“Blloku” i Isuf Kalos dhe “Blloku” i Ilir Metës...

16 Korrik 2019, 11:38Blog TEMA

Nga Ilir Mborja

Mos u hutoni nga titulli intrigues “Blloku”! Sot nuk është fjala për “Blloku”-n e dikurshëm të janarit të 2011-s të Ilir Metës, por për “Blloku”-n e ri të doktor Isuf Kalos.

“Blloku” i Isuf Kalos është dhe nuk është si “Blloku” i Ilir Metës. “Blloku” i Isuf Kalos është një libër i shkruar me stil dhe kulturë që dëshmon për sjelljet e bllokmenëve të para viteve ’90.

Doktor Kalo duhet besuar e madje duhet falënderuar sinqerisht për këtë… Por, kur mësojmë se, nga shtypshkronja e Henri Çilit, ka shkuar me “Blloku”-n e tij në dorë drejt e tek Ilir Meta në Presidencë për t’ia dhuruar, nuk ka se si të mos të vijë në mendje “Blloku” i Ilir Metës i publikuar me video nga “Fiks – Fare” vite më parë e që “u përurua” me gjakun e katër viktimave më 21 janar të 2011-s në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”…

Mbase doktor Isuf Kalo nuk e kishte parashikuar nxitimin e Ilir Metës për ta shfrytëzuar këtë moment përuljeje e servilizmi ndaj tij… Duke e publikuar menjëherë këtë fakt, “Mic Sokoli” ynë hajdut, u përpoq t’i jepte pak oksigjen prej “intelektuali” vetes…

Gjithsesi, autori i “Blloku”-t, ish mjeku i Bllokut Isuf Kalo, nuk është se bën ndonjë mëkat që shkruan vetëm për Bllokun e bllokmenët e vdekur sot…

Punë e tij – që flet vetëm për gjysmën e vdekur të së vërtetës dhe shmang e mbyll sytë për bllokmenët e gjallë, por ai nuk duhet të harrojë se, të gjallët gjakatarë, Liri e Sali Berisha, dëshmohen në foto dhe, bashkë me të, përbënin më shumë se gjysmën e varkës së Bllokut në Drilon dhe gjysmën e njerëzve në dhomën me oxhak të diktatorit tashmë të vdekur…

Prandaj dhe çifti i gjallë Liri e Sali Berisha nuk mund të mungonin e të mos i përgjigjeshin ftesës për të marrë pjesë në përurimin e “Blloku”-t tashmë të vdekur të doktor Kalos…

Sigurisht, i shkruar me kulturë e stil intrigues, “Blloku” i Isuf Kalos është larg stilit ordiner që pamë e dëgjuam të gjithë tek “Blloku” i Ilir Metës.

Megjithëkëtë, “Blloku” i doktor Kalos nuk besoj ta arrijë kurrë audiencën e tij, jo vetëm për arsyen se i dhuroi bujarisht integritet moral nga vetja autorit tjetër të “Blloku”-t, por se “Blloku” i Ilir Metës në janar të 2011-s ishte plotësisht i vërtetë dhe i besueshëm se fliste me zë e me figurë për të gjallë e të vdekur (tashmë)…

5 komente në ““Blloku” i Isuf Kalos dhe “Blloku” i Ilir Metës…”

  1. Blloku i kalos, permban jeten e gjalle dhe te vdekur te bllokut te ish byrose komuniste, ndryshe nga blloku i likes qe eshte i mbushur me poshtersira dhe korrupsion, dallavere deri edhe permbajtje erotike per epshe. Si ka mundsi qe kete promovim e kaperdin like florini ?

  2. Komentuesi says:

    Perfekte.

  3. hajdut says:

    Me thuaj me ke shoqeri te them se cfare/ kush je. Do ti vinte turp, ndot…. njerezve te ndershme te shoqeroheshin me kryehajdute, delenxhinj, te pamoralshem, kriminele… si Ilir Meta, Sali Sheqere Berish, Lul Bashen…

  4. Arifi says:

    po behen gati ata miqte.. tik tak tik tak.. SPAK. Mere librin me vete ta kesh te fshish bythen te vendi

  5. Jozef Topalli says:

    E lexon Cufja valle kete?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje