Nga Carlo Bollino
Ekziston një botë paralele në Shqipëri, në të cilën jetojnë Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Një botë virtuale, që e ka krijuar opozita e bashkuar pas muaj e muaj protestash dhe ku ka vendosur të strehohet, pasi nuk ka arritur ta fitojë qeverisjen në botën reale. Në këtë botë paralele presidenti i republikës (virtuale) shpall zgjedhje (virtuale), në të cilat disa parti (virtuale) vendosin të marrin pjesë, duke shpallur, madje, edhe hapjen e fushatës elektorale, siç ka bërë dje Monika.
Presidenti shpall rikandidimin e tij në zgjedhje presidenciale (virtuale), që do të zhvillohen më 13 tetor, duke u vetëshpallur kështu kryetar i një republike presidenciale (virtuale), ndërkohë që Lulzim Basha premton që, para se të shkojë në votime (virtuale), synon të rimëkëmbë ekonominë e vendit: projekt ambicioz, të cilin me sa duket synon ta realizojë në pozicionin e kreut të qeverisë së tij virtuale. Për të mundësuar zgjedhjen nga populli të presidentit të republikës më 13 tetor, siç bëri të ditur Ilir Meta, Basha është i gatshëm të ndryshojë Kushtetutën në Kuvend, në të cilin, ama, ka zgjedhur vetë të mos marrë më pjesë dhe kështu që kuptohet se, edhe Kushtetuta, edhe Parlamenti, për të cilat aludon, janë edhe ato virtuale.
Prokuroria virtuale, lider i së cilës është vetëshpallur Lulzim Basha, ndërkohë, duhet të çojë para gjyqit të gjithë kundërshtarët e tij, ata, të cilët tashmë në botën reale kanë marrë kontrollin (duke fituar zgjedhje të diskutueshme, por reale) e 61 bashkive reale, të cilat opozita i humbi. Në realitet, në botën e tyre paralele, Luli dhe Monika janë të bindur për të kundërtën dhe njoftojnë me tone triumfuese se i kanë fituar zgjedhjet (reale), në të cilat nuk morën pjesë dhe shkojnë anembanë vendit duke falenderuar zgjedhësit (virtualë), të cilët, sipas tyre, i kanë mbështetur.
Kanë bërë një llogari (virtuale) se 85 për qind e vendit është nga ana e tyre. Është ky 85-përqindësh (virtual) shqiptarësh, që jetojnë në botën paralele të opozitës dhe kjo shpjegon pse tek protestat e opozitës, të cilat u bënë në botën reale, u pa të merrnin pjesë vetëm disa mijëra militantë dhe jo 2.5 milionë shqiptarë, që, sipas opozitës, janë në krah të saj.
Bota paralele e opozitës ndahet dukshëm në të mirë e të këqij: të mirët janë aleatët e Lulit, Monës dhe Ilirit, ndërsa të këqijtë janë gjithë të tjerët. Gjykatësi (virtual) që gjykon, fal, dënon dhe ndan të mirët nga të këqijtë është pikërisht Lulzim Basha vetë dhe ai vepron në bazë të një kriteri, që e dinë të gjithë: bota paralele, në të cilën jeton opozita, në fakt, është rigorozisht moniste e kështu, mjafton të shprehësh edhe më të thjeshtën ide kundër opozitës, që të klasifikohesh automatikisht armik. Për të dënuar një armik, nuk ka nevojë për prova reale në botën paralele të opozitës: mjaftojnë perceptimet dhe opinionet e gazetarëve aleatë. Çfarëdo gjë që shkruan një media, është e vërtetë. Natyrisht, kjo vlen vetëm për armiqtë, pasi mediat që kritikojnë opozitën, në të kundërt, gjithnjë gënjejnë, sepse janë “të kapura”.
Në këtë botë paralele vrapoi të strehohet edhe ish-presidenti Sali Berisha, i cili, në të vërtetë, ka filluar shumë kohë më parë se Luli te jetojë jashtë realitetit. Në rolin e tij të presidentit honorifik (virtual), Berisha shpall ditë për ditë, që prej të paktën gjashtë vjetësh, fillimin e revolucionit popullor (natyrisht virtual), duke u premtuar kundërshtarëve se së shpejti vjen apokalipsi (virtual), që do t’i tërheqë të gjithë në ferr, ndërsa ai, Luli dhe Iliri, të ngarkuar nga lart me një mision spastrimi, do ta çlirojnë Shqipërinë nga mafia, duke zhdukur çdo formë të kriminalitetit dhe drogës, duke fshirë nga faqja e dheut korrupsionin, duke eliminuar taksat, duke kthyer pronat, duke pasuruar popullin, duke djegur në flakadanë nëpër sheshe oligarkët, duke ndaluar kullat, duke ndërtuar rrugë të reja e duke u dhënë një liri të plotë mediave. Vetëm se, nuk shpjegojnë se përse nuk kanë bërë asgjë nga të gjitha këto kur ishin në pushtet.
Por e bukura e botës paralele është se mund të premtosh pa mbajtur premtimet, mund të gënjesh pa u detyruar të përgënjeshtrosh, të dënosh e të falësh pa patur nevojë për gjykata dhe natyrisht të fitosh zgjedhjet edhe pa marrë pjesë në to. Ndërsa e shëmtuara është se një ditë ëndrra do të mbarojë edhe për ata dhe, siç ndodh me një anije kozmike që është endur nëpër hapësirë, kthimi në realitet do të jetë i ashpër dhe i vështirë. Pasi, ndërkohë, jeta ka ecur përpara edhe pa ata dhe nuk është e thënë që bota reale të ketë shfaqur ndonjë dëshirë apo durim për t’i pritur.(Shqiptarja.com)
Carlo ,ke shkruar nje perle gazetareske.
Tamam një perlë e jashtëzakonëshme e gazetarisë.
Sakte.
Sh e bukur
Bravo! Si gjithmone realist.
I mrekullueshem. bravo…
Si gjithmone zoti Bollino me penden e tij shkruan sakte.
Bukur Carlo. Virtualja dhe realja.’ bote paralele. Nje dite endrra do mbaroje, gjithcka ishte nje flluske sapuni. Por dhe keta te zgjedhjeve reale o Carlo premtimet i zhytin ne bote virtuale. I shkreti popull, cfare luhet mbi kurrizin e tij.
Artikull fantastic
Mbafton kjo veper qe Karlo Bolinos t’i alordohet cmimi apo.dekorata me e larte qe jepet ne Shqiperi. ju flm, Z.Bolino.
FANTASTIK dhe FENOMENAL SHKRIMI i CARLO BOLLINOS sé NDERUAR !!! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pèr kété NJERI SUPER SUPER INTELIGJENT !!!! RROFTÉ CARLO BOLLINO !!!
Shkrim fantastik dhe realist e lexova ngadale u kenaqa dhe me erdhi keq qe mbaroi.Bravo, respekt je madh e ke nxjerre fytyren e opozites komplet sic jane katandisur. Mero Baze dhe ti Carlo jeni njeshat e gazetarise.
OK
Perse e nxirrni kete sexerin e mafies Pulieze?!
Ky eshte nyhe per shume metrakub beton ne Tirane.
Bravo Bolino!
Shkruan bukur por nuk harron te kerkosh tender kompanine tende dev.al.
Më qartë, asnjë nga gazetarët autoktonë nuk e ka thënë. Carlo flet pa komplekse, nuk mundohet të jetë neutral. Ai është i tillë me atë që shkruan, është objektiv. Vërtetë si nuk pyeten asnjëherë opozitarët: ore po ju ishit në pushtet 2005-2013, pse nuk i bëtë atëherë këto që premtoni tani? Sa për median e lirë, ju kujtoj se vetëm kur në pushtet ishin socialistët u lejuan të tjera TV, përvec Rtsh-së. Sala ngriti kultin e tij vetëm me Rtsh, kur kishte pushtetin herën e parë që e coi në vëllavrasje.
analiz me te sakte se kjo ska
Shkelqyeshem zoti Bollino.
Shkrim i shkelqyer
????
I madh je o gazetarit Carlo.
Mjeshterisht….
I madh je Carlo! Perfekte analiza jote
Z. Carlo ,
megjithese jetoni prej shume kohesh ne Shqiperi, e shikoni realitetin pa SYZE PARTIAKE dhe me FAKTE e Vertetesi Objektive .
Pergjithsisht Njeriu / Perendimori mbasi kalon nje periudhe te caktuar ne Albanien , fillon edhe ka nje kendveshtrim alla shqiptarce dhe e humb Objektivitetin….fatmiresisht Ju nuk i perkisni ketij Rangu Njerezish qe lartpermenda dhe per mua, personalisht, eshte shume Pozitive.
Shqipetaret tashme , jane ndare ne dy Grupe kundershtare……..Shtet dhe Antishtet……..mendoj , pa e zgjatur aspak , se vetem Izolimi / Burgimi pas Goditjes Penale te Drejtesise se re ndaj Kater Individeve-Kundrashtet te cilet Ju i permendni ne Shkrimin tuaj ,do te ishte edhe perqasja e re e Shqipetareve ne pergjithesi ndaj Shtetit dhe rregullave te tij………kjo me duket mua ESENCA dhe RETORIKAT qe lidhen me Mentalitetin e 30-Viteve te fundit paskomunizem ne Shqiperi………..eshte teper e veshtire per tu kuptuar menjehere nga shumica e qytetareve, por eshte e domosdoshme me patjeter per tu Implementuar, pra DREJTESIA dhe ORGANET e saj LIGJZBATUESE.
Drejtesia e re do te ndryshoje pa me te voglin Dyshim , Mentalitetin e Popullit tim……..Uroj e Lutem te ndodhe sa me pare….
Ju uroj vetem Suksese ne Punen tuaj.
Brilante !
Shkrim shume I bukur real I nje gazetari te madh.Nga ky shkrim duhet te marrin shembull shume gazetare te tjere.
Problemin nuk e kane me boten reale, ku jane pothuajse te gjithe te pasur, te paprekshem dhe ku dominojne gjithcka.
Problemin e kane me te ardhmen.
Deri sa te ngordhin do shohim absurditete te tjera edhe me te medha.
Well done Carlo
Të lumtë!
Brilant dhe i Paarritshëm Carlo Bollino ! Analizé Brilante nga një Gazetar dhe Analist i Adhurueshëm për 95 % të Shqiptarëve ! Respekte për CARLO BOLLINON
Pergezime i nderuar Bonino !Je gazetaria qe i mungon ketij vendi pej kohesh!Nuk je material kazani por gazetar i mirefillte !Fateqesi qe jeni te paket por keni lexues te shumte!Respekt dhe mirenjohje per nivelin,etiken dhe penen gazetareske.Mendja fiton
Analize perle.merni shembell o gazetare kazani.
I sakte si perhere
Perfekt
Bravo Bolino, por shkrimi juaj është për ata që “dinë shkrim e këndim” dhe jo për idiotët analfabetë, malokarët e shpellave dhe fiseve tribale të Mesjetës, që për “ideologji” e “kulturë” kanë vetëm Kanunin dhe përrallat -legjenda me kreshnikë e bajlozë … !!!
Brilante! Do te ishte mire qe “heronjte” e ketij shkrimi ta lexonin se mbase do t’i ndihmonte te riktheheshin ne boten reale. Eshte fatkeqesi per vendin mosekzistenca e nje opozite te vertete ( per faj te tyre natyrisht). Fieraku
Z.BOLINO SHUME SAKTE.PERSONAZHET NE SHKRIM JANE BERE SHUME QESHARAK.
-UNE DO TE CITOJA SE SI KA MUNDESI QE NUK DOLI NJE GRUA APO BURRE TRIM NE PD QE TE THOT:
1-TI SALI KE 30 VJET QE DREJTON PD DHE NUK KE FITUARE ASNJEHERE VETEM NE 1992 KUR POPULLI NUK E NJIHTE PD DHE JU SI ANTAR I PP QE NE VITIN 1968.TASHME LARGOU DHE TREGOU PERRALLA NIPAVE E MBESAVE..! JO VETEM KAQ,POR DO TE JAPESH LLOFARI PER VJEDHJET E VRASJET QE KE BERE.DHE ATO DIHET TASHNE NGA GJITHE POPULLI.
2-TI LULI KE 6 VJET QE NUK KE FITUARE ASNJEHERE ZGJEDHJE ME RANEN..DHE NUK MIND TE FITOSH KURRE NESE NUK E BXJERR SALIUN NE PESION..SIÇ NXORI KANCELARJA MERJEL HELMUT COLIN E MADH.
-UNE SI QYTETAR SHOF ÇUDI SE SI KA MUNDESU 4 HAJDUT E VRASES ME VIDIO ZE E FIGURE,DOSJE TE HAPURA APO TE MBYLLURA ME PROCEDURE…DHE JERKOJNE TE VIJNE PERSERI NE PUSHTET E NUK LLOGARISIN QE FORCA OPOZITARE QE DUTEN E PARE DO JU NUMUROJE ÇMENDURIT E TYRE 30 VJEÇARE DHE ME PROTESTA TE PERDITESHME NUK DO E LEJOI TE MARRI FRYME E JO TE DREJTOI VENDIN. !?
-SI KA MUNDESI ORESIDENTI BEHET PALE ME OPOZITEN DHE ZBATON URDHRAT E SALIUT PIKE PER PIKE DUKE I BERE KARSHILLEK MAXHORANCES DHE SIDOMOS FAKTORIT ND/KOMBETAR.?
?????
OK
Sa gjysma e Carlo.Bolinos te ishim ne.Shqiptaret ,ky vend behej per 24 ore.
Por fati e.solli qe te kemi PLERA ne krye te. puneve