qe kane ngelur ne ate vend. Ne rast se kane ngelur ende njerez te ndershem…