Ose do pushtet në tavolinë, ose zgjedhje të parakohshme!

13 Korrik 2019, 14:16Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Opozita shqiptare është ndoshta e vetmja opozitë në botën demokratike, që nuk është gati për të hyrë në zgjedhje të parakoshme, nëse ato do të zhvilloheshin. Më shumë sesa një mundësi reale politike, “zgjedhjet e parakohshme” janë një lakmues ose një test, për të treguar gjendjen e sotme reale të opozitës së rrugës.

Mediat i janë referuar një mbledhje të Kryesisë së Partisë Demokratike të zhvilluar me dyer të mbyllura, duke raportuar se “Lulzim Basha u ka thënë të vetëve, se forca e tyre politike nuk është gati që të hyjë në zgjedhje të parakohshme”. Çfarë tregon kjo? Ose e thënë ndryshe: Si duhet ta kuptojmë këtë deklaratë?

Nga pikëpamja organizative, një parti politike apo një koalicion partish, duke i ushqyer prej muajsh e vitesh anëtarët dhe drejtuesit e tyre me idenë e aksionit në rrugë, e cila do ti çonte në rrëzimin e shpejtë të qeverisë dhe në krijimin e një qeverie tranzitore që do ti rikthente sa hap e mbyll sytë në pushtet, i çorganizon strukturat e veta elektoralisht.

Nëse ti u thua gjithë kohës njerëzve të tu se do dalim nga sistemi politik dhe elektoral i vendit, sepse kështu do ta fitojmë më shpejt pushtetin në Tiranë, atëherë strukturat do ta humbin aftësinë për të qenë të organizuara në gjithë territorin e vendit.

Sepse: Ose do ta detyrosh kundërshtarin që të ta dhurojë pushtetin në tavolinë, ose do ta fitosh atë në kutinë e votimit. Ose do ta fitosh pushtetin me “revolucion popullor” që sjell zëvendësimin e elitave, ose do ta fitosh atë me votë. Ose do ta fitosh pushtetin me anë të rrugës së “mosbindje civile” duke e detyruar mazhorancën që të dorëzohet, ose nëpërmjet një gare elektorale. Rrugë të mesme nuk ka.

Pushtetin në tavolinë nuk ta dhuron asnjë mazhorancë dhe qeveri legjitime e dalë nga një proces i rregullt zgjedhor (2017), i çertifikuar dhe i gjithpranuar si brenda dhe jashtë vendit. Ndaj rruga e parë e ndjekur nga opozita ishte thjeshtë një dëshirë iluzive, për të gënjyer veten dhe të vetët.

As “revolucioni” dhe “mosbindja” nuk ndodhin, për aq kohë sa e gjitha çfarë trumbetohet nga lidershipi opozitar, nuk gëzon realisht mbështetjen popullore. Populli nuk ka asnjë lidhje me dëshirat e një elite të frikësuar, për ndëshkimin e pritshëm nga drejtësia e re, për krimet dhe korrupsionin e vet përgjatë 30 viteve në politikë.

Kjo strategji e ndjekur nga Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi bënë që të shkonin dëm të gjitha energjitë opozitare, të cilat nuk ia dolën që ta pengonin zhvillimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Një ditë më pas, në portat e triumfit të ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë, kishte mbërritur një opozitë e humbur, e dërrmuar, e shpartalluar, e çorganizuar dhe e demoralizuar.

Lulzim Basha duket i sinqertë kur ka deklaruar, se opozita nuk është e gatshme, për tu futur në zgjedhjet e parakohëshme. Një parti politike presupozohet që të jetë veç të tjerash, një makinë njerëzore që “mbjell” besim dhe i frymëzon qytetarët, për ndryshimin e pushtetit. Ajo është në të njëjtën kohë, edhe një makinë elektorale e gatshme për tu ndezur, që të punojë pa u lodhur në zgjedhje për të korrur pa firo, frutat e aksionit të vet opozitar në kutitë e votimit.

Ndaj, nëse një parti apo një opozitë e kërkon gjithë kohës pushtetin në tavolinë, ajo nuk ka si të jetë e gatshme që të futet në zgjedhje të parakohshme, e ta fitojë pushtetin si në çdo vend tjetër demokratik, ME VOTË! Ky është një nga leksionet më të rëndësishme, që opozita duhet të marë, nga 30 Qershori!

12 komente në “Ose do pushtet në tavolinë, ose zgjedhje të parakohshme!”

  1. free media is worthy says:

    Le te marre pushtet sa te doje luli mjaft qe pushtet me fale krime e skandale te mos kete.

  2. lleshi says:

    Pushtetit ne tavolin do e marrin hyp ktu dhe shif Stambollin

  3. luli mashtrusi says:

    Pse po flasim akoma per opoziten e drejtuar nga luli dhe fallxhorja????

  4. toni says:

    Nje mut tmadh kane per tmarr

  5. komentuesi says:

    O Peza po ti kujt i drejtohesh? Lulit qe ska mend ne kok?

  6. opozita leshit says:

    Po pse i jepni akoma rendesi aksioneve te lulit mor Alfred. Ata jan te mbaruar lerini te dalin ne rrug te bejne xhiro ne tirane se asgje tjeter skane me fuqi. Ne gusht ca pushime nje ne holland nje ne lalz e me tej dhe ne shtator do jene me te shkrefur nga cjan sot. Respekte

  7. Orli says:

    Luli thote se nuk jane gati per zgjedhje te parakohshme si puna e dhelpres me rrushin sepse e ka kuptuar me ne fund se zgjedhjet behen nje here ne kater vjet dhe vetem atehere duhet ta provoi ta marri rrushin e Rames e jo te gatshem siper tavolines por ta kerkoi poshte benevrekve te tij.

  8. A.F. says:

    Përfshirja e zotit Peza në gazetën Tema me analizat e tij është vertetë për tu përshëndetur. Njerzit e arsyeshëm të kujtdo krahu janë të interesuar për analiza serioze.Shkrimet e zotit Peza, lakonia e tij në të shprehur dhe sidomos logjika bindëse duket ndikojnë ndjeshëm në rritjen cilësore të Temës. Sa i takon këtij shkrimi, gjithçka duket thellësisht bindëse dhe korrekte.

  9. Examineri says:

    Artikulli eshte shume i sakte,por kujt i thua Haxhi LIkes qe poston nga Lalezi me rroba banjo si Rambo, apo sipas fallxhores qe thote pas 30 Qershorit Rama ka rene se ne jemi shumica ,apo Lul bibilushi qe mbas zgjedhjeve doli me i forte se kurre,ndersa per kryemafiozin dhe kriminelin Sali po vjen uragani popullor nga gjiri i Lalezit.Keta kater bandite i respektuari z. A. Peza e dijne se po u vjen fundi ,prandaj po u degradon truri nga dita ne dite dhe flasin budallelliqe( qe as vete nuk i besojne )mund ti besojne vetem Tit loqe Vasili,Paloqja,apo Mul shpellari.

  10. ce says:

    Po te behen zgjedhje te parakoheshme keto te leshitdhise dhe te partise se Flamur Herman Geringut dhe te Voltana Serbja Nazistes qe dogjen shkollen ne Shkoder e kane te sigurte firoren plebishitare me 85 % te votave se kane bere zbulimin e madh se mbeshtetja per ta nga shqiptaret ka arritur ne 85 % dhe shqiptaret mezi po presin qe ne zgjedhjet imagjinare te projektuara ne haremin famekeq erotiko-naziskin te Jales populli te dale ne votime 100 % dhe 85% e votuesve do votojne per sharebajgat e leshelise dhe per partine e Klevis krricit te Faros dhe te Nazistit Bardh spahija qe dogji shkollen dhe kzaz ne shkoder,, dhe vau dejes,,,

  11. lexusi says:

    Popull , ”maskara” , po s’ja vodhe , s’ta jep voten !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje